Talenti kolumbian/ Xhejms Rodrigez shikohet në Madrid, shumë shpejt galaktik

0
116

xhejmsTalenti kolumbian është parë në aeroportin e Madridt duke përforcuar edhe më shumë zërat se lojtari do të jetë pjesë e Real Madrid

Real Madrid është pranë firmës me një yll tjetër. Bëhet fjalë për Xhejms Rodrigez. Talenti kolumbian është ishte një ndër sensacionet e Brazil 2014. Lojtari zhvilloi një turne fantastik duke arritur të jetë protagonist me ekipin e tij. Vetëm 22 vjeç dhe u shpall golashënuesi i kompeticionit. Kjo tregon se çfarë premisash ka lojtari për të ardhmen. Menjherë ajo që ndezi interesin dhe e lidhi me ekipin e Real Madrid ishte vetë deklarat e lojtarit gjatë botërorit. Ai u shpreh se ekipi i tij i preferuar ishte Reali dhe se po të behej një ofertë nga Spanjollët do të shkonte me symbyllur. Një deklaratë kjo që tërhoqi vëmëndjen e Perez që u hodh në sulm për të parë opsionet me lojtarin. Pas mbarimit të botrorit zërat u shtuan më shumë dhe duket se tashmë kanë arritur në një produkt. Kolumbiani nuk dëshiron ta veshë qoftë edhe për një minutë të vetme fanellën e Monakos para fillimit të sezonit, teksa pret me padurim realizimin e ëndrrës madrilene. Klubi nga Principata do të niset drejt Miamit për miqësoren me Atletico Nacional, por ylli i “Los Cafeteros” nuk dëshiron të aktivizohet për të mos rrezikuar një dëmtim të mundshëm. Edhe në miqësoren tjetër më 28 Korrik me Parmën,Xhejms nuk pritet të luajë dhe përballë kësaj zgjedhjeje personale, Monako nuk do ta detyrojë që të zbresë në fushë. Në këtë mënyrë kolumbiani po ushtron presion te klubi aktual që të pranojë ofertën e fundit të “Los Blancos”, 80 milionë Euro plus kartonin e një lojtari, që me shumë mundësi do të jetë portieri Diego Lopez. Nga ana tjetër, surpriza e Botërorit në Brazil, e ka vendin gati dhe të rezervuar në Valdebebas për t’u bashkuar me pjesën tjetër të Realit. Nëse gjithçka do të finalizohet brenda këtyre ditëve, mesfushori kolumbian do të udhëtojë me madrilenët për turin parapërgatitor në Los Anxhelos më 1 Gusht. Kjo datë është caktuar nga kampionët e Europës si afati për rikthimin e futbollistëve që arritën në çerekfinalet e Botërorit. Kështu bashkë me Rodrigez që pret konfirmimin e akordit, te Reali do të bashkohen edhe Benzema e Varane. Kështu ekipi duket se do të jetë i kompletuar për sezonin e radhës dhe me blerjen e Kros, Kejlor Navas dhe Xhejms Rodrigez merkato e Real mund të konsiderohet e mbyllur. Ndërsa te galaktikët afrohet lojtari përgatiten që të largohen lojtar që janë të pakënaqur me rolin e tyre në skuadër. Iker Kasijas duket se është edhe emri më i përfolur. Kjo pasi me ardhjen e Navas gardiani duket se nuk ka më hapsirën për të qëndruar në Santiago Bernabeu. Skuadra më e afërt për të marrë shërbimet e portierit duket Arsenal. Kjo pasi emri i tij është përfolur shumë me kampionatin anglez dhe me klubin londinez që në merkaton e janarit. Deklarata e Arsen Venger duket se i ka shtuar edhe më shumë zërat për marrveshjen me lojtarin spanjoll. Tekniku francez u shpreh se merkatoja e klubit nuk ka mbaruar pasi ata janë në kërkim edhe të një portieri. Kjo ka mjaftuar që mediat të lidhin emrin e “San Iker” me topçinjtë. Ndërkohë që edhe Isko është një emri tjetër i lakuar se mund të largohet nga klubi spanjoll. Liverpul duket se është më favorit se Milan për të nënshkruar me fantazistin pasi ka mjaftueshëm të ardhura nga shitja e Suarez për të bërë ofertën më të mirë.

 

Nedved: Pogba dhe Vidal largohen me një ofertë të mirë, largimi i Konte suprizë

Drejtori i bardhezinjve Pavel Nedved, është shprehur se në rast ofertë të lartë për dy yjet e ekipit Pogba dhe Vidal Juve do të mendohesh. Vidal dhe Pogba ka kohë që po kërkohen nga shumë skuadra, por tani si duket po dalin gjërat në shesh dhe po del arsyeja pse Antonio Konte e la klubin. “Strategjia jonë është e qartë, ne duam që të mbajmë lojtarët tanë më të mirë, duke përfshirë Vidal dhe Pogba”. “Natyrisht, nëse do të kishte pasur oferta të mëdha për ta, ne do të mendonim për këtë, por ne nuk duam t’i shesim kampionët. Ne duam të jemi konkurrues në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Nedved. Pavel Ndeved është shprehur se lamtumira e Kontes i ka befasuar të gjithë, edhe pse ai i kishte paralajmëruar që në maj drejtuesit e Juves. “Antonio dha dorëheqjen pasi nuk kishte më energjitë e nevojshme për të vazhduar dhe jo për divergjenca me drejtuesit e klubit. Donte të largohej që në Maj, por kishim folur dhe u bind që të mendohej gjatë pushimeve. Kur u kthye vendosi që nuk dëshironte më të vazhdonte”, ka thënë Nedved. Sipas çekut shumë gjëra që janë shkruar e thënë këto ditë nëpër media nuk korespondojnë me të vërtetën. “Asgjë nga ato që është thënë nëpër media mbi dorëheqjen e Konte-s nuk është ekzakte. Konte thjesht ishte i lodhur. Vendimi i tij na befasoi, edhe pse në fund të sezonit na e kishte thënë”, deklaroi ai.

 

 Bajern, 42 milionë euro për Kuadrado

Kampioni i Gjermanisë Bajern Mynih është duke përgatitur një ofertë të majme për kolumbian e Firoentinës Kuadrado. Gazeta spanjolle Sport shkruan se gjermanët janë të gatshëm t’i ofrojnë 42 milionë euro për kolumbianin, i cili kishte një shumë të mirë të shkëlqyer në Kupën e Botës. Mesfushori i Fiorentines, përveç Bajernit kërkohet edhe nga Barcelona. Oferta e bërë nga bavarezët duket se do të shtoj edhe më shumë luftën midis dy ekipeve për marrjen e lojtarit. Thuhet se oferta e Bajernit mund të jetë bindëse për Fiorentinën, dhe ekziston mundësia që lojtari gjatë kësaj verë të vihet nën urdhrat e Guardiolës.

 

Murinjo: Nuk kam frikë nga Van Gal

Tekniku i londinezve Hoze Mourinjo, deklaro se ai nuk shqetësohet që Louis Van Gaal do të drejtojë rivalin e kipit të tij, Mançester Junaitid. Të dy kanë punuar bashkë në Barcelonë do të jenë përballë njëri-tjetrit në duelet e Ligës Premier këtë sezon dhe Mou përkundër faktit se përballet kundër profesorit të tij, u shpreh se nuk ia ka frikën. “Nuk shqetësohem që ai është këtu”. “Mezi pres të luaj ndaj Unitedit. Asgjë nuk më brengos. E pashë në konferencën për shtyp dhe ai ishte i njëjti Van Gal që e njoh unë i sinqertë dhe i hapur, ashtu sikurse ka qenë gjithmonë”, deklaroi portugezi. Ai më pas tha Van Gal është një trajnerë i madh dhe nuk shprehu dyshime se ai do të ketë sukses te djajtë e kuq.

 

 Agjenti Blind: Po studiojmë ofertën më të mirë

Talenti i tulipanëve Dejli Blind ishte ndër më të mirët për Holandën në botëror ku u pozicionuan në vendin e tretë. Blind shënoi në ndeshjen për vendin e trët kundër Brazilit, takim që përfundoi 3-0 për europianët. Agjenti i Blind është shprehur se ai mund të kalojë tek Barcelona ose te çdo ekip tjetër që bën një ofertë të mirë. “Momentalisht nuk ka asgjë konkrete, por spekullimet e sotme mund të jenë realitet nëser. Janë shumë klube të interesuar për të, do presim dhe do shohim”. u shpreh agjenti i tij.

 

 Uefa gjobit Kukësin me 10 mijë euro

Kukësi përsëri në telashe me disiplinën. Në takimin mes klubit verior dhe skuadrës së drejtuar nga sllovaku Vladimir Veis, një grup tifozësh kuksianë kanë hedhur në tapetin e gjelbërt të Qemal Stafas disa shishe uji, ato nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së delegatit të ndeshjes dhe në këtë mënyrë Uefa ka dërguar në adresë të nënkampionëve të Shqipërisë një tjetër ndëshkim në vlerë monetare, që dëmton jo pak financat e klubi verilindor. Sikur të mos mjaftonin shpenzimet e mëdha që ka bërë në këto dy vite, presidentit Safet Gjici i duhet të tashmë të nxjerrë nga xhepi i tij edhe 10 mijë Euro të tjera. Një vlerë kjo që mund të ndikojë në merkaton e klubit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency