Shvajnshtajger: Kemi potencialin për të mundur Brazilin

0
138

bastianMesfushori Gjerman është shprehur se është i bindur se skuadra e tij ka të gjithë elementët e duhur, që të mund favoritët e Brazil dhe të shkojë në finale

Gjermania do të përballet ndaj Brazilit në një sfidë historike nga e cila do të dali vetëm një finalist. Një përballje që përmban shumë presion brënda për vëtë faktin se të dyja ekipet kanë histori në përballjet midis tyre. Bastian Shvajntajger beson se Gjermania e ka potencialin për të mposhtur Brazilin në gjysmëfinale. 5-herë kampionët e Botës në sfidën me “Panzerat” përveç Nejmar që është i dëmtuar, do të vuajnë edhe mungesën e kapitenit të skuadrës qendërmbrojtësit Thiago Silva, pasi ky i fundit ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar për duelin e Belo Horizontes. Sipas Shvajnit, Brazili nuk është më ajo kombëtare që dikur të shtinte frikën. “Njerëzit i shohin brazilianët sikur të jenë magjistarët e futbollit. Megjithatë unë mendoj se gjërat kanë ndryshuar dhe kombëtarja aktuale luan një tjetër futboll nga skuadrat që kanë përfaqësuar Selesaon vite më parë. Gjithsesi duhet marrë në konsideratë fakti që edhe Brazili i sotëm është një ekip shumë i vështirë për t’u mundur. Në takimet e mëparshme ata kanë aplikuar një futboll të ashpër dhe këtë gjë duhet ta marrim në konsideratë ne por edhe arbitrat. Por pavarësisht kësaj unë mendoj se Gjermania është e aftë t’i mposhtë 5-herë kampionët e Botës”. Në vijim një mendim i 29-vjeçarit shkoi për Nejmar por edhe për Brazilin si skuadër. “Të gjithë jemi të trishtuar që Nejmar nuk do të mund të luajë. Gjëja më e bukur në futboll është që të gjithë futbollistët e mëdhenj të kenë mundësi të luajnë në ndeshje të mëdha. Por edhe pse nuk do të ketë lojtarin e tij më të mirë mendoj se Brazili do të zhvillojë një ndeshje pozitive dhe do të përpiqet të fitojë për Nejmar. Ata kanë një ekip me shumë eksperiencë ndërkohë që nuk duhet harruar fakti që drejtohen nga një trajner i madh si Skolari”. Ëndrra e çdo futbollisti është që gjatë karrierës së tij të ketë mundësi të fitojë të paktën një herë Kupën e Botës. Shvajni deri tani nuk e ka arritur diçka tillë, por a do të kjo mundësia e fundit për të? “Jam 29 vjeç dhe mendoj se jam në një moshë të përshtatshme për të menduar se mund të luaj edhe një Botëror tjetër. Nëse gjërat shkojnë ashtu siç unë pres kam besim se do të marr pjesë edhe në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi katër vite më vonë. ideja për të fituar një ditë Kupën e Botës qëndron në mendjen e çdo futbollisti megjithatë momentalisht unë nuk mendoj për këtë fakt pasi jam i përqendruar vetëm te sfida me Brazilin”.

 

Kros: Brazili ka shumë kualitet

Fantazisti Toni Kros, ka paralajmëruar shokët e tij të rikuperohen dhe të jenë në superformë në 90 apo 120 minutat në Belo Horizonte ku presin të rrëzojnë 5 herë kampionët e Botës. “Brazili ka kualitete të mëdha. Skuadra e tyre ka tipa të ndryshëm dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Në fushë do zbresin për të luajtur kundër gjithë stadiumit dhe përballë një vendi të tërë. Kjo e bën këtë duel kaq të veçantë”, paralajmëron Kros, i cili sezonin e ardhshëm do jetë pjesë e Real Madrid.  Por, duke mos u ndier aspak në presion, Kros ua bën të qartë brazilianëve, se nuk ka kurrfarë frike.  “Çdo lojtar do ndiejë presionin e vet. Por, më e rëndësishmja për këtë ndeshje do jetë gjendja psikologjike. Askush prej nesh nuk e pranon humbjen dhe asnjë prej nesh nuk ka frikë. Gjithashtu, ne duhet të rikuperohemi dhe rigjenerojmë forcat për të përballuar me sukses temperaturat. deklaroi Toni Kros.

 

Barcelona 50 milionë euro për Tiago Silva

Katalanasit duket se tashmë janë kthyer te afeksioni i merkatos së kaluar. Tiago Silva, i cili aktualisht luan për PSG-në. Mediat iberike shkruajnë se klubi katalanas është gati të godasë PSG-n për mbrojtësin brazilian. ‘Blaugranat’ edhe në verën e kaluar kishin tentuar që të blejnë ish yllin e Milanit, por tentimet e tyre ishin të kota, pasi që francezët e PSG-së ishin të vendosur që të mos pranojnë asnjë ofertë për Silavn. Por, krerët e Barcelonës sërish janë vënë në ndjekje të qëndrorit brazilian i cili po kalon formë mjaft të mirë me Brazilin në Kupën e Botës. Raportohet se Barcelona është e gatshme t’i investojë 50 milion euro për brazilianin, i cili llogaritët një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

 

Hamilton fiton në Silverstone

Britaniku i Mercedes Luis Hamilton arriti triumfin në Silverstone. Piloti britanik kryen një garë në ngjit duke ditur se u nis nga vendi i 6 për të kapur majën. Edhe pse gara u ndërpre për shumë kohë, pas atij aksidenti të frikshëm të Kimi Raikkonen, me Ferrari, i cili pasi humbi kontrollin e njëvëndëshes së tij përfshiu në incident edhe dy pilotë të tjerë, Massa dhe Chilton, pas rinisjes një xhiro piloti pati një start fantastik, duke iu afruar gradualisht shokut të tij të skuadrës, Rosberg, i cili mbajti kreun e garës deri në xhiron e 29. Hamilton përfiton nga problemet në marshet e Rosberg në këtë moment dhe merr kryesimin, që nuk do ta diskutonte deri në fund të garës. Botas ngjitet për herë të parë në vendin e dytë, duke konfirmuar se Ëilliams është në një moment të mirë. Tregon ritëm të shpejtë në fillim të garës dhe i shkëputet pilotëve të tjerë. Australiani Riçiardo ngjitet në vendin e fundit në pod, atë të tretin. Vazhdon të performojë më mirë se shoku i tij i skuadrës, 4 herë kampioni i botës, Vettel. Buton në vendin e 4 jep shenjat e para se McLaren po ringjallet. Dyshja Vettel – Alonso dhuron spektakël përgjatë pjesës së fundit të garës, në luftë për të marrë vendin e 5. Në fund, gjermani i Red Bull del fitimtar

 

 Mesi: Tashmë synojmë finalen

Kapiteni i Argjentinës u shpreh i lumtur për kualifikim dhe shpreson që ekipi i tij do të shkoj më larg. “Tashmë e kemi arritur objektivin tonë të parë që ishte kalimi në gjysmëfinalet e Botërorit. Por pavarësisht kësaj nuk dëshirojmë të ndalemi këtu. E kemi shijuar në maksimum kualifikimin në raundin e 4 më të mirave dhe tani e gjithë vëmendja jonë shkon te sfida radhës përballë Holandës”. Më pas Messi u përqendrua tek ajo që dha skuadra përballë Belgjikës si dhe foli për paraqitjen e tij në sfidën me përfaqësuesen Europiane. “Kundër Belgjikës kemi vrapuar më shumë se në çdo takim tjetër. Është e vërtetë që nuk krijuam aq shumë raste saç kemi bërë në sfidat e mëparshme megjithatë nuk duhet harruar fakti që përballë kishim një skuadër shumë të fortë. Mua personalisht mu desh të luaja në një tjetër mënyrë dhe për këtë arsye duhet të vrapoja edhe më shumë, aq sa kur topi mbërrinte në këmbët e mia isha shumë i lodhur, megjithatë pavarësisht këtyre vështirësive jam i lumtur për atë që dhamë në fushën e lojës pasi mbi të gjitha tashmë jemi duke luajtur si një skuadër e vërtetë” komentoi lojtari i Barcelonës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency