Pas mbledhjes së KLD-së/ Rrëzimi i 4 kërkesave për shkarkime gjyqtarësh, plas lufta mes dy institucioneve

0
123

Sonila Mesareja 

min,drejtesiseMinistri krahason gjyqtarët me ish-firmën piramidale “Sude” dhe KLD-në se është kthyer në bunker. Reagon KLD: Sulmet e ministrit dhe qeverisë, presione politike

 Një ditë pas rrëzimit të kërkesave të ministrit të Drejtësisë për shkarkimin e pesë gjyqtarëve, ka reaguar kreu i këtij institucioni, duke lëshuar akuza të forta jo vetëm në drejtim të KLD-së, por edhe të vetë gjyqtarëve, të cilët i quajti si Sudja, që nuk u dihet sa pasuri kanë. “Një pjesë e gjykatësve shqiptarë janë kthyer si ish-firma piramidale “Sude” duke fshehur pasuritë të cilat i kanë vënë në mënyrë abuzive dhe të pajustifikueshme”, – deklaroi për gazetarët ministri Nasip Naço, duke kërkuar ndihmën e Parlamentit për të marrë masa ndaj anëtarëve të KLD-së. “Këshilli i Lartë i Drejtësisë vulosi haptazi qëndrimin në kundërshtim me interesat e publikut për të pasur drejtësi funksionale, pranoi bashkëfajësinë e vet për gjendjen skandaloze ku gjendet sistemi i drejtësisë. Shfajësimi i gjyqtarëve që skandalizuan opinionin publik me fshehjen e pasurisë është fakt se sistemi i drejtësisë është kthyer në një rrjet ku gjyqtarët mbrojnë njëri-tjetrin në kundërshtim me ligjin”, – tha Naço, duke shtuar se në këto kushte kur KLD-ja është kthyer në një bunker, qeveria nuk do të bashkëpunojë më me Këshillin e Lartë të Drejtësisë i cili qëndron në anën e gjykatësve të korruptuar. “Duke gjykuar vendimmarrjen e djeshme flagrante, qeveria s’është më në kushtet për të bashkëpunuar me ketë KLD. Limitet që ka ekzekutivi në drejtësi janë akoma më të mëdha prandaj do t’i kalohet Parlamentit, i takon atyre të caktojnë se çdo të bëjnë me anëtarët e KLD, do mbyllin sytë duke mbajtur turpin e KLD, apo do ndahem nga kjo vendimmarrje”, – shtoi Naço. Më pas, i pyetur nga gazetarët se sa kohë do të duhet që të ndryshojë kjo situatë, Naço u shpreh se në momentin e parë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të zhbunkerizohet duke i bërë mbledhjet transparente me zë e figurë për qytetarët, dhe jo me dyer të mbyllura, atëherë edhe rezultati i votimeve nuk do të jetë si në rastin e mbledhjes së fundit ku votimi ishte 11 me 1 në favor të gjykatësve me shkelje. “Fytyra e sistemin tonë gjyqësor ka fytyrën e KLD-së, me dyer të mbyllura do kemi mungesë informacioni”, – u shpreh Naço.

 

Thirrja

Më tej, ministri i bëri një thirrje edhe kreut të KLD-së, në të njëjtën kohë edhe kreu i shtetit, Presidentit Bujar Nishani, duke iu bashkuar deklarimit të tij se gjyqtari e nis punën duke marrë një zarf. “I bashkohem deklaratës, por do kërkoj bashkëpunim më të ngushtë që këto që themi me fjalë t’i themi dhe me vepra, t’i themi me votë. Të kuptohet si qëndron njëri dhe tjetri”, – vijoi ministri. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qeverisë lidhur me deklaratat e ministri Naço, referuar mbledhjes më të fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, në deklaratë për mediat tha: “I bashkohemi thirrjes së ministrit Naço për rastin e gjyqtarit Gjin Gjoni”. Duhet t’u drejtohemi deputetëve për të vendosur se çfarë do të bëhet me përfaqësuesit e gjyqësorit. Vendimi i KLD-së për gjyqtarin Gjin Gjoni, i paprecedentë”, – tha Çuçi.

 

Reagimi

Përmes një deklarate për shtyp, të lexuar nga zëdhënësi i institucionit, Elis Kuçi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë i bëri thirrje qeverisë të ndalojë sulmet politike dhe publike ndaj këtij institucioni dhe të lejojë gjyqësorin të zhvillojë i pandikuar proceset gjyqësor ndaj eksponentëve politik të mazhorancës. Elis Kuçi, këshilltar për media në KLD sqaroi opinionin publik se sulmet e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço janë një skenar i parapërgatitur për të kontrolluar sistemin gjyqësor. Kuçi tha se KLD-ja siguron opinionin publik se veprimtaria e vendimmarrjes në këshill është në përputhje të plot me ligjin, duke i cilësuar deklaratat e ministrit Naço si agjitacion propagandë. Duke ju referuar deklaratës së ministrit, zëdhënësi vlerësoi se e vetmja gjë qesharake që ndodhi në mbledhje e këshillit ishte paaftësia e ministrit për të provuar kërkesat e tij. Sipas tij, Këshilli ka penalizuar dhe do të vijojë të penalizojë ashpër bazuar në prova dhe fakte, gjyqtarët që shkelin ligjin.

 

Korçë/ Vodhën klientët në bankë, dënohen 33 vite burg vartësit dhe drejtori

Gjykata shpall fajtorë dhe dënon me 33 vite e katër muaj burgim 5 bankierët e një filiali banke të nivelit të dytë në qytetin e Bilishtit dhe një pronar lojërash fati, të cilët u arrestuan muaj më parë për vjedhjen e 2.5 milionë eurove. Pas konkluzioneve të prokurorit të çështjes dhe argumenteve të mbrojtjes, Gjykata, duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, ka dënuar me 14 vite burg ish-drejtorin e bankës Bledian Topallin dhe me 12 vite burg Ervin Xhaçin, pronar të një pike lojërash fati nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën dhe pastrimit të parave. Ndërkohë, Gjykata ka dënuar me nga dy vite heqje lirie edhe bankierët Julian Kushon, Kimet Hoxhën, Florent Ballçon ndërsa për Fjoralba Andrean gjykata ka vendosur 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Ndërkohë që 4 punonjësit u gjykuan me tjetër masë sigurie vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pasi gjatë hetimeve u provua se të pandehurit nuk kanë lidhje me veprën penale të pastrimit të parave. Ngjarja u regjistrua në dhjetor të vitit të kaluar ku sipas policisë, ish-drejtori Topalli në bashkëpunim me Ervin Xhaxhin vidhnin shuma të konsiderueshme parash në emra të personave të tjerë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency