INSTAT: Konsumi mbetet i ulët, 1.5 inflacioni për qind

0
134

pemetInflacioni ka vijuar të mbetet nën nivelin e objektivit minimal prej 2 përqindësh, të caktuar prej Bankës së Shqipërisë, duke qenë se çmimet e ulëta reflektojnë një konsum të dobët.

Në muajin qershor 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,5%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%. Krahasuar me muajin qershor 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,9%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,4%,“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1%, etj.

Ndërsa ulja me e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 6,3% pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,3%, etj.

Çmimet e nëngrupit “fruta” janë rritur me 14,6% krahasuar me një vit më parë dhe nëngrupit “zarzavate” me 12,4%. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 6,2%, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 4,5%, “kafe, çaj e kakao” me 3,1%, “peshk” me 2,3%, etj.

 

Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 12,0%. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me – 0,22 pikë për qind në ndryshimin vjetor. Grupi “Veshje dhe këpucë” ka kontribuar me – 0,1 pikë përqindje.

Në muajin Qershor 2014 ndryshimi mujor i indeksit ndaj majit 2014 është – 0,7%. Ulja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me – 0,52 pikë përqindje. Çmimet e zarzavateve u ulën me 8,6% ndërsa çmimet e frutave u rriten me 1,7%. Çmimet e grupit “Shëndeti” ndikuan me – 0,04 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Në këtë grup çmimet e medikamenteve u ulën me 1,7%.

Çmimet e grupit ”Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë ndikuar me – 0,03 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Çmimet e lëndës djegëse janë ulur me 0,6% krahasuar me një muaj më parë.

 

Hidhet në qarkullim nga sot kartëmonedha e re 5.000-lekëshe

Banka e Shqipërisë njofton publikun shqiptar se sot, në datën 09 korrik 2014, hidhen në qarkullim kartëmonedhat shqiptare me vlerë nominale 5000 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013.

Rishtypja e kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5000 lekë është miratuar me vendimin nr. 5, datë 17.1.2013 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kartëmonedha e re, me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2013, ka të njëjtat pamje dhe përmasa me kartëmonedhën me vlerë nominale 5000 lekë, emetim i vitit 2007, hedhur në qarkullim më 15.5.2009.

Ndryshimet në emetimin e fundit qëndrojnë në trashësinë e fillit të sigurisë, i cili bëhet nga 1.5 mm në 3 mm, në vitin e emetimit në trupin e kartëmonedhës, që do të jetë “2013”, dhe në firmën e drejtorit të Departamentit të Emisionit.

Duke filluar nga data 9 korrik 2014, kartëmonedhat me vlerë nominale 5000 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2013, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha kartëmonedhat ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, të emisioneve të mëparshme.

 

Interesat e bonove qeveritare nisin sërish të rriten

Banka e Shqipërisë ka shitur në ankand dje 24.3 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12 dhe 6 mujor. Për bonot 12 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 6.64 miliardë lekë dhe po kaq ishte shuma e kërkuar nga investitorët. Yieldi mesatar i ponderuar ishte 3.23%, me një rënie fare të lehtë në raport me ankandin mëparshëm me të njëjtin maturitet, ku yield-i ishte 3.24%. Për bonot 6 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 14.65 miliardë lekë dhe po kaq ishte shuma e kërkuar nga investitorët. Yieldi mesatar i ponderuar ishte 3.16%, me një rritje të lehtë në raport me ankandin mëparshëm me të njëjtin maturitet, ku yield-i ishte 3.14%.

Qeveria arriti të sigurojë dje të gjithë shumën e shpallur prej 26.3 miliardë lekësh, që në fakt ishte pothuajse tërësisht rifinancim i borxhit ekzistues.

Tregu i titujve të qeverisë duket se ka gjetur stabilitet, në kushtet kur investitorët, kryesisht banka, ngelen të interesuara për të blerë, ndërsa oferta e qeverisë paraqitet e qëndrueshme, duke pasur parasysh se huamarrja e re gjatë këitj viti do të kryhet në masën dërrmuese përmes kredive të buta nga jashtë. Dobësia e kërkesës për kredi po i mban investimet e bankave të përqendruara tek bonot dhe obligacionet qeveritare, çka është një parakusht për interesa të qëndrueshme.

Interesat e ulëta të bonove po përcaktohen edhe nga politika monetare lehtësuese e Bankës Qendrore, si edhe nga gjendja e mirë e likuiditetit të sistemit bankar. Kushtet e tregjeve financiare e bëjnë më pak të leverdishëm kursimin dhe më të lirë huamarrjen. Rrjedhimisht, ata që kanë ose duan të marrin kredi në lekë paguajnë norma më të ulëta interesi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency