Sekretet për dashuri të përhershme

0
200

dashuri luleDoza ditore prej katër puthjesh, tri përqafimesh dhe një “të dua”, është e mjaftueshme për lidhje të gjatë, ka treguar një anketim.

Sipas hulumtimit të publikuar në portalin ‘Confetti.co.uk’, diferenca ideale në vite ndërmjet partnerëve duhet të jetë dy vjet e tre muaj, pastaj partnerët duhet të kenë së paku dy hobi të njëjtë dhe të kenë marrëdhënie seksuale tri herë në javë.

Janë të publikuara edhe disa sekrete tjera, të cilat duhet t’i dijë secili çift, ndërsa disa prej tyre janë edhe: dy darka romantike në muaj, tri herë ledhatime brenda javës, së paku dy herë në vit duhet të ketë befasi, një udhëtim jashtë vendit dhe dy udhëtime brenda vendit.

Autorët e kësaj ankete, ku kanë marrë pjesë më shumë se 3.000 çifte britanike, këshillojnë që së paku dy herë në muaj ta kaloni mbrëmjen pa njëri-tjetrin, me qëllim që tek secili të ruhet pavarësia.

 

Përse janë joshës?

Pothuajse çdo femër në planet në ndonjë moment ka qenë e interesuar për ndonjë mashkull, i cili ka qenë në lidhje dashurie me ndonjë tjetër femër. S’ka dyshim, secila i bën pyetje vetes përse është fiksuar pas mashkullit të zënë kur e di se është një fantazi e kotë!

Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës

Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështirë të arrihet, më shumë na krijon mall”, – thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Whu We Love”. “Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.

Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminëne cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti që ka vajzën) pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.

Ekziston kërkesa për të

Nëse ndonjë vajzë tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton) lidhur me atë mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, – thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.

 

 Meshkujt e thonë të parët fjalën “TË DUA”

Shumica e njerëzve mendojnë se në lidhjet e dashurisë, fjalën magjike “të dua” të parat e thonë femrat, mirëpo një hulumtim i realizuar së fundi ka treguar se emocionet, nëpërmjet fjalëve, të parët i shprehin meshkujt. Sipas ekspertëve britanikë, meshkujt fillojnë të mendojnë për t’i shprehur ndjenjat e tyre shtatë javë para femrave dhe po në këtë periudhë thonë “të dua”.

Koha kur partnerët do t’ia pranojnë dashurinë njëri-tjetrit, në masë të madhe, varet nga ajo nëse kanë pasur marrëdhënie seksuale. Thuhet se meshkujt janë shumë më të lumtur nëse i dëgjojnë fjalët magjike para se të kenë pasur marrëdhënie seksuale, ndërsa femrat dëshirojnë që partneri t’u thotë “të dua” pasi të kenë qenë intimë me njëri-tjetrin.

 

Përse janë joshës?

Pothuajse çdo femër në planet në ndonjë moment ka qenë e interesuar për ndonjë mashkull, i cili ka qenë në lidhje dashurie me ndonjë tjetër femër. S’ka dyshim, secila i bën pyetje vetes përse është fiksuar pas mashkullit të zënë kur e di se është një fantazi e kotë!

 

Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës

Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështirë të arrihet, më shumë na krijon mall”, – thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Whu We Love”. “Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.

Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminëne cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti që ka vajzën) pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.

 

Ekziston kërkesa për të

Nëse ndonjë vajzë tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton) lidhur me atë mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, – thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency