Rrogozhinë, përplasen dy automjete, dy të plagosur

0
114

rrogozhineDy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme te rreth-rrotullimi në Rrogozhinë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një maune dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën për motive që ende nuk dihen. Maunia u përplas një makinë tip “Audi” me targa italiane. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërkohë që personat e plagosur janë nisur për në spital.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency