Harta me çmimet e reja/  Pronat, ulet vlera  në qendër të Tiranës, rriten në periferi

0
591

tirana hartaÇmimet ndryshojnë edhe në qytetet e Shkodrës, Durrësit apo Korçës

 Drafti parashikon që në zonat kadastrale 8150, 8160, 8270,8350, 8360, 8380 dhe 8370 çmimi për metër/katror të jetë 34.339 mijë lekë. Të gjitha këto zona janë zona e Piramidës, ish-Blloku, zona e TVSH-së dhe pas Muzeut Kombëtar

 Nëse një vit më parë një metër/katror tokë në zonat qendrore të kryeqytetit vlerësohej me 120 mijë lekë (të reja), me ndryshimet që ka bërë gati Ministria e Drejtësisë do të kushtojë vetëm 34.339 lekë. Po kështu në draftin e përgatitur nga specialistët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe nga Ministria e Drejtësisë, çmimet kanë pësuar një rritje të ndjeshme në zonat periferike të kryeqytetit. Drafti parashikon që në zonat kadastrale 8150, 8160, 8270,8350, 8360, 8380 dhe 8370 çmimi për metër/katror të jetë 34.339 mijë lekë. Të gjitha këto zona janë zona e Piramidës, ish-Blloku, zona e TVSH-së, pas Muzeut Kombëtar dhe gjithë pjesa tjetër që ndryshe njihen si “zonat qendrore” të Tiranës. E kundërta ka ndodhur me zonat periferike të Tiranës ku çmimi është rritur në krahasim me qendrën. Drafti parashikon që një m2 në Tufinë që i përket zonës kadastrale 8110, nga 8575 lekë me 10 556 lekë/m2. Në Babrru zona 8120 nga 21 077 lekë një m2 sipas hartës së re për vlerën e tokës do të vlerësohet me 23 955 lekë/m2. Tek Shkolla e Bashkuar zona 8130, nga 13500 lekë një m2 do të vlerësohet me 23 955 lekë. Në Porcelan zona 8170 nga 14234 lekë një m2 do të vlerësohet me 23 955 lekë. Si kriter për ndryshimit e çmimit të vlerës së tokës merret fuqia blerës si dhe ulja e ndërtimeve të reja. Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, në zonat qendrore të kryeqytetit i bie të jetë ulur fuqia blerëse, ndërsa në periferi ka një “bum” blerjesh.

 

Çmimet në zonat e tjera

Drafti parashikon ndryshimin e çmimit të vlerës së tokës në të gjithë vendin. Në këtë mënyrë në Qarkun e Shkodrës do të ketë një rritje shumë të lehtë të çmimit. Edhe në zonat bregdetare do të ketë një çmimit më të lartë se ai që është vlerësuar deri tani. Sipas Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ndryshimi i vlerës së hartës së pronave është një domosdoshmëri, por AKKP, nuk ka pranuar të shpjegojë përse ka pasur një ndryshim radikal të çmimit në zonat qendrore të Tiranës. Në çmimet e reja që pritet ti kalojnë qeverisë për miratim ka një rritje të vlerës së tokës në të gjithë vendin, ndërkohë që në zona të pazhvilluara çmimi ka mbetur i pandryshuar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency