Të gjitha degët krahas Tiranës/ PD përfundon zgjedhjet të shtunën, Basha sipas traditës i mbyll me Shkodrën

0
191

Gëzim Saliu

ne malesi te madhe Basha në Malësinë e Madhe: Premtimet e Rilindjes u shpuan si tufë tullumbacesh, promovojmë më të mirët

 Zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike do të mbyllen ditën e shtunë me mbajtjen e kuvendit zgjedhor në qytetin e Shkodrës. Duket se kryedemokrati Basha ka ndjekur traditën e PD-së, duke shënuar fundin e këtij procesi zgjedhor, të cilësuar si përcaktues për të ardhmen e forcës më të madhe opozitare, në qytetin jo vetëm bastion të së djathtës, por edhe ndër të parët që u rebelua kundër regjimit komunist. Edhe pse në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, Shkodra për herë të parë në 24 vite u fitua nga e majta, ajo mbetet një ndër qarqet me prioritet për partinë kryesore të së djathtës. Sipas Bashës, Shkodra mbetet tempulli i demokratëve të çdo brezi, tempulli i PD-së si edhe tempulli i tij si kryetar i kësaj partie. Në takimin e fundit të zhvilluar në këtë qark për 23-vjetorin e krijimit të degës së PD-së, kreu i demokratëve tha se Shkodra do të jetë qyteti që do t’i prijë ribashkimit, ringritjes dhe hapjes së PD në të gjithë Shqipërinë. Procesi i zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike është cilësuar nga kryetari Basha si një sukses i plotë pasi, sipas tij, vota e lirë e anëtarësisë ishte përcaktuese për zgjedhjen e drejtuesve me vlera, integritet dhe alternativë të qartë për të ardhmen e PD-së. Pas mbylljes së zgjedhjeve, ku për degën e Tiranës, nisur nga fakti se e nisi këtë proces pak më vonë për shkak të numrit të madh të anëtarësimeve do të duhet edhe një javë tjetër, PD do të mbledhë Kuvendin Kombëtar, i cili do të zgjedhë më pas Këshilli Kombëtar. Ky i fundit do të zgjedhë më ekipin e ri drejtues të forcës më të madhe opozitare.

 

Malësi e Madhe

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë dje në kuvendin zgjedhor të në Malësi të Madhe, ku u ndal në fjalën e tij në situatën ekonomike-sociale dhe të sigurisë që po kalon vendi. Sipas kryedemokratit, premtimet e Rilindjes janë shpuar si një tufë tullumbacesh dhe sot realiteti, tha ai, tregon një perspektivë të zymtë për çdo shqiptar. “Legalizime falas, e nënshkroi në mes të Kamzës ndërkohë në buxhet ka parashikuar 1.3 miliardë lekë të ardhura nga legalizimet. Shëndetësi falas e dëgjuan shqiptarët. Shëndetësia është në ditën e saj më të zezë. Rend dhe siguri brenda 300 ditëve, a thua se morën të qeverisin Libanin e viteve ‘80 dhe jo një vend që ishte bërë anëtar i NATO-s dhe kishte hequr vizat. Çfarë u thua kriminelëve kur thua do të rivendos rendin brenda 300 ditëve?! Ti u thua se s’do të ketë rend për 300 ditë dhe nuk ka pasur rend për 300 ditë. Çfarë ligji kanë sjellë një vit në Parlament që të hapin një vend të ri pune. Asnjë ligj, por kanë sjellë ligje që mbyllin vendet e punës. Kanë shpresën se me propaganda me boritë e propagandës do ta arrijnë prapë t’ua shesin sapunin për djathë shqiptarëve”, – u shpreh Basha. Në këtë kontekst, kreu i PD-së ka kërkuar nga demokratët ta përdorin me përgjegjësi votën e tyre në procesin e zgjedhjes së drejtuesve të Partisë dhe vlerësimit të karrierës. Sipas tij, ndërsa mazhoranca po promovon çdo ditë në postet më të larta drejtuese në administratë antivlerat, demokratët do të duhet t’i japin alternativën që meritojnë shqiptarët. “Realiteti i hidhur me të cilin po përballet një popull i tërë i cili nuk votoi më 23 qershor të shikonte ngritjen e vesit në piramidën e shtetit, që të shikonte kthimin dhe rikthimin e krimit dhe narkotrafikut në poste drejtuese, por votoi për një shpresë njerëzore, për mirëqenie dhe një të ardhme të sigurt. E pra, këtij projekti ogurzi ne duhet t’i përgjigjemi, po i përgjigjemi duke promovuar vlerat, njerëzit tanë më të përkushtuar, më të zotë, më të vendosur, njerëzit që kanë reputacionin dhe besimin e duhur brenda radhëve të partisë dhe jashtë radhëve të partisë për të rritur mbështetjen popullore ndaj PD-së dhe për ta drejtuar këtë forcë politike drejt fitores”, – pohoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Risitë e procesit zgjedhor në PD

-Për herë të parë të gjithë drejtuesit e PD-së në degët e të gjithë vendit u zgjodhën përmes parimit “një anëtar një votë”

-Dixhitalizimi i regjistrit të anëtarësisë pa asnjë fiktivitet, por me shifra reale, ku PD pas mbylljes së procesit arriti në 101 mijë anëtarë

-Pjesë e këtij procesi ka qenë edhe analiza e humbjes së zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, ku theksi është vënë tek përcaktimi i shkaqeve dhe faktorëve të humbjes, duke nënvizuar se në PD nuk do të ketë “koka turku”

 

 Zgjidhet kreu i ri/ Kandidati hedh poshtë supozimet: S’ka debat në Berat, procesi i rregullt e transparent

Pas supozimeve të hedhura në disa media se në garën për kreun e PD-së në degën e Beratit ka parregullsi dhe manipulime ka ardhur dje reagimi i vetë kandidatit humbës Namir Lapardhaja. Sipas tij, i tërë procesi ishte transparent dhe i rregullt. “Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Gara do ketë një humbës dhe një fitues. Ketë herë më ra mua për hise të jem humbësi e tjetri fitues (192-144). I uroj suksese në detyrën e marrë. Rëndësi ka procesi, i cili ishte transparent, i rregullt dhe normal. PD-ja ka rrugë përpara për të bërë. Opozita është sfidë e gjatë dhe e vështirë. Edhe një herë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, – shkruante ai në rrjetin social “FB”. Disa media kishin përdorur si argument në shkrimin e tyre një faqe të rreme në rrjetin social të kandidatit Lapardhaja ku hidheshin akuza për procesin. Ndërkaq, krahas reagimit në “FB”, Lapardhaja e ka treguar qartë qëndrimin e tij për garën edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, ku ka shkuar dhe ka takuar kandidatin fitues, duke i uruar suksese në detyrën e re. Nga balotazhi në Berat, Gazmend Azizi fitoi me 192 vota kundrejt Namir Lapardhasë, me 144 vota.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency