Pezullimi i Dekanit të Mjekësisë, protestojnë studentët

0
157

studente-300x168Një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë në kryeqytet kanë dalë sot në protestë kundër pezullimit të Dekanit të këtij Fakultetit Bajram Hysa. Studentët e konsiderojnë urdhërin për pezullimin e Hysës si të qëllimshëm dhe të padrejtë. Ky urdhër erdhi nga ana e Rektorit Ali Refatllari, me akuzën e shpërdorimit të fondeve. Por sipas studentëve, këto akuza janë të padrejta pasi vijnë në një kohë kur ende nuk është lëvruar buxheti për bursat e studentëve. Ata thonë për mediat se Dekani Bajram Hysa ka denoncuar një sërë problematikash në Fakultet ndërsa ka mbështetur studentët në lobimin e tyre kundër ligjit për arsimin e lartë. Ndaj pezullimi i tij për këto studentë është një luftë e hapur që rektorati i ka shpallur dekanatit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency