Raporti, si dallohen kredimarrësit “e këqij” dhe “të mirë”

0
218

krediRaporti për kredimarrësin është një dokument i gjeneruar nga sistemi i Regjistrit të Kredive dhe përmban të dhëna/informacion për identitetin e kredimarrësit dhe gjendjen e tij të kreditit në sistemin bankar dhe atë financiar. Raporti për kredimarrësin lëshohet pranë Bankës së Shqipërisë pas kryerjes së kërkesës për kredi nga një person fizik apo juridik. Subjekti kredidhënës gjatë shqyrtimit të aplikimit për kredi kërkon informacion për çdo aplikant në Regjistrin e Kredive dhe lexon raportin e tij të kredimarrësit. Aplikanti për kredi nënshkruan “Klauzolën e pëlqimit paraprak”, e cila është pjesë thelbësore e procedurës së aplikimit për kredi.

 

Përse shërben raporti për kredimarrësin?

Raporti për kredimarrësin u krijon mundësinë bankave, subjekteve financiare jobanka dhe unioneve të shoqërive të kursim-kreditit të njihen me historikun e shlyerjes së kredive të një kredimarrësi, duke i ndihmuar ato për një vendimmarrje më të mirë në lidhje me kredidhënien. Nëpërmjet raportit për kredimarrësin, subjekti kredidhënës njihet me ekspozimin e aplikantit në sektorin bankar apo financiar dhe është në gjendje të vlerësojë detyrimet e tij financiare, garancitë, performancën dhe besueshmërinë e tij. Banka e Shqipërisë është autoriteti i vetëm që mund t’i lëshojë raportin për kredimarrësin kujtdo që është i interesuar, në përputhje kjo me rregullat dhe udhëzimet e miratuara për këtë qëllim. Përdoruesit e raportit mbi kredimarrësin janë të gjitha bankat dhe degët e bankave të huaja, që janë të licencuara nga banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë, si dhe subjektet financiare jobanka që ushtrojnë aktivitetin e kredidhënies dhe unionet e shoqërive të kursim-kreditit në rolin e përfaqësuesve të shoqërive të kursim-kreditit anëtare të tyre. Gjithashtu, të drejtën e përfitimit të raportit mbi kredimarrësin e gëzon edhe vetë kredimarrësi, trashëgimtarët e tij, personi i autorizuar nga ai, si dhe subjektet e tjera, që gëzojnë të drejtën për të kërkuar raportin mbi kredimarrësin në bazë të një detyrimi ligjor apo të vendimit të gjykatës kompetente. Kështu, Banka e Shqipërisë nxjerr raportin mbi kredimarrësin:

– Mbi bazën e kërkesës të paraqitur nga vetë ky i fundit, nga trashëgimtarët e tij, apo nga një person tjetër i autorizuar me shkrim prej tyre; mbi bazën e kërkesës së paraqitur drejtpërdrejt nga personat e lidhur me kredimarrësin, garantuesi/t e kredisë, nga trashëgimtarët e tyre ose nga një person tjetër i autorizuar me shkrim prej tyre.

– Në përmbushje të një detyrimi ligjor apo të një vendimi të gjykatës kompetente. Procedura e nxjerrjes nga Banka e Shqipërisë së raportit mbi kredimarrësin trajtohet në udhëzimin “Për procedurën e nxjerrjes së raportit mbi kredimarrësin dhe rishikimin e të dhënave që mbahen në Regjistrin e Kredive”.

 

Informacion financiar për kredimarrësin 

Informacioni financiar përfshin të dhënat financiare në lidhje me kredinë/të dhënë kredimarrësit, si dhe të dhënat financiare në lidhje me kredinë/të, në të cilat kredimarrësi shfaqet si person i lidhur dhe/ose si garantor (më poshtë për thjeshtësi referuar si person i lidhur). Në qoftë se është subjekti raportues që kryen kërkimin në sistem, atëherë do të shfaqet emri i raportuesit dhe në vazhdim do të radhiten të dhënat financiare të kredimarrësit, në këtë subjekt që po kryen kërkimin. Njëkohësisht, ekspozimi i klientit në subjektet e tjera, shfaqet njëlloj si më lart, por pa cilësuar emrin e raportuesit/ve të tjerë ku personi mund të ketë kredi.

 

 

Banka Qendrore: Do të vazhdojmë me stimujt në tregun e punës

Kryetarja e FED, Janet Yellen, u tha ligjvënësve se banka qendrore duhet të vijojë me aplikimin e stimujve monetar teksa ekziston një “gjendje e konsiderueshme apatie” në tregjet e punës dhe inflacioni është ende nën objektivin e FED. Yellen citoi dobësitë e tregut të punës edhe pasi rënia e papritur e shpejtë e papunësisë ushtroi presion mbi zyrtarët e FED për të marrë në konsideratë përshpejtimin e rritjes së normës së interesit. Yellen tha sot se normat kanë gjasa të qëndrojnë të ulëta për një ‘periudhë të konsiderueshme’ pas përfundimit të blerjes së obligacioneve, për të cilën ajo tha se do të mund të ndodhë pas takimit të FED në tetor. Ndërsa ekonomia duket se ka gjasa ‘të rigjallërohet’ nga tkurrja e tremujorit të parë, Yellen tha se përparimi ‘kërkon të ndiqet nga afër’. Shenjat e ‘apatisë’ në tregun e punës përfshijnë rritjen e ngadaltë të pagave dhe pjesëmarrjen e ulët të fuqisë punëtore, tha Yellen. Strehimi ‘ka shfaqur progres të pakët kohëve të fundit’, teksa normat më të larta të kredive hipotekore dekurajojnë blerësit. Yield-et në treguesin e bonove të thesarit me maturim 10-vjeçar ranë 2 pikë bazë në 2.53 për qind. Aksionet kanë vijuar fitimet e mëparshme pas publikimit të vërejtjeve të përgatitura të Yellen. Indeksi Standard & Poor’s 500 Index u rrit 0.1 për qind në 1,978.98 në Nju Jork. Norma e papunësisë ra pothuajse në nivelin më të ulët në gjashtë-vjet prej 6.1 për qind muajin e kaluar, afër nivelit që parashikuan shumica e zyrtarëve të FED për në fund të vitit. Borderotë u rritën me 288,000 punëtorë, duke përforcuar mesataren e rritjes mujore deri më tani këtë vit në pothuajse 231,000.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency