Lidhja mes njerëzimit dhe UFO-ve

0
163

ufo Dukuria e disqeve fluturues që u vu re pas Luftës së Dytë Botërore ka vazhduar edhe sot.  Shumë vrojtues besojnë se edhe dukuri të tjera, si psh gjurmë rrethore djegiesh në parcela toke, kanë lidhje pikërisht me UFO-t.  Të tjerë, që merren me studime fetare dhe shkrime të tjera të vjetra, kanë zbuluar referenca, të cilat ia dedikojnë UFO-ve (psh ngjarja lidhur me Ezekiel dhe rrota e ndritshme në mes të një rrote tjetër që ngrihej lart). Vrojtues të tjerë pretendojnë, në bazë të thashethemeve, se arsyeja kryesore që Pergamenët e Detit të Vdekur (zbuluar në 1947) nuk janë vënë kurrë në shërbim publik është se ato përmbajnë referenca eksplicite lidhur me UFO-t në kohërat e vjetra. Këto referenca nuk bëheshin të njohura në kohët e hershme të Krishtërimit, sepse binin në kundërshtim me konceptet e reja fetare. Njeriu i sotëm që duket se origjinon rreth 50.000 deri 100.000 vjet të shkuara (agimi i periudhës së Kromanjonit), është “krijuar” gjenetikisht nga paraardhës hominoide tokësorë, nga grupe të ardhur me UFO nga pjesë të tjera të kozmosit.  Këta grupe UFO-sh, të referuar nganjëherë si zota nga të lashtët, kishin prej kohësh perfeksionuar një teknologji të tillë që përdor kristalet reflektive për përftimin e një forme natyrore bazë energjie elektromagnetike (energjia eterike) që është e pranishme gjerësisht në natyrë. Vilhelm Reih, një amerikan që u bë mjaft i njohur për pajisjet e tij me “energji orgone”, pretendonte deri në 1940, se blloqet bazë ndërtuese të lëndës së ngurtë janë “pjesëza eterike” ose “etherone”. Etheronet mund të përfaqësojnë grimca shumë më të vogla se 48 grimcat subatomike dhe kuarket që kanë identifikuar deri më sot fizikantët.

 

Koncepti       

Koncepti i “eterit universal” njihej gjerësisht në kohët e lashta. Të gjithë fizikantët klasikë, duke përfshirë Njutonin dhe Xheims Maksuellin, thoshin se mjedisi eterik është esencial për veprimin e forcave në hapësirë. Sidoqoftë, me daljen e teorisë së relativitetit të Ajnshtainit, nga viti 1920, teoria e eterit u la. Sot, fizika teorike bazohet në mekanikën e vrojtuar të grimcave dhe në relativitetin hapësirë/kohë te grimca kuantike (grimca foton-elektron që transmetojnë dritë dhe elektricitet) dhe mohon ekzistencën e eterit. Sidoqoftë ky model nuk është akoma në gjendje të shpjegojë gravitacionin dhe as 90% të lëndës që duhet të vrojtohet në univers. Sipas teorisë së eterit, natyrore ose etheronike, energjia elektromagnetike ndryshon disi nga dukuria që njohim, elektromagnetike elektronike. Në një eter universal, energjia e grimcave nuk kufizohet medoemos brenda trupave të ngurtë, por mund të rrezatojë nga një trup në hapësirë si një aureolë energjie; duke përbërë në të njëjtën kohë grimcat eterike kaq imtësishttë rralla sa që nuk mund të zbulohen sot për sot. Një rezervuar i madh i kësaj energjie eterike do të ishte thellë brenda një trupi masiv siç është Toka. Sipas teorisë eterike, fusha magnetike e Tokës s’do të ishte gjë tjetër veç aureola e energjisë eterike.  Shkenca aktualisht beson se fusha magnetike e Tokës është relativisht e dobët, por me modelin eterik, ku e gjithë materia është energji, fusha magnetike e Tokës është shumë më e fortë, shumë më eterike nga ç’beson sot shkenca. Vilhelm Reih pretendonte se ekzistojnë grupe me teknologji të përparuar botëve të tjera që ndikojnë mbi energjitë e brendshme të Tokës, duke i shmangur ato dhe duke shmangur avantazhet dhe dobitë që do të mund të krijoheshin prej përdorimit të tyre në qoftë se do të arrinin në sipërfaqen e Tokës. Me teorinë eterike, rëndesa është një shtypje mekanike e ushtruar nga eteri nga hapësira ku këto grimca nuk kanë energji siç kanë pranë një planeti si Toka. Pranë një planeti, etheronet e ngarkuara me energji konsumohen, ndërsa kombinohen elektromagnetikisht në grimca më të mëdha atomike. Etheronet në hapësirë ushtrojnë shtypje drejt planetit, duke u përpjekur të mbushin zbrazëtitë që krijohen në këtë mënyrë, duke u përftuar forca që ne i quajmë rëndesë.

 

Tokat oqeanike

Duke u larguar nga Edeni dhe duke u drejtuar drejt rajoneve sipërfaqësore nëpërmjet sistemeve të kavernave ose shpellave të tokës, njerëzimi bëri, si të thuash, shkollën tetëvjeçare në tokat oqeanike siç ishte Atlantida.  Atje, grupe të ndryshme etnike do të kalonin një tjetër periudhë mësimi përpara se të maturoheshin për ekzistencë të pavarur në sipërfaqe, kryesisht në zona kontinentale. Kësaj faze të njerëzimit duhet t’i referohemi korrektësisht si Kromanjon (Cro-Magnon) dhe jo Adamike. Sipas një libri mbi Adamin dhe Evën, njeriu i hershëm ka kaluar nëpër trauma të rënda psiqike për shkak të përzënies nga Edeni dhe vazhdonte të ishte primitiv. Prandaj u vendos që, Atlantida të ishte më idilike dhe më magjike.  Për të bërë këtë, zotat e hapësirës bënë që energjitë eterike brenda Tokës të reflektoheshin me drejtim lart për në sipërfaqe me ndihmën e kristaleve. (Në leximet e tij mbi Atlantidën, përpara 1940, Edgar Keis, përshkruante anije kozmike dhe stacione të kontrollit nga larg dhe përmendte kristale dhe tunele në tokë në të njëjtin kontekst. Shën. im.). Me kohë, ky aktivitet energjie krijoi depresion dhe Atlantida u zhyt. Kjo e bëri Tokën të pambrojtur ndaj katastrofave të mëdha siç ishin përmbytjet. Kur Atlantida u zhyt, njerëzimi ishte në zhvillimin vetiak, ku ka mbetur qysh atëhere. Le të kthehemi te UFO-t. Si mund të shpjegohen zhvendosjet e tyre mahnitëse? Konceptet e trajtuara më lart si Atlantida, civilizimet kozmike paranjerëzore, që kanë një teknologji të reflektimit kristalor/energjisë dhe teorinë e aureolës së eterit, përbëjnë një bazë shkencore racionale për UFO-t.

 

Fuqia kristalore

Për UFO-t është më e përshtatshme të përdorim termin zhvendosje ose lëvizje se sa shtytje (propulsion), sepse teoria e paraqitur këtu propozon që lëvizjet e UFO-s nuk janë rezultat i shtytjes motorike apo çfarëdo, por një zhvendosje e një mjeti special nëpërmjet fenerëve të përqendruar dhe të fokusuar energjie.  Ideja është se stacione të telekomanduar thithin energji nga një rezervuar gjigand energjie eterike thellë brenda planeteve, duke përdorur kristale, dhe përdorin kristale të tjerë Brenda stacionit për të reflektuar fenerë të fokusuar energjie në hapësirë, gjë që bën që anija metalike të zhvendoset me shpejtësinë e energjisë; me shpejtësi që i afrohet shpejtësisë së dritës. Disa shkrimtarë bashkëkohorë, si Çarls Berlitz dhe të tjerë, propozojnë që ngjarjet e çuditshme të raportuara nga zona e njohur si Trekëndeshi Bermuda mund të lidhen me kristalet e vjetra të Atlantidës, që ndodhen në dyshemenë e oqeanit dhe që vazhdojnë të reflektojnë energji.  Në qoftë se, një fushë energjie nga Toka do të tërhiqej përkohësisht mbi sipërfaqen e Tokës nga një forcë relativisht po aq e fuqishme magnetike, konkretisht fusha e energjisë diellore, kjo energji e fuqishme në ngjitje mund, rastësisht, të rezononte me dhe të kapë aureola shumë më të dobta magnetike të një aeroplani ose anijeje që ndodhet brenda asaj zone. Për shkak të intensitetit jashtëzakonisht më të madh, energjia eterike do ta mbështillte aureolën e avionit ose anijes dhe do ta kapte, sepse atomet e avionit ose anijes janë në gjendje rezonance konstante dinamike me aureolën e vet.  Në këtë mënyrë, një fushë tokësore në ngjitje do ta mbështillte një mjet metalik, duke ia ngritur shumë nivelin e energjisë dhe duke çuar në dukurinë mahnitëse të zhdukjes së avionit ose anijes, siç ka ndodhur në Bermuda. Edhe zhvendosja e UFO-ve mund të shpjegohet në një mënyrë të ngjashme me modelin e Trekëndëshit Bermuda. Një stacion kristalor pranë sipërfaqes mund të marrë një fushë të fuqishme energjie, të reflektuar me drejtim lart nga kristale që ndodhen thellë brenda Tokës. Kjo fushë mund të fokusohet dhe të intensifikohet, duke përdorur metodat e reflektimit kristalor që pastaj i kalohet një UFO-je pranë. Duke qenë pranë kristalit të stacionit, UFO-ja mund të fitojë shumë energji dhe atomet e tij do të vibrojnë në një nivel shumë më të lartë energjie. Në këto kushte tejet të energjizuara, mjeti spacial (hapësinor) bëhet super i ndjeshëm ndaj transmetimeve të ngjashme me intensitet të lartë nga stacione kristalore në hapësirë. Duke përdorur kristale brenda mjetit kozmik, fenerë të tillë të largët mund të kapeshin dhe të përdoreshin për fluturime selektive drejt pikash të caktuara në hapësirë.  Aureola e UFO-s do të ishte në një gjendje të vazhdueshme rezonance me atomet e veta dhe, në mënyrë analoge me avionët dhe anijet në Bermuda, anija kozmike, sëbashku me aureolen e vet, do të kapeshin dhe do të tërhiqeshin drejt burimit të fuqishëm të energjisë magnetike në stacionin e telekomandimit. UFO mund të fluturojë me shpejtësinë e energjisë drejt çdo stacioni spacial që dëshiron. Zhvendosjet anësore mund të bëheshin, duke fokusuar mbi dy ose më shumë stacione në të njëjtën kohë, duke lejuar kështu UFO-n që të zhvendoset me kënde ndaj rrugës së drejtë. Ky model mund të shpjegojë lëvizjet mahnitëse të UFO-ve. Këto ide shkencore janë të paprovueshme me teknologjinë e sotme. Sidoqoftë meritojnë vëmendje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency