Si janë zhdukur 5 civilizimet e rrallë?

0
174

55624_thumbBota lëviz, ndryshon, zvogëlohet, zhduket dhe sërish krijohet. Nëpër botë ekzistojnë dëshmi të shumta materiale se bëhet fjalë për jetë nga e kaluara dhe zhvillim të ndryshëm civilizues.

 

Olmekët

Olmekët kanë banuar në pjesën tropikale të Meksikës jugore dhe qendrore. Të dhënat e para për civilizimin e Olmekëve janë gjetur rreth 1400 vite para erës sonë. Kanë qenë ndërtimtarë shumë të mirë, që mund të vërehet nga njëra prej sy kryeqendrave, Tenoktitlan. Ndërtonin lagje, piramida, qendra kulturore ndërsa më të njohur janë për kokat kolosale prej guri. Janë marrë me tregti, dhe si kulturë me e re e këtyre hapësirave, konsiderohen si bazë e të gjitha civilizimeve tjera që më vonë janë zhvilluar në regjionin e Meksikos së mesme. Si janë zhdukur?

Një prej teorive thotë se Olmekët janë zhdukur kur aktivitetet vullkanike dhe ndryshimet klimatike në pjesën lindore ua kanë bërë jetën të papërshtatshme. Sipas një teorie tjetër, vëhet fjalë për pushtim, por nuk dihet kush ishin ata që i kanë sulmuar. Rreth 400 vjet para erës sonë Olmekëve u humbet gjurma plotësisht.

 

Nabatekët

Kultura Nabateke ka qenë me prejardhje semitike dhe është zhvilluar në territorin e Jordanisësë sotshme gjatë shekullit të gjashtë para erës sonë. Karakteristikat më të njohura të këtij civilizimi kanë qenë, Petra, qytet i gdhendur në mure prej gëlqere në një klisurë. Fuqia e Nabatekëve rrjedh nga pozita e mirë gjeografike kështu që ata kanë qenë udhëkryq kryesor tregtar në kohën antike. Është interesante se banorëve të Petras dhe qyteteve tjera nabateke nuk e njihnin koncepti i qeverisjes me robër dhe qytetarët në mënyrë të njëtrajtshme ishin aktiv në zhvillimin e fuqisë së qyteteve. Si janë zhdukur?

Hulumtimet kanë treguar se banorët e Petras nuk e kishin braktisur kryeqendrën me dhunë, por në mënyrë të organizuar dhe me faza. Është zhvilluar një teori sipas së cilës Petra e humbet fuqinë si kryeqendër tregtare dhe banorët nuk kanë mundur të fitojnë më, kanë filluar të largohen nga Petra dhe nga qytetet tjera, duke u shpërngulur drejt veriut ku ishte përqendruar fuqia.

 

Mbretëria aksumite

Kryeqendra e lashtë e mbretëreshës legjendare nga Saba është zhvilluar rreth qytetit Aksum në Etiopi gjatë shekullit të parë para erës sonë. Aksum ka qenë qendër e fuqishme tregtare dhe djep i kulturës bashkëkohore afrikane. Karakteristikë kryesore e Aksumit kanë qenë gurët e mëdhenj të gdhendur që kanë shënuar varrezat e mbretërve dhe fisnikëve mbretëror. Kur në vitin 324 mbreti Erzan i Dytë e pranoi besimin e krishterë, Aksun dhe Etiopia u bënë të krishtera. Pikërisht për këtë Etiopia ceket si strofull e fundit e “arkivolit të premtuar”. Si janë zhdukur?

Legjendat vendore thonë se mbretëria aksumite është djegur deri në themel nga mbretëresha çifute Jodit, e cila kishte shkatërruar çdo shenjë të ekzistimit të kësaj kulture. Legjenda të tjera thonë se mbretërinë e kishte shkatërruar mbretëresha pagane Bani-al-Hamvia nga Afrika Jugore, ndërsa ekziston edhe teoria sipas së cilës për zhdukjen e Aksumit janë fajtorë ndryshimet klimatike, ndryshimet politike dhe varfëria e papritur.

 

Kultura mikene

Civilizimi i Mikenëve e njohim nga legjendat antike. Për herë të parë përmendet në mesin e shekullit të dytë para erës sonë. Mikenët kishin marrë dy ishuj dhe pjesën tokësore jugore të Greqisë dhe ishin një nga fuqitë detare më të mëdha në atë kohë. Në Detin Egje ishin të njohur për luftërat dhe tregtinë, respektivisht për armët dhe gurët e çmueshëm. Si janë zhdukur? Historia pohon se kulturën mikene e kishin shkatërruar Doranët, por ekzistojnë edhe tregime popullore që dëshmojnë shkatërrim si pasojë e kryengritjeve të fshatarëve, por edhe se tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore kanë ndikuar në zhdukjen e civilizimit.

 

Kmerët

Prejardhja e Kmerëve lidhet me prejardhjen e civilizimit Çenla, mbretëria e së cilës dikur gjendej në hapësirat e Kamboxhas së sotshme. Ngritja e mbretërisë kishte filluar në shekullin e nëntë të erës sonë, ndërsa dëshmi e fuqisë së Kmerëve është një nga qytetet e lashtë më të bukur dhe më ekzotikë – Angori. Si janë zhdukur?

Ekzistojnë teori që përshkruajnë fundin e dhunshëm të këtij civilizimi. Konsiderohet se Kmerët, pas futjes së një lloji të veçantë budizmi, i cili udhëheqësin e bënte hyjnor, janë dorëzuar nga mbreti dhe kjo ka çuar deri tek anarkia dhe shkatërrimi i Kmerëve. Gjatë periudhës së qeverisjes së Jahavarmanit të Shtatë, është ndërtuar një rrjet i përkryer i rrugëve që duhej të shërbenin për të lehtësuar tregtinë me vendet përreth, por të njëjtat rrugë kishin sjellë armiqtë deri në Angor.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency