Nga brirët në ballë te djali që ka lindur pa sy

0
264

Birë në ballë

bireKinezja njëqindvjeçare shokoi miqtë dhe ata që e njihnin, kur kuptuan se në anën e majtë të ballit i kishte dalë një bri në formë të dhisë. Duket se një i tillë po i rritet edhe në anën e djathtë të ballit. Plaka 101 vjeçare, Zhang Ruifang nga provinca Henan, ka në ballë një brirë tëgjatë gjashtë centimetra, në formë të atij të dhisë ose të djallit. Familjarët e plakës e cila jeton në fshatin Linlou shqetësohen për shëndetin e saj, shkruan gazeta britanike “The Sun”. Djali më i ri prej gjashtë djemve të saj, Zhang Guozheng tha se nuk ia vunë syrin kur në ballë i doli një shenjë e zezë. Vëllai i tij më i vjetër, i cili është 82 vjeç, tha se me kalimin e kohës shenja filloi të rritej dhe u paraqit briri i gjatë gjashtë centimetra.

 

 

 

Kinezi

kineziNjë burrë nga Kina nuk u shqetësua aspak kur kuptoi se në kokë po i rriteshin brirët. 84 vjeçari Huang Yuanfan mendon se më e keqja që mund t’i ndodhë është se ai mund të vdesë nga kjo dukuri e pazakontë, por as kjo nuk e shqetëson pasi thotë se boll ka jetuar. Kinezi nga provinca Jiangxi e vërejti dukurinë e rritjes së brirëve para tre vitesh, mirëpo nuk shkoi për t’u vizituar te mjeku. Brirët që i dalin në kokë atij nuk i shkaktojnë probleme shëndetësore, por kohët e fundit kanë nisur t’i shpeshtohen. Briri më i gjatë arrin gjatësinë 10 centimetra.

 

 

 

Djaloshi pa sy

pa syKy djalosh ka lindur pa sy, por është shumë i lumtur kur drejton një elektrik në fytyrë. Që kur ishte tetëmuajsh, ai kishte dëshirë të drejtonte një elektrik aty ku duhet të jetë syri i majtë. Doktorët në Kinë kanë zbuluar se fëmija e ka një sy nën lëkurë, por është shumë i ndjeshëm për tu ekspozuar ndonjëherë. Prindërit e djalit u shkatërruan kur panë që bebja e tyre kishte lindur me lëkurë mbi zgavrat ku duhet të jenë sytë. Dëshpërimi i tyre vazhdon edhe sot kur shohin fëmijën që përpiqet kaq shumë të shohë dritën. Mjekët thonë se ndoshta kur të mbushë 16 vjeç mund t’i vendosin atij një sy artificial.

 

Djali me bisht

bishtNjë djalë 12-vjeçar me një bisht në kurriz konsiderohet si një Zot në Indi. Ai ka ndjekës të cilët kur vizitojnë shtëpinë e tij lënë para’ ose dhurata në këmbim të bekimit. Ata mendojnë se djaloshi, i cili thërritet Balaji, është rimishërimi i Zotit-majmun hindu me emrin Hanuman.Por, për doktorët 12-vjeçari vuan nga meningocela, një çrregullim i shtyllës kurrizore. Balaji, i cili jeton me gjyshërit në Chandigahr, thotë: “E dua shumë bishtin tim sepse e kamdhuratë nga Zoti. Njerëzit më respektojnë dhe më përulen prej tij. Ndihem i veçantë.”

 

 

 

Njeriu me luspa

luspaKomunitetin mjekësor në Kinë ka befasuar rasti i një foshnjeje 14 muajsh, i cili nxjerrë… luspa. Specialistët mendojnë se vogëlushi Song Sheng nga Kina Lindore ndoshta vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, gjatë së cilës trupi nuk merr dot frymë. Djali fatkeq filloi të “shfaqte” lëkurë peshku disa ditë pas lindjes së tij, për shkak të mungesës së poreve. Mjekët pohojnë se nga që Song nuk mund të djerësijë dot, lëkura e tij plasaritet, ashpërsohet dhe ngjan me “luspa peshku”. Kështu, familja e vogëlushit mundohet të kontrollojë vazhdimisht temperaturën e trupit, duke e larë me akull. “Ka dhembje të tmerrshme gjatë gjithë kohës dhe në rast se nuk kemi akull të mjaftueshëm i rritet temperatura“,deklaron i ati i fëmijës, Song Dehui. Megjithatë mjekët thonë se deritani nuk ka asnjë lloj trajtimi për sëmundjen në fjalë, fakt që i vështirëson gjërat akoma më shumë.

 

 Enigma e bishës franceze

Para 250 viteve një seri vrasjesh makabre tronditi një provincë franceze. 240 vetë u sulmuan dhe shumica prej tyre u masakruan barbarisht. Deri më sot ajo vërtitet në kufijtë e një legjende: a ishte një ujk ai që e kreu kasaphanën? Një hienë? Apo mos ndoshta, një njeri? Nga viti 1764 deri në 1767, një qenie e tmerrshme terrorizoi Gévaudan-in, një lokalitet në jug të Francës. Shumica e viktimave ishin fëmijë dhe gra. Bisha mbërriti më 30 qershor 1764 në Gévaudan. Në atë vend të braktisur e të harruar në jug të Francës, diku në Auvergne. Qysh ditë më parë, një bareshë kishte rrëfyer në fshat se kishte hasur një qenie aq të frikshme, saqë disa prej atyre që po e dëgjonin iu duk fare e pabesueshme: një bishë e kishte sulmuar, një lloj ujku, aq i madh sa një gomar, aq i frikshëm e agresiv, saqë qentë që ishin aty rrotull iu shmangën sa mundën me të katra. Dhe nëse s’do kishin qenë qetë me brinjët e tyre të mprehtë mes bishës dhe bareshës, atëherë – ajo s’do dinte më se çfarë mund të kishte ndodhur. Më 30 qershor pastaj ndodhi diçka që i bëri njerëzit në Gévaudan të mos dyshonin më në rrëfimin e bareshës. 14-vjeçarja Jeanne Boulet nga famullia e “Saint-Etienne-de-Lugdarès” u gjend e vdekur në tokë. E masakruar tmerrësisht. E shqyer. A mos kishte vënë dorë mbi të, një bishë mizore? – Rasti në fjalë s‘do të ishte veçse fillimi i një serie krimesh të papara. Në fund dosjet tregonin se ishin regjistruar 240 sulme që kishin marrë me vete 112 viktima deri në vitin 1767. 53 njerëz arritën të shpëtonin, gjithsesi me plagosje të konsiderueshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency