Ja si do jenë simbolet e Presidentit të Republikës

0
161

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, miratoi propozimet për flamurin dhe logon e këtij institucioni dhe për dekoratën “Nënë Tereza”. Ato janë punuar nga Ylli Beqiri.

 

reg1-Flamuri i institucionit të Presidentit të Republikës me përshkrimin e mëposhtëm:

a. Ngjyrat që mbizotërojnë janë ngjyrat e flamurit kombëtar (sfondi i kuq dhe shqiponja e zezë) si dhe është shtuar ngjyra e artë e cila simbolizon fuqi, begati dhe qëndresë;

b. Simbolet dekoruese të flamurit janë shqiponja e zezë e marrë nga stema e familjes së Kastriotëve duke pranuar atë si një nga simbolet më të lashta të përdorur nga prijës shqiptar, përkrenarja e Skënderbeut (e artë) e vendosur me vështrim drejt (as majtas as djathtas) duke simbolizuar paanshmëri dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar, si dhe gjethet e dushkut (të arta) të cilat përfaqësojnë jetëgjatësi, forcë dhe dinjitet, marrë gjithashtu si simbol nga lashtësia e përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve.

Përdorimi i degëve të dushkut në formë kurore është parë edhe si një bazament i cili mban elementët e tjerë;

c. Të ketë përmasat 140cm x 100 cm, me specifikimet sipas shtojcës 1a.

 

 reg1-Logo e institucionit të Presidentit të Republikës me përshkrimin e mëposhtëm:

 

a. Shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut me të njëjtin kompozim si edhe tek flamuri të jenë elementët kryesore të Logos;

 

b. Mbishkrimi i logos të jetë PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË;

 

c. Përmasat e logos janë të ndryshueshme në varësi të përdorimit (të gjithë elementët zmadhohen ose zvogëlohen bashkërisht në mënyrë proporcionale).

 

tereza gm-Dekorata “Nënë Tereza” me përshkrimin e mëposhtëm:

 

a. Elementi kryesor është portreti i Nënë Terezës, punim origjinal i autorit të medaljes provuar nga certifikata e të drejtës së autorit;

 

b. teksti “M. Teresa” është kaligrafia origjinale e Nënë Terezës;

 

c. degët e ullirit, të cilat janë simbol i dëshirës për paqe, vëllazërimit dhe jetëgjatësisë;

 

d. ngjyra e medaljes është ajo e floririt të bardhë apo argjendit pasi kjo ngjyrë kombinon më së miri me vetë portretin, figurën dhe veprën e Nënë Terezës;

 

e. Forma katrore gjithashtu është preferuar nga ajo rrethorja pasi i gjithë kompozimi qëndronte më mirë në një sfond katror se sa ai rrethor. Përmasat të jenë: lartësia 5 cm, gjerësia 4.5 cm dhe trashësia 2.5 – 3 mm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency