Zbulime të reja për pluhurin e Hënës

0
142

heneLADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore Një mision robotik ka bërë një përplasje të parashikuar në sipërfaqen e Hënës. Para përplasjes së programuar, shkencëtarët mblodhën të dhëna nga mjeti hapësinor i quajtur LADEE, një eksplorues i atmosferës dhe pluhurit të Hënës. LADEE ka përshkuar orbitën e Hënës që në tetor. Misioni i saj ishte të studionte pluhurin e atmosferës hënore, që sa më afër afrohej sonda, aq më i dendur dukej, siç thotë Butler Hine me qendrën kërkimore AMES të NASA-s. “Rreth Hënës ka një perde të vazhdueshme dhe një pjesë e rërës vjen nga përplasja e meteorëve me Hënën, një gjë që ndodh shpesh, prandaj burimi i këtij pluhuri është gjithmonë i pranishëm”. LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore. Misioni solli disa të reja. Sonda provoi një sistem komunikimi dypalësh, duke përdorur rreze laser, në vend të valëve radiofonike. Po ashtu projekti i sondës i përngjante një autobusi hapësinor me shumë përdorime. Mes momenteve më të vështira për komandën e misionit në Kaliforni ishte një eklips i Hënës në ditët e fundit të LADEE-së, që i la panelet diellore në errësirë. Për katër orë sondës iu desh të mbështetej tek bateritë e saj që të mos ngrinte. Por, LADEE nuk kishte nevojë për më shumë energji. Sonda ishte programuar për vetëshkatërrim në pjesën më të largët të Hënës, larg nga vendet historike ku janë ulur astronautët. Ajo vazhdoi të dërgonte të dhëna në ditët e saj të fundit, teksa fluturonte vetëm dy kilometra mbi sipërfaqen e Hënës, ndërsa shkonte drejt shkatërrimit të planifikuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency