Vllaznia arrin marrëveshjen me “Gea Sport”, sezoni i ri me përforcime të reja

0
154

Klubi shkodran ka arritur të nënshkruajë me zviceranët, duke hequr një barrë të rëndë që kishte prekur ekipin

 

vllaznia1Vllaznia gjen shpëtimin e saj. Klubi shkodran ka dy vite që vuan nga problemet ekonomike dhe kjo është lidhur kryesisht me faktin se ka munguar një financues privat. Një problem ky që e ka tkurrur ekipin si në merkato dhe investime shtesë në ndihmë të ekipit. Një situatë e trishtë, kur mendon që ekipi shkodran është ndër skuadrat që ka bërë historinë e futbollit shqiptar dhe ka nxjerrë lojtarë ikonë. Ngërçi financiar i krijuar nga Bashkia erdhi nëpërmjet një njoftimi nga Bashkia që njoftoi nëpërmjet një deklarate gjendjen e ekipit. Në deklaratë thuhej: “Në tri sezonet që Bashkia është duke investuar tek Vllaznia, është munduar të bëjë më të mirën me mundësitë që ka pasur. Ajo ka investuar mesatarisht 38 milionë lekë në vit. Duke parë mundësitë financiare për pjesën në vazhdim të këtij viti, Bashkia Shkodër u bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që janë të interesuar për të financuar tek Vllaznia, të bëjnë ofertën e tyre konkrete. Ne kemi hartuar një aktmarrëveshje që po e bëjmë publike dhe ata që janë të interesuar mund të bëjnë kërkesat e tyre duke ndryshuar edhe pikat e mundshme. Por nëse nuk ka interesa për të financuar tek Vllaznia, Bashkia Shkodër në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak, do të gjejë mundësitë për akorduar fondet e duhura për funksionimin sa më mirë të ekipit të futbollit, por pa lënë mënjanë detyrimet e tjera që ka ky institucion”. Pas kësaj klubi i Vllaznisë dhe “Gea Sport” zyrtarizuan më në fund bashkëpunimin mes tyre. Këshilli Bashkiak i qytetit të Shkodrës miratoi dje arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes tyre me kompaninë zvicerane, e cila kryesohet nga Roberto Nava, që ishte i pranishëm dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Prej më shumë se dy muajsh përflitej për interesin e shoqërisë “Gea Sport” për aksionet e klubit shkodran dhe më në fund Bashkia e qytetit verior miratoi me sukses marrëveshjen duke i hapur rrugë ringritjes së klubit më të vjetër në Shqipëri. Kompania zvicerane, e cila do të marrë tashmë drejtimin e klubit kuqeblu gjithashtu ka emëruar dhe trajnerin e ri të skuadrës, që është italiani Baldo Ranieri, i cili në të kaluarën ka drejtuar Bellinzonën dhe Biascan. Afrimi i këtij të fundit në krye të klubit nga “Loro Boriçi” ishte lajmëruar që një ditë më parë dhe nga ana e mediave zvicerane. Drejtuesit e rinj të klubit të Vllaznisë do të nisin menjëherë nga puna duke studiuar dhe hapat që do të hedhin në merkaton e verës. Pas nënshkrimit të kontratës është prezantuar edhe tekniku Ranieri. Ai u shpreh shumë i lumtur për eksperiencën e tij dhe gjithashtu theksoi se do punojë mjaft fortë që të çoi skuadrën aty ku duhet. “Jam një trajner profesionist me shumë eksperienca si në Itali ashtu edhe në Zvicër. Nëse futbolli italian sot është në krize, kjo vjen ngaqë nuk është investuar tek të rinjtë. Tek Vllaznia do të punojmë fort pikërisht në këtë aspekt, sepse e dimë që këtu ka shumë talente dhe futbolli i sotëm nuk bëhet me emra por me të rinj që kanë dëshirë të luajnë”, – deklaroi tekniku. Pas këtij prezantimi para këshilltarëve, trajneri në orën 15:30 është prezantuar edhe para futbollistëve që janë te kuqeblutë. Tashmë pritet të shohim edhe blerjet e para të shkodranëve, të cilët do të kërkojnë që të ndjekin edhe hapin e kundërshtarëve. Financuesi i ri do të duhet të bëjë shumë punë që të mbajë ekipin në pozitat e para. Kjo, pasi duke parë edhe modelin e ri me 10 skuadra përballjet do të jenë shumë të ashpra dhe ekipet e tjera janë më para nga përgatitja për sezonin e ri.

 

 

Murinjo: Për të bindur Fabregasin m’u deshën 20 minuta

Për Murinjon merkatoja e këtij sezoni ka mbaruar. “Merkatoja jonë për këtë vit mund të konsiderohet e mbyllur. Kemi afruar në skuadër ata lojtarë që dëshironim dhe besoj se nuk kemi nevojë për asnjë futbollist tjetër. Klubi ka bërë një punë të shkëlqyer dhe unë jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicion për sezonin e ri. Edhe skuadrat e tjera janë përforcuar? Ky fakt nuk më frikëson aspak pasi unë kam besim te ekipi im dhe jam i bindur se këtë sezon do të arrimë gjëra të mëdha”. Kështu u shpreh Hoze Murinjo duke njoftuar se merkatoja e Çelsit tashmë është mbyllur. Në vijim “Special One” tregoi një prapaskenë sa i përket transferimit të Çesk Fabregasit në Londër me destinacion Çelsin. “Si e binda Faberegasin për të ardhur te Çelsi? Për këtë më mjaftuan vetëm 20 minuta. Ai dëshironte të vinte te ne dhe unë nuk është se bëra ndonjë gjë të madhe për ta bindur. Edhe Arsenali ishte një opsion për Fabregasin, megjithatë unë mendoj se ai shikonte te Çelsi një ekip më të mirë për të vijuar karrierën e tij”, – u shpreh tekniku portugez.

 

Vidal: Flas me Alegrin dhe pastaj vendos

Tashmë Arturo Vidal është kthyer në një sensacion për merkaton. Mesfushori i Juventusit nuk përjashton asnjë mundësi për të ardhmen e tij, teksa konfirmon interesin e Realit të Madridit dhe Mançester Junajtidit. “Nuk mendoj që për mua përfundoj një cikël, ndoshta mund ta mbyll karrierën te Juventusi. Kur të shkoj në Itali do të flas me trajneri dhe më pas të shohim se çdo të ndodh. Është e vështirë për të folur për një tjetër klub kur unë tashmë luaj për një ekip të madh. Kam fituar 3 herë kampionatin dhe i respektoi shokët e ekipit. Tashmë di të them se kam edhe 7 ose 8 ditë pushime dhe dua t’i shijoj ato”, – deklaroi kiliani.

 

Karriera e Salah në rrezik

E ardhmja e Mohamed Salah te Çelsi mund të jetë në rrezik pas njoftimeve se ai mund të detyrohet që të kthehet në Egjipt për të kryer shërbimin ushtarak. 22-vjeçari kaloi në “Stamford Bridge” në muajin janar nga Bazeli, ndërsa raportohet se si arsye për t’u larguar nga vendi ai e kishte regjistruar një program edukimi, i cili tashmë është shfuqizuar nga ministri egjiptian i Arsimit. Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë mesfushori duhet të kthehet në vendlindje, pasi largimi nga vendi i është mundësuar vetëm në rast të shkollimit. Nëse Salah kthehet në Egjipt, ku gjendet familja e tij, ai nuk do të ketë të drejtë të largohet nga vendi derisa ta kompletojë shërbimin ushtarak që zgjat nga 12 deri në 36 muaj. Ndërkohë, është caktuar një takimi ndërmjet ministrit të Arsimit, Federatës Egjiptiane të Futbollit dhe stafit trajnues të Egjiptit për të gjetur një zgjidhje.

 

Interi hedh sytë nga Hernandezi

Interi po përgatit ofertë për sulmuesin e Mançesterit, Havier Hernandez. Deri më tani ata janë refuzuar nga klubet e tjera për Torresin apo dhe Jovetiçin, prandaj dhe kanë parë si mundësi sulmuesin meksikan, pasi duket se nuk bën pjesë në planet e teknikut të ri. Luis van Gal do të largojë disa futbollistë nga “Old Traffordi” dhe Chicharito besohet të jetë njëri nga ta. Interi dëshiron që ta huazojë Hernandezin me opsionin për blerjen e tij në fund të sezonit. Meksikani kështu do të bashkohet me ish-shokun e tij te Junajtid, Vidiç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency