Njeriu që bëri rrëmbimin e parë të një avioni

0
118

sawGjashtëdhjetë vjet më parë, një avion pasagjerësh u mor peng dhe kreu ulje të detyruar në një plazh ranor në Mianmar, i njohur gjithashtu si Burma. Për shumë vite, incidenti që përfshiu rebelët Karen u mbajt i fshehtë, por tani është krijuar një film rreth tij. i rehatuar në kolltukun e tij, Saë Kyaë Aye e bën dorën grusht, e ngre në fytyrë dhe imiton tërheqjen e unazës së granatës me dhëmbë. Gjashtëdhjetë vjet mund të kenë kaluar, por kjo është historia që një 87-vjeçar ka treguar prej shumë kohësh. Ai i mbyll sytë për një çast. Kthehet pas në kohë. Është viti 1954 dhe ai sapo ka hyrë me forcë në kabinën e pilotit të një avioni pasagjerësh. Ky është çasti kritik i planit urgjent për të vjedhur një Dakota DC-3 dhe për ta përdorur për të eksportuar armë. Në këtë pikë ai m’i ngul sytë dhe më thotë se i bërtiti pilotit britanik, kapitenit A. E. Hare: “Do të vdes për kombin tim Karen – për çfarë do ta japësh jetën ti?” Duke e kuptuar rrezikun, kapiteni Hare kapitulloi. Ai mori hartën që rebelët kishin vizatuar dhe ra dakord t’i dërgonte në një pikë afër gjirit perëndimor të Mianmarit. Në atë kohë, organizata etnike Karen kontrollonte tokën si në lindje edhe në perëndim të kryeqytetit të atëhershëm Rangoon dhe plani ishte të përdornin avionin për t’i lidhur të dyja. Për tri orët në vazhdim, Saë Kyaë vëzhgoi plot dëshpërim në tokë duke kërkuar për një letër të madhe të bardhë që do të tregonte një pistë të parapërgatitur. Por diçka nuk kishte shkuar siç duhet. Ndoshta asnjë prej rebelëve të tjerë nuk kishte besuar në të vërtetë se plani do të funksiononte. Pengmarrja e një avioni në vitet 1950 ishte pothuajse e padëgjuar dhe dy nga komandantët më të lartë të Karenit e kishin refuzuar plotësisht skemën. Njëri prej tyre madje e kishte quajtur atë të marrë. i marrë apo jo, Saë Kyaë ishte tani në kontroll të avionit pa pasur asnjë vend ku të shkonte dhe me karburantin që po i mbaronte. i dëshpëruar, piloti u përpoq ta ulte avionin në një plazh ranor. Dy përpjekjet për t’u ulur ishin anuluar – përpara përpjekjes së tretë, ata e gjetën veten të zhytur në rërë. Pasagjerët u lejuan të zbrisnin dhe pengmarrësit atëherë zbuluan se avioni kishte në bord disa sëndukë metali të rënda. Ishin para që po transportoheshin midis filialeve të bankës – 700 mijë kyat burmeze. Me paratë e sotme janë 700 dollarë, por në atë kohë vlenin shumë më tepër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency