Pretenca/ “Ndërtuesit e rremë”, prokuroria kërkon dënimin me 45 vjet burg

0
133

Anxhela Tato

gj.korceHetimet, Altin Uruçi mashtroi vjehrrin duke i zhvatur 57 mijë euro në total  për një apartament

U joshën nga jeta luksozë e Uruçit, 2 të pandehurit u kthyen nga viktima të mashtrimeve në bashkëpunëtorë

45 vjet burg është masa e dënimit që Prokuroria e Korçës ka kërkuar për tre ndërtues të rremë, të cilët i premtonin klientëve të tyre apartamente, duke i marrë lekë paradhënie, të cilat i përdornin për një jetë luksoze. Ky aktivitet kaq fitimprurës ka joshur edhe dy prej të pandehurve, të cilët fillimisht kanë rënë pre e mashtrimeve të Altin Uruçit, duke u kthyer në bashkëpunëtorë të tij. Pas leximit të konkluzioneve përfundimtare nga ana e organit të akuzës është kërkuar 17 vjet heqje lirie për Altin Uruçin, 15 vjet burg për Stefan Çuron dhe 11 vjet burg për Sotiraq Vangjelin. Dy bashkëpunëtorëve Altini ka arritur që t’i zhvatë një shumë të konsiderueshme lekësh, duke i kërkuar lekë paradhënie si fillim për t’i nxjerrë viza në Greqi, e për t;ia këmbyer me dhënin e një apartamenti.

 

Kallëzimi

Në datë 03.04.2013 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim penal shtetasi Jorgji Jorgji, i cili ka sqaruar: Në vitin 2007 ai ka fejuar vajzën e tij M.Jorgji me shtetasin Altin Uruçi, (i cili vazhdon të shprehet se punon tek shërbimi informativ i shtetit, dhe gjithashtu bënte verifikimet e personave që kishin probleme me kartat jashtë shtetit).  Nga viti 2007 deri në vitin 2009 dhëndri i kallëzuesit së bashku me vëllanë e gruas së kallëzuesit (i pandehuri Stefana Çuro) nga Përmeti për një periudhë më shumë se dy vjet kanë qëndruar në shtëpinë e kallëzuesit. Gjatë kësaj kohe dhëndri i kallëzuesit së bashku me kunatin i kanë premtuar kallëzuesit se do t’i nxirrnin viza për në shtetin Grek djalit të kallëzuesit, i cili quhet E.Jorgji dhe vëllait të kallëzuesit Sokol Jorgji kundrejt shumës prej 2700 euro. Kallëzuesi duke i pasur njerëzit e vet “të besuar”, iu ka dhënë shumën e kërkuar. Brenda të njëjtës periudhë këta dy persona i janë shprehur kallëzuesit: “Jemi lidhur me një shtetas Grek, ku ne duhet të blejmë hyrje pallati në Durrës dhe Tiranë me çmim të ulët, me qëllim përfitimi më të lartë dhe do t’ia shesim këtij shtetasit Grek dhe për këtë arsye neve na duhen 4000 euro që të merremi me këtë pune, por në qoftë se t’i na ndihmon me këto euro, ne do të të japim dhe ty një shtëpi në Durrës”. Kallëzuesi përsëri duke i besuar iu ka dhënë eurot që ata i kërkuan. Po gjatë kësaj periudhe këta dy shtetas i kanë thënë përsëri se duhet t’i ndihmonte me një kredi, në mënyrë që ata të kishin mundësi të vazhdonin “këtë aktivitet”, që ata kishin nisur duke i premtuar se brenda muajit do ia shlyenin kredinë. Kallëzuesi ka shkuar në bankë dhe ka aplikuar për të marrë kredi për shumën 9 milion lekë të vjetra. Pasi ka marrë lekët ka shkuar në shtëpinë e tij dhe në prezencë të bashkëshortes së tij fëmijëve të vet ia ka dhënë kunatit dhe dhëndrit të tij 9 milion lekët e vjetra që mori kredi nga banka. Pasi ka kaluar muaji këta dy shtetas nuk i kanë dhënë lekët që mori si kredi, por ka qenë i detyruar që ta shlyente vetë kredinë.

 

Mashtrimet

Në vitin 2011, kallëzuesi i ka kërkuar lekët e veta kunatit, por ai i ka thënë se momentalisht nuk kishin lekë, por ishin duke ndërtuar një pallat në Tiranë: “Nëse ti ke lekë në bankë na jep neve që të mbarojmë punën me pallatin dhe pasi të mbarojë ky pallat ne do të të japim një hyrje”. Kallëzuesi ka sqaruar se iu ka besuar përsëri dhe ka shkuar në bankë dhe ka tërhequr shumën prej 16 milion lekësh që kishte depozituar dhe jua ka dhënë lekët në shtëpinë e tij. Pasi kanë kaluar disa muaj kunati i kallëzuesit (i pandehuri Stefanaq Çuro) i ka kërkuar 4000 euro, për të nxjerrë certifikatën e pronësisë, për hyrjen nga pallati që po ndërtonte në Tiranë. Gjithashtu i pandehuri Stefanaq Çuro i ka kërkuar edhe 95 000 lekë për kontratën e ujit dhe dritave. Kallëzuesi përsëri i ka dhënë këto lekë që të mbaronte punë sa më shpejt).  Sërish kërkesë për 4000 euro për nxjerre certifikate toke dhe 3000 euro për letrat e një dyqani. Ndërsa ka rënë pre e presionit të vjehrrit, i cili i ka kërkuar 3000 euro duke i thënë se po e kërcënonte m jetë një fajdexhi.

 

Telefonata

Kallëzuesi ka sqaruar se në datë 02.04.2013, rreth orës 21:00, djali i madh ka folur në telefon me gjyshin e tij të ndjerin Fori Çuro (vjehrrin e kallëzuesit), për të biseduar për të parë shtëpinë që kishin folur, por vjehrri i kishte thënë, djalit të kallëzuesit: “Ju nuk do të vini në Tiranë për të parë shtëpinë, pasi unë jam i inatosur me ardhjen e vëllezërve të babait tënd dhe vëllait tënd dhe kur të më dali inati do të të lajmëroj vetë që të marrësh dokumentet e shtëpisë”. Ai ka sqaruar se vjehrri në lidhje me shtëpitë që ai do i jepte i ka dhënë tre certifikata pronësie, të cilat dy janë në emrin e kallëzuesit dhe njëra është në emrin e bashkëshortes së kallëzuesit. Në lidhje me këto certifikata, kallëzuesi ka shkuar në qytetin e Tiranës, tek Hipoteka Qëndrore, për të verifikuar nëse janë të rregullta, por nga kjo hipotekë ka marrë përgjigje negative pasi këto certifikata nuk figuronin fare si të regjistruara. E gjithë skema e mashtrimit e krijuar nga shtetasi Altin Uruçi, është zbardhur plotësisht nga përgjimi I bisedave telefonike që ka kryer ky shtetas me shtetasit e dëmtuar, gjithsej 108 (njëqind e tetë) proces-verbale transkriptimi, të cilat provojnë më së miri aftësitë mashtruese të pandehurit Altin Uruçi dhe gënjeshtrat që ju kishte treguar dhe vazhdonte tu tregonte ai personave të dëmtuar, madje edhe bashkëpunëtorëve të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency