Debate me dyer të mbyllura/ Prezantimi i ligjeve dhe vonesat, përplasin Ramën, Ruçin dhe Xhafaj në grupin e PS-së

0
112

rama i psMbledhja e djeshme me dyer te mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste riktheu debatet për vonesat në miratimin e ligjeve në komisionet parlamentare mes Kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i PS-së, si dhe deputetëve të kësaj force politike. Burime bëjnë të ditur se mbledhja është shoqëruar me debate mes Ramës, kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Mësohet se kryeministri, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen për vonesa në miratimin e ligjeve në Komisionet Parlamentare. Ai ka kërkuar që deputetët të jenë më aktivë dhe të kalojnë më shpejt ligjet, por Gramoz Ruçi ka ndërhyrë, duke theksuar se një gjë e tillë kërkon kohën e duhur për shkak të procedurës parlamentare normale. Nga ana e tij kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, është ankuar se në Komisionet Parlamentare për të bërë prezantimin apo mbrojtjen e projektligjeve paraqiten Drejtorë apo specialist në nivel të ulët, çka shkakton probleme në kalimin e shpejtë të ligjeve në Komisione. Ndërkaq, edhe në mbledhjet e mëparshmë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama ka qenë kritik me deputetët e tij për ecurinë e ligjeve në Kuvend si dhe me aktivizimin e deputetëve. Gjithashtu qëndrime kritike janë mbajtur edhe nga kreu i Komisionit të Ligjeve Xhafaj, gjatë prezantimit të disa nismave ligjore nga përfaqësuesit e qeverisë në Kuvend. Qëndrime të tjera kritike për projektligjet e dërguara nga ekzekutivi në Kuvend kanë mbajtur edhe deputetë të tjetë të PS-së si Blushi, Fino etj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency