Raporti i KE-së/ Shqipëria, ende rekord për nivelin e kredisë së keqe

0
149

creditNdërsa shtetet e tjera të rajonit kanë arritur që të frenojnë rritjen e kredive me probleme dhe pjesa më e madhe e tyre ia kanë dalë ta ulin atë, në Shqipëri tendenca vijon të jetë përkeqësuese. Sipas tabelave të raportuara nga Komisioni Evropian vendet kandidate dhe potenciale për kandidate (Shqipëria, Maqedonia, Islanda, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Bosnjë Hercegovina, Kosova), Shqipëria vijon të mbajë rekordin në lidhje me huat e pakthyera në afat në tremujorin e parë të këtij viti. Ky tregues arritur në 24.1% të totalit në fund të marsit 2014, nga 23.2% në dhjetor 2013. Në të kundërt, Maqedonia ia ka dalë ta ulë këtë tregues, nga 11.8% në 2013-ën, në 10.6% në fund të tremujorit të parë 2014. E njëjta tendencë zbritëse është konstatuar dhe në Mal të Zi, nga 18.4% në 2013-ën, në 17.2% në tremujorin e parë 2014.

Përveç Shqipërisë, më keq paraqitet në rajon Serbia, që e rriti nivelin e huave me probleme në 22.3% në fund të marsit 2014, pasi kishte arritur ta ulte atë deri në 18% në 2012-ën. Shqipëria dhe Serbia përmenden në raportin e fundit të Komisionit Evropian si dy shtete, ku rritja është ngadalësuar në tremujorin e parë të vitit, duke u reflektuar kjo dhe në performancën negative të huave të pakthyera në afat.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency