Dosjet për 47 mijë ish-pronarët, si do bëhet kompesimi, dokumentat që duhen dorëzuar

0
201

Albania_outside_of_Peshkopi“Vendimi gjendet edhe në një dosje tjetër në cilësinë e fotokopjes, vendimi fotokopje dhe nuk ka plan vendsoje, dosje pa vendim, vendimi i gjykatës fotokopje, harta e vendimit pa vulë, gent plani pa vulë”, – janë disa nga promblemet e dosjeve

 Një sërë dosje të ish-pronarëve kanë prombleme të shumta me dokumentat, duke filluar që nga  mungesa e vendimeve dhe deri te plan vendosja pa vulë. Aktualisht Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të pronave ka përfunduar procesin e hedhje së të dhënave online dhe pronarët mund të marrin informacion për gjëndjen e dosjes së tyre. Nga një vëzhgim i dosjeve në Tiranë, u zbulua se shumë pronarë kanë mangës në dokumentacion. Ja cilat janë disa nga dokumentet që mungojnë në dosjet e ish-pronarëve që pritet të kompesohen: Vendimi gjendet edhe në një dosje tjetër në cilësinë e fotokopjes, vendimi fotokopje dhe nuk ka plan vendsoje, dosje pa vendim, vendimi i gjykatës fotokopje, harta e vendimit pa vulë, gent plani pa vulë, vendimi është administruar në cilësinë e fotokopjes. Po kështu një sërë dosjesh janë të bllokuara për shkak të vendimeve të gjykatave të cilat ende nuk janë dorëzuar pranë AKKP-s, ose nuk është dhënë vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë. Në disa raste shkak i bllokimit është rekursi që është bërë në Gjkatën e Lartë nga qytetarë për pronat që pretendohet pronësia. Pavarsisht mungesës së dokumentave, shumica e dosjeve janë gati për tu kompesuar dhe pritet vendimi i AKKP-s, për vlerën e shpërblimit.

 

Kompesimi

Fondi i akorduar nga qeveria për kompesimin e ish-pronarëve është shumë i vogël në krahasim me vlerën reale të kompesimit. Aktualisht Agjensia për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave ka dhënë vetëm 57% të vlerës totale të kompesimit dhe kjo për një numër të vogël pronarësh të cilët kanë plotësuar dokumentat në kohë dhë që nuk kanë patur prombleme me statusin juridik. AKKP ka dhënë vetëm 4767 vendime për kompesim në vlerën 57%, ose rreth 10% e dosjeve, në krahasim me 46 916 dosje që janë në radhë për tu vlerësuar. “Pranimi i kërkesave të subjekteve të shpronësuar nënkupton verifikimin e plotësimit të një dosje apo pretendimi për njohjen/kthimin/kompensimin e një prone të caktuar me të gjithë dokumentacionin formal ligjor dhe hartografik që kërkohet nga aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Vetëm pasi një dosje/kërkesë, vlerësohet paraprakisht e plotë nga ana formale, ajo futet në trajtim të mirëfilltë në sektorët e shqyrtimit përkatës në AKKP”, – parshikon ligji për kthimin dhe kompesimin e pronave.

 

Të dhënat për pronarët

Regjistri elektronik për çdo dosje përmban këto të dhëna:

-Të gjtha dosjet e depozituara në arkivë dhe protokollet e tyre

-Qarku, rrethi, bashkia, komuna që këto dosje perfaqësojnë

-Subjekti i shpronësuar dhe kërkuesit e autorizuar prej tyre për aplikim përpara institucionit të kthimit dhe kompensimit te pronës

-Sipërfaqet e pretenduara në rastin e dosjeve pa shyrtim, sipërfaqet e kthyera dhe sipërfaqet e kompensuara në rastet e dosjeve me vendime

-Llojin e pasurisë së pretenduar –njohur- kthyer dhe kompensuar

-Regjistrimin e të gjitha vendimeve të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit – Zyrave Rajonale te Kthimit dhe kompensimit si dhe vendimeve të AKKP-së nga viti 1993 deri më sot

 

Çrregullimet e trurit në rritje në vendet e varfra

Normat e sëmundjes Alzheimer dhe dementias janë në rënie në botën e zhvilluar, pavarësisht jetëgjatësisë në rritje.Studimi i ri ka zbuluar normat se në vende të tilla si SHBA dhe Gjermania janë më të ulëta, me shumë të ngjarë për shkak se faktorët e rrezikut për sëmundje të tilla si tensioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli janë kontrolluar më mirë.Një amerikan mbi moshën 60-vjecare sot ka një shans 44 për qind më të ulët të zhvillimit të cregullimeve të personalitetit e kujtesës se një person i ngjashëm i moshës afërsisht 30 vjet më i ri, gjeti studimi më i gjatë i këtyre tendencave në SHBA. Hulumtimi i ri u prezantua në Konferencën Asociimit Ndërkombëtar Alzheimer në Kopenhagë. Megjithatë në vendet më të varfra të cilat kanë mbetur në arsim dhe shëndetësi, normat e dementia duket të jenë në rritje. Dementia është një çrregullim kronik ose i vazhdueshëm i proceseve mendore të shkaktuara nga sëmundje të trurit apo plagosje dhe shënohen nga çrregullimet e kujtesës, ndryshim të personalitetit, dhe arsyetim të dëmtuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency