Vendim privatizimi/ Qeveria nxjerr në shitje 1200 objekte shtetërore

0
186

Ervin Kaduku

62af8e5d-fa86-4826-b906-2960c77e09c2---0-– Statistikat e Financave për 6-mujorin: Rriten 50% pagesat për më shumë shqiptarë të papunë; “Rilindja” premtoi të kundërtën…!

– “Goma e shpëtimit” kërkohet tek privatizimi, në pamundësi për të realizuar zërat buxhetorë: në shitje dalin 1.200 objekte shtetërore

– Ulen ndjeshëm kontributet e qendrës ndaj pushtetit vendor, 21% më pak fonde, për të krijuar presion politik

Qeveria “Rama” ka harruar investimet në punë publike. Sipas statistikave për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rezulton se buxheti i shtetit ka realizuar një fond mbi 50 për qind më të ulët në shpenzime kapitale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo dukuri mendohet nga ekspertët e financave publike se është prirja më negative e zhvillimit të këtij sektori të shtetit shqiptar, e cila, së bashku me rritjen e shpejtë të huamarrjes së jashtme, kryesisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, ka ngjallur rreziqet për një kolaps ekonomik të vendit.

Në këto kushte, edhe pse ekonomia ka filluar të reflektojë pozitivisht ndaj efekteve të krizës globale dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit këta muaj të parë të vitit japin shenja në ngritje në realizimin e planit, vetëm të ardhurat nga privatizimet mund të konsiderohen si “barka e vërtetë e shpëtimit” për buxhetin. Kjo, për faktin se niveli i borxhit dhe deficitit buxhetor është parashikuar të jetë i lartë dhe “mbi kapacitetet”, duke rënduar mbi buxhetin modest që ka vendi ynë. Kështu, sipas të dhënave nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, janë thuajse 1.200 objekte shtetërore që pritet të privatizohen, ku shumica prej tyre cilësohet të jenë ish-reparte ushtarake. Por ajo që është më e rëndësishme dhe që mund t’u japë “frymëmarrje” financave publike janë privatizimet strategjike.

Kështu, procesi i shitjes apo dhënies në përdorim të pronës shtetërore, kryesisht në sektorët strategjikë, pritet të ndryshojë nga ai i mëparshmi. Mbetet për t’u parë se çfarë formule të re privatizimi do të zbatojë qeveria për sektorë të tillë si nafta, energjia apo sigurimet.

 

Buxheti

Zëri me ecurinë më negative në buxhet në 6-mujorin e parë 2014 është ai i të ardhurave jotatimore, që ra me 13% në 12 miliardë lekë, kryesisht si rrjedhojë e rënies së transferimit të fitimit nga Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, nga arka e buxhetit qendror kanë dalë 21% më pak fonde në adresë të pushtetit vendor. Kjo shifër, e kombinuar me faktin që të ardhurat e këtij pushteti vendor nga taksat mbi biznesin e vogël, që janë pakësuar 36 për qind krahasuar me një vit më parë, tregon se qeveria kërkon të asfiksojë financiarisht organet lokale që nuk i binden politikisht.

Të hyrat nga tatimet personale vijojnë tendencën rënëse, si rrjedhojë e vendosjes së taksës së përshkallëzuar, që ka sjellë rënie të të ardhurave nga tatimi mbi pagat e vogla. Ky zë ra me 6.5% në 13.1 miliardë lekë, për 6 mujorin, në raport me janar-qershor të një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza kanë ngadalësuar ritmet e rënies, pasi importet e mallrave të akcizës po i rikthehen ritmeve të tyre normale (muajt e parë të vitit ato ranë ndjeshëm, teksa tregtarët nxituan të importonin sasi të mëdha në dhjetor 2013, në pritje të hyrjes në fuqi të rritjes së akcizës për cigaret, karburantin etj). Ato ranë me 2% për 6 mujorin, në 16.2 miliardë lekë.

Të hyrat nga tatim fitimi, megjithëse kanë përshpejtuar ritmet e rritjes për gjashtëmujorin, sërish janë shtuar me ritme më të ulëta sesa niveli i ri i kësaj takse (që u rrit me 50% nga 10 në 15%, që nga 1 janari 2014).

Të ardhurat nga TVSH u rritën me 20% me bazë vjetore për periudhën janar-qershor, në 61.2 miliardë lekë, duke reflektuar si zgjerimin e importeve, ashtu dhe futjen në skemën e TVSh-së së kompanive të hidrokarbureve (që më parë ishin të përjashtuara për fazën e kërkimit dhe shfrytëzimit, tani përjashtohen vetëm në fazën e kërkimit).

Ndërkohë, edhe të ardhurat nga fondet sociale (kryesisht sigurime shoqërore e shëndetësore), u rritën me 4.8%, në 30.9 miliard lekë. Vihet re gjithashtu një rritje prej 25 përqindësh e fondeve për të papunët, çka shpreh qartazi rritjen e personave në kërkim të punës, premtuar se do të pakësoheshin në programin qeveritar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency