Standard.al

Nga lumturia te “dhoma e shërimit”, çfarë ndjehet pas vdekjes

pas vdekjesGjëja e parë që ndodh është lumturia madhështore. Nga momenti që ju vdisni, do të absorboheni nga trupi juaj në një dhomë shërimi. Dritat në këtë dhomë fshijnë gjithë të këqijat fizike, mendore dhe emocionale që keni pasur gjatë jetës tuaj. Kështu, brenda në më pak se një nano-sekond, të gjitha dhimbjet tuaj zhduken.

Ju keni gjithmonë përshtypje që jeni ju, edhe pse ju nuk e keni trupin tuaj, ju ende e ndjeni veten si një individ. Në fakt, ju keni më shumë përshtypje se kur ishit gjallë. Ka kaq shumë ndikime nga të tjerët në tokë që në njëfarë mënyre ju kurrë nuk jeni ju.

Drita ka një personalitet. Përtej rrezeve të dritës kanë cilësitë e urtësisë, mirësisë, mëshirës dhe inteligjencës. Kjo dritë e bën të dukshme atë që është e padukshme në tokë, natyrën hyjnore të të gjitha gjërave.

Mëkati dhe ndëshkimi është një koncept i njeriut. Ka shumë thashetheme në tokë në lidhje me atë që ju pret pas vdekjes. Bërja e gabimeve në jetë është pjesë e rregullave të lojës tokësore. Nëse ju duhet të jeni të përkryer për të hyrë në një të ashtu-quajtur Parajsë, askush nuk do të kishte sukses për të hyrë në të.

Jeta juaj në tokë nuk është aspak një ndëshkim. Natyrisht, jeta nuk është pa dhimbje, por nuk është një ndëshkim për diçka që ju keni bërë. Dhimbja është pjesë e përvojës njerëzore, ajo është aq e natyrshme sa edhe frymëmarrja, vizioni, apo gjaku që rrjedh në venat tuaja.

Pas vdekjes suaj, në vend të një Dite të Gjykimit është një Ditë e mos Gjykimit. Kur ju të rishikoni jetën tuaj, ju shihni rrugën që keni marrë dhe atë që nuk e keni marrë. Ju shikoni aty ku keni qenë një gjeni dhe aty ku keni mundur të bënit më mirë, por pa gjykime. Dhe edhe në qoftë se ju akoma nuk e kuptoni, pas vdekjes ju shihni se keni pasur një jetë të mirë, madje edhe në kohë të vështira.

Ju jeni i lumtur që dukeni ashtu siç jeni. Ju nuk bëni kujdes për pamjen tuaj. Nuk ka pretendime apo përpjekje për tu dukur në një mënyrë të caktuar. Ju jeni vetëm rrezatues, gjë që nuk kërkon përpjekje.

Dashuria nuk është e njëjtë si dashuria tokësore. Ju nuk jeni të dashur për atë që bëni për pamjen tuaj, famë, apo paratë që ju fitoni. Nuk është sikur “dje unë ju kam dashur, dhe sot unë nuk ju dua”. Dashuria është me të vërtetë e pakushtëzuar. Më e diskutueshmja, është mëshira e përsosur në të përtejshmen – ju jeni të dashur pa marrë parasysh se si keni jetuar.

 

Eksperimenti

Një eksperiment unik shkencor ka ardhur deri te dëshmitë se ndoshta disa nga “mediumet shpirtërore” kanë aftësi paranormale. Shkenctarët që kanë marr pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet e mbijetesës të vetëdijes pas vdekjes. Deri tani të gjithë shkenctarët kanë hedhur poshtë problematikën e lidhur për “jetën pas vdekjes”, derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë.  Mirëpo, studimi i pare laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t’i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të nerëzve të cilë shpirta i kontaktojnë nëpër seansat. Eksperimenti kishte kyqur 5 mediume, dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur. Në të dyja gruet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njerin nga personat në laborator ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizuel.  Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator. Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: “po dhe jo”. Pas përfundimit të secilës seancë, detajisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedoninmë shumë se 80% të informative për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravanit.

 

Mendimet

Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93 %. Tashmë shumë kohë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën “lexim të ftohtë”, brenda të cilit “lexim” mediumet kanë parapritje inteligjente për njerëzit e vdekur.  Mirëpo, shkenctarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona tjerë. Saktësia e tyre ishte 36 %, ndërsa parapritja më e mire ariti madje edhe deri në 54 % duke u përputhur me faktet. Duke i prezentuar zbulimet në publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanë përfunduar se disa mediume shumë të shkathtë kanë aftësi për të fituar informata të sakta. Gary Schëartz, udhëheqës i hulumtimit ka përfunduar:

“Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka tëjashtëzakonshme.” Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur. Është çkyqur çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme.  Në një eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nënën e ndjerë të të hulumtuarës, tre ditë para seances dhe e ka thënë lutjen të cilën nëna ia kishte lexuar hulumtueses në fëmijëri.

Comments are closed.