Hartës së re territoriale i shtohen 14 bashki, Fino:  Jam kundër, por s’kam ç’i bëj konsensusit

0
130

Florenc Drizari

ndarjaaNdarja territoriale shkon për miratim në Këshillin e Ministrave

Elbasani, Vlora e Gjirokastra me nga 7 Bashki. Braho: Kujdes se mos bëhemi si Izraeli me Palestinën

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale miratoi një ditë më parë variantin e ndryshuar të hartës me 61 bashki. Ky propozim iu dërgua Këshillit të Ministrave për miratim, ndërkohë që variati do të votohet sërish në këtë komision ditën e mërkurë, për ti kaluar më pas Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta për futjen në procedurat parlamentare dhe votimin final më 31 korrik. Gjatë mbledhjes që u zhvillua pasditen e djeshme në Kryesinë e Kuvendit, variatit të parë me 47 bashki, iu thuan 14 bashki të tjera si: Bashkia Fushë – Arrëz, Bashkia Klos, Bashkia Vorë, Bashkia Rrogozhinë, Bashkia Belsh, Bashkia Prrenjas, Bashkia Roskovec, Bashkia Ura Vajgurore, Bashkia Poliçan, Bashkia Selenicë, Bashkia Konispol, Bashkia Memaliaj, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Libohovë.

 

Fino

Kryetari i komisionit Bashkim Fino tha se në thelb propozimet e paraqitura janë të ngjashme me variantin e pestë që qeveria ka paraqitur. “Ne kemi paraqitur 5 drafte: 30, 39, 47, 57, 63 bashki. Harat e sotme me 61 njësi vendore të paraqitura në bazë të dy varianteve të fundit, është pothuajse varianti i pestë që ka paraqitur qeveria, me disa ndryshime të vogla që ne kemi thënë që jemi të hapur për konsensus”,-tha Fino. Në debatet që ai pati me përfaqësues të komisionit, bashkëkryetari i këtij komisioni tha se nuk ishte për miratimin e variantit me 61 një bashki, por kjo u vendos për arsye konsensusi politik. “Personalisht s’më pëlqen ky variant. Do të më pëlqentë ai me 39 bashki, ishtë më funksional, por ky është konsensusi. Në fund të fundit ne po bëjmë reformë nga 385 njësi që kemi sot po arrijmë në një reformë”,-deklaroi Fino.

Nga ana e tij, anëtari i LSI-së Spartak Braho, i kërkoi përfaqësuesve të mazhorancës që të bëjnë kujdes me ndarjen e re, duke i kujtuar atyre shembyllin me Izraelin. “Shqipëria është shtet unitar me shtetash shqiptar. Nuk ka as kumona grege e qytete greke, çame apo Skrapari, kështu që në këtë sens ne krijojmë bashki apo ndarje njësi territoriale shqiptare me shtetas shqiptar. Duhet të tregohemi të kujdesshëm sespe do të bëhemi pastaj si Izraeli, Jeruzalemi më vete dhe Gaza më vete dhe sot e kësaj dite që kanë 40 vjet që nuk ndajnë kufinjtë me palestinëzët dhe Izraelitët”,-deklaroi Braho. Varianti me 61 bashki pritet të diskutohet sërish pas shqyrtimit në Këshillin e Ministrave, ndërkohë që gjatë diskutimeve në Komisionet parlamentare priten të bëhen sërish ndryshime të tjera.

 

 14 bashkitë e reja që shtohen hartës bashkë me komunat

1. Shtohet në Qarkun e Shkodrës Bashkia Fushë-Arrëz me përbërje të saj, Bashkinë e sotme Fushë-Arrës dhe komunat Fierz Veri, Qafë Mali dhe Iballë.

2. Shtohet në Qarkun e Dibrës Bashkia Klos me përbërje Bashkinë e sotme Klos me komunat Xibër, Gurë dhe Suç.

3. Shtohet në Tiranë Bashkia Vorë që ka në përbërjen e saj Bashkinë e sotme Vorë me komunat Prezë dhe Bërxhullë.

4. Shtohet në Tiranë Bashkia Rrogozhinë, që ka në përbërje të sotme Bashkinë Rrogozhinë si dhe komunat Sillaballaj, Lekaj, Kryevidh dhe Gos.

5. Shtohet në Qarkun Elbasan Bashkia Belsh, që ka në përbërje të saj bashkinë ekzistuese të Belshit dhe komunat Grekan, Krajan, Fierzë dhe Rasë.

6. Shtohet në Qarkun Elbasan Bashkia Prrenjas me bashkinë e sotme Prrenjas, me komunat Qukës, Rrajcë dhe Stravan.

7. Shtohet në Qarkun Berat Bashkia Ura Vajgurore, me Bashkinë e sotme Ura Vajgurore me komunat Poshnje, Kutalli dhe Cukala.

8. Shtohet në Qarkun Berat Bashkia e Poliçanit me komunat Terpan dhe Vertovë.

9. Shtohet në Qarkun Vlorë Bashkia Selenicë që do të ketë në përbërjen e saj Bashkinë Selenicë me komunat Armen, Vllahim, Pote, Sevaster dhe Brataj.

10 .Shtohet Bashkia Konispol që do të ketë bashkinë e sotme Konispol me komunat Zarë, Markat si dhe fshatrat Çiflik, Sotik, Vagala dhe Pendalimoni.

11. Shtohet Bashkia Memaliaj me Bashkinë e sotme Memaliaj dhe komunat Memaliaj Fshat, Luftinë, Buz, Krahas dhe Qesarat.

12.Shtohet Bashkia Këlcyrë me Bashkinë e sotme Këlcyrë me komunat Ballaban, Sukth dhe Dëshnicë.

13.Shtohet në Qarkun e Gjirokastrës Bashkia Libohovë me komunat Lunxhëri, Podrie, Qendër Libohovë, Zagorie dhe Antigonë.

14 .Shtohet Bashkia Roskovec me komunat Strugë, Kuman dhe Kujan.

 

Debatet për ndarjen e zonave minoritare,  deputeti i PBDNJ-së deklaron votën kundër

Marto: Duke qenë se materiali na u paraqit tani, unë dhe kolegët e tjerë duhet të ishim në një mendim që ku e gjetët kohën për të dhënë një mendim të saktë për të marrë një vendimarrje sot? E kam në parim. Nga një vështrim i shpejt i materialeve, jam me atë duke mos qenë i bindur për arsyen e krasitjes së komunave minoritare në të gjitha drejtimet e mundshme. Them që duhet ta rishikojmë, përndryshe do të votoj kundër.
Fino: Po ta marrim e të shikojmë hartën, nuk kemi prek as Dropullin e Poshtëm, as Dropullin e Sipërm, as Pogonin, as Livadhjanë, asgjë. I kemi lënë siç janë, as Postecin. Janë të vetmet Bashki, 3, që do të përjashtohen nga kriteret tona dhe ne me koshiencë i përjashtuam zoti Andrea dhe duhet të ishin bashkuar, por ne thamë që këto tre njësi do të jenë më vete dhe dhamë një konsensus që në filli. Mua më vjen keq, kjo është çështja juaj personale dhe jeni i lirë të votoni si të dëshironi.
Marto: Ka ndryshime të dukshme nga varianti 5.
Fino: Mi thuaj?
Marto: Nuk është koha dhe vendi. Tjetër, ishte në nderin e kësaj mazhorance që zgjodhi rrugën që të bëjë 3 bashki minoriatre.
Fino: Shumë mirë e bëri.
Marto: Duke qenë se u vendos që të bëhej, skishte pse të krasitej pjesa Delvinë-Sarandë e këtyre bashkive. Janë krasitur nga të gjitha anët e mundshme.
Fino: Po ku e ke këtë të krasitur tani më vjen keq.
Marto:  Po lexoji tani.
Fino: Bashkia e Dropullit, ku është krasitur komuna? Më thuaj një? Ku është krasitur Bashkia Livadhja?
Marto: Nga të gjitha anët.
Fino: Po më vjen keq o vëlla. Ti tani ke merak pse krijuam bashkinë e Konispolit?
Marto:  Jo, jo, në asnjë mënyrë.
Fino: Po çfarë problemi ke tani?
Marto: Nuk kam asnjë gjë për bashkinë.
Fino: Më thuaj zotëri se çfarë kemi hequr.
Marto:  Ta them unë: Është krasitur që nga komuna Mesopotam, Komuna Finiq.
Fino: Ma thuaj pse?
Marto: Po janë hequr fshatrat!
Fino: Zoti ministër, keni fjalën.
Marto: Është krasitur Komuna e Livadhjasë.
Fino: Ja ku e ke hartën! Zoti ministër! Ne nuk do lëmë fshatra që s’janë minoritar…
Çuçi: Aq më tëpër që plotësojnë funksionalitetin e një bashkie e cila është cenuar nga krijimi i një bashkie me shumicë minoritare për shkak të një kriteri përjashtues. Propozimi është racional, se në fund të fundit janë fshatra shqiptar e jo minoritar. Ne shohim funksionalitetin për të bërë bashki që do të kenë zhvillim të qëndrueshëm.
Idrizi: Nuk mund të cenohej dot as Bashkia e Konispolit dhe as funksionaliteti i Delvinës. Dhe nëse bëhet fjalë për Pezën, Muzinën etj. Janë të gjitha shqiptare. Dua të them se ne nuk kemi asnjë lloj kompleksi, por mos prekni funksionalitetin e zonave. Nëse do të flasim për zonat minoritare, Shqipëria i ka njohur që në kohën e mbretit Zog.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency