Elbasan/ Pëson infarkt pasi grabit të moshuarin

0
143

kufome-arkiv-2Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në qytetin e Elbasanit. Një 49-vjeçar ka vdekur pasi i ka grabitur portofolin një të moshuari. Policia e këtij qyteti bën me dije se është vënë në ndjekje të tij, por e kanë gjetur të vdekur në rrugë, pasi kishte pësuar infarkt. Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se autori i grabitjes është shtetasi Fidel Cani 49 vjeç nga qyteti i Shkodrës, i njohur edhe si person me precedentë penalë. Ngjarja u regjistrua sot në bulevardin ‘Aqif Pasha’ të Elbasanit ku 49-vjecari i grabiti portofolin të moshuarit dhe tentoi t’i largohej policisë. Policia sqaron se me të marrë vesh lajmin janë vënë në ndjekje të hajdutit, të cilin e gjetën pa jetë në lagjen ‘Luigj Gurakuqi’, ndërsa në xhep i gjetën edhe portofolin e të moshuarit, me 38 mijë lekë brenda. Pasi iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se 49-vjeçari nga Shkodra kishte pësuar infarkt.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency