Argjentina shkon në finale

0
147

argjentina12Argjentina shkoi në finalen e të dielës, ku do përballet me Gjermaninë, pas një ndeshje dramatike me Holandën, e cila u vendos nga 11-metërshat.

Ishte një ndeshje pa shumë raste dhe pa shumë emocione.

Ekipet u mbrojtën mirë dhe yjet e tyre nuk shkëlqyen.

Megjithatë, për të kuptuar se kush është trajneri i vërtetë i Argjentinës, shërbejnë këto foto.

Lionel Messi e mori vetë situatën në dorë për të mbajtur një fjalim përpara lojtarëve.

Trajneri Alejandro Sabella nisi që të fliste, por Messi ndërhyri vetë dhe shokët e ekipit e dëgjonin me vëmendje.

Kjo do jetë hera e tretë që Gjermania dhe Argjentina përballen në një finale Botërori.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency