Pijet energjike çojnë drejt alkoolizmit

0
153

cans169-408x264Përzierja e pijeve energjike me alkoolin çon deri te dehja specifike “freskuese”, andaj personat nuk i vërejnë simptomat e dehjes, për ç’gjë vazhdojnë të pinë dhe pas një kohe shumë lehtë mund të bëhen alkoolistë. Të gjitha pijet energjike përmbajnë stimulues të cilat maskojnë ndjenjën e dehjes. Një studim amerikan i botuar në revistën shkencore “Journal of Adolescent Health”, i zhvilluar nga studiuesit e Institute for Social Research te University of Michigan, ka arritur në përfundimin se kombinimi i alkoolit me pijet energjike kthehet në një rrezik të vërtetë, sidomos për studentët. “Zbuluam se studentët e universitetit prireshin për të pirë më shumë dhe për tu dehur, kur përdornin edhe pije energjike edhe alkool, krahasuar me ditët kur përdornin vetëm alkool”, tha Megan Patrick, një nga drejtuesit e studimit.

 

Mënyrat për të mbrojtur dhëmbët

Për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, përveç pastrimit të rregullt është e rëndësishme edhe të hani ushqime të caktuara dhe të shmangni disa të tjera. E para që duhet të bëni për të parandaluar prishjen e dhëmbëve është që ushqimi që konsumohet të përtypet mirë dhe në këtë mënyrë lehtësohet edhe tretja. Po ashtu, e rëndësishme është që të mos abuzoni me sheqerin, i cili është armiku kryesor i tyre. Ndër të tjera nuk duhet abuzuar as me kafenë, verën apo ushqime që mbeten në dhëmbë, pasi gradualisht ato ndikojnë për ti dëmtuar. Në anën tjetër, për të pasur dhëmbë të shëndetshëm dhe të fortë këshillohet konsumimi më i shpeshtë i kosit dhe produkteve të tjera të qumështit, të cilat janë të pasura me kalcium. E fundit por më e rëndësishmja nga të gjitha, është që dhëmbët të pastrohen me pastë çdo mbrëmje, pasi ndryshe mbeturinat e ushqimit të akumuluara në dhëmbë gjatë natës kanë më shumë kohë të veprojnë në prishjen e tyre.

 

Portokallet heq kaloritë e tepërta

Portokalli më së miri do të ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave gjatë festave të fundvitit. Gjatë festave jeni mbushur me ëmbëlsira dhe delikatesa të ndryshme dhe e keni vështirë të merrni frymë, e lëre më të ecni? Për ndihmë mund t’i drejtoheni portokallit çudibërës, që në këtë kohë mund të gjendet në çdo hap me çmime të volitshme. Keni nevojë për energji shtesë dhe diçka që do t’ua vërë në lëvizje tretjen, prandaj portokalli është zgjidhje ideale për shkak se ka me bollëk vitaminë C dhe fibra. Problem i zakonshëm pas këtyre ditëve është tretja e ngadalshme e cila ka telashe për shkak të tërë atyre gjërave që i keni futur në stomak, dhe nuk ka shumë nutrientë dhe fibra ushqyese në vete. Keni nevojë për detoksikim, ndërsa portokalli është partner ideal për këtë detyrë të vështirë. Një gjë e shkëlqyeshme tek këto pije është që përgatiten lehtë, veprojnë shpejt dhe në mënyrë jashtëzakonisht efikase, dhe mund t’i përgatisni edhe në shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency