“Detektivët psikikë”, misteri i njerëzve hetues

0
172

mister“Detektivët psikikë” janë njerëz, të cilët pretendojnë të kenë kompetenca të veçanta psikike, me qëllim për të ndihmuar njerëz në nevojë apo shërbime të caktuara të policisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit në investigime dhe zgjidhjet e krimeve. Por përveç dëshirës vetjake, janë bërë edhe shumë projekte të bëra publike nga shërbimet sekrete më të mëdha në botë, që dëshmojnë se kanë bërë edhe ngritje grupi pune për studimin e hipnozës, rekrutime të njerëzve me dhunti apo edhe më ekstrem përdorimin si objekte studimi të njerëzve, të cilëve u kanë injektuar drogëra të ndryshme për të parë reagimet dhe dobësinë e subjekteve në gjendje të caktuara.  Një prej këtyre ishte projekti “Artichoke”, i cili mblodhi bashkë divizionet e inteligjencës të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe FBI-së. Shumica e këtyre njerëzve janë detektivë të vetëshpallur psikikë, “kontributet” e të cilëve për hetimet e krimeve janë pothuajse gjithmonë vullnetare.  Aftësitë e tyre përfshijnë postkognitimin – perceptimi mbinatyror të së kaluarës, psikometrinë- hamendje paranormale e informacionit të bazuar me leximin në atmosferë, në një vend apo objekt dhe telepatinë. Ata gjithashtu mund të përdorin leximin tarot, voodoo, numerologjinë etj.

 

Aftësitë psikike

Shumë përkrahës të aftësive psikike besojnë se psikologjia ndihmon në zgjidhjen e krimeve në shumë mënyra dhe që nga hetimet e krimit psikik që janë kryer për më shumë se një shekull, vlerësimi në radhë të parë për zgjidhjen e tyre iu duhej t’u jepej detektivëve paranormalë për përpjekjet dhe arritjet e tyre. Megjithatë, shumica e njerëzve mendojnë ndryshe. Ata i konsiderojnë detektivët psikikë dhe hetimet e tyre si vetëm një formë zbavitjeje që kurrë nuk duhet të merren seriozisht. Evidencave të papërcaktuara, vetë-promovimi dhe media në një farë mënyre e kanë zhvilluar edhe më tej këtë mendim skeptik. Megjithatë rasti i parë i dokumentuar i një krimi që zgjidhet siç tregohet nga një agjent psikik ishte në 1845, kur detektivi paranormal ra në gjurmët e një të dyshuari që rrjedhimisht pranoi primi më pas. Nuk ka asnjë provë që ai kishte zgjidhur me të vërtetë krimin me aftësitë e tij psikike, por ky është dokumenti i parë zyrtar që është i arkivuar. Për sa u përket projekteve, ai i pari për parashikimin e ngjarjeve, i financuar nga CIA ishte projekti me emrin “Cassandra”.  Me ndihmën e agjentëve të dezertuar sovjetikë dhe operativëve të CIA-s, faza e parë e projektit ishte për të gjetur individë që kishin aftësinë për të parë ngjarjet që ndodhnin në një vend tjetër. U bë një farë progresi, por projekti u anulua si i paparashikueshëm. Projekti rinisi prapë në “Los Alamos National Laboratory” dhe u zhvendos tek skemat e modeleve matematikore dhe përdorimin e metodave deduktive. Më vonë u shtua dhe forca kompjuterike dhe së bashku me përdorimin e programimit gjenetik, projekti arriti të krijonte disa modele të sakta. Si me gjithë informacionet e tjera të inteligjencës, edhe rezultatet e arritura nga parashikimi duhet të verifikohen me anë të burimeve të tjera. Informacione të tilla nga burime që mund të konsiderohen paranormale, nuk merren asnjëherë si të vërteta pa u verifikuar. Sipas dokumenteve të bëra publike nga këto projekte, në konkluzionet e parashikimeve, personat përkatës ishin të saktë në 20 për qind të rasteve dhe e kishin gabim 80 për qind të rasteve.

 

Studimet

Një studim i kryer nga profesoresha Jessica Utts dëshmoi një efekt mjaft domethënës, sepse subjektet me prirje paranormale qëndronin 5-15 për qind mbi shanset e parashikuara edhe pse raportet e këtyre subjekteve përfshinin një sasi të madhe informacioni të pasaktë. Pas kësaj janë krijuar shumë programe në vite të ndryshme, një pjesë e tyre tani janë hapur për publikun, për të bërë kërkime në fushën e parashikimit, në funksion të shërbimeve sekrete. Konkluzionet paraqiteshin në çdo mes viti para senatit dhe rezultatet mbaheshin sekrete nga “parashikuesi”. Për sa u përket individëve me këtë dhunti, një nga më të njohurit “detektivë psikikë” në Shtetet e Bashkuara është Sylvia Broëne e Kansas City, e cila madje është ftuar edhe për intervistë live në emisionin e “Larry King Live” dhe “Montel Ëilliams Shoë”.  Veprat e saj të shumta përfshijnë parashikime të tilla siç është për shembull pretendimi se Bill Bradley do të fitonte zgjedhjet e 2000 të SHBA-së me Partinë Reformatore, fshehja në shpella e Osama bin Laden dhe Sadam Husein etj.  Ajo ka shkruar madje edhe disa libra, duke përfshirë edhe “Jeta në anën tjetër” dhe është themeluese e shoqërisë së “Novus Spiritus”. Jashtë Shteteve të Bashkuara, Chico Xavier (Brazil) është një tjetër i famshëm “agjent psikik”, i cili me anë të transkriptimit të një deklarate nga një viktimë vrasjeje në 1979, çoi në lirimin e një njeriu të pafajshëm dhe arrestimin e vrasësit të vërtetë, duke bërë që kjo ngjarje të ngjallte interesa edhe më të mëdha në përtëritjen e hetimeve psikike. Si shembull më i mirë i një bashkëpunimi institucional policor me mediume që kanë prirje ekstrasenzorike, është edhe ai i Norin Renjerit. Ajo, për më se 23 vjet ndihmon policinë e shtetit të 42-të të SHBA-ve në zgjidhjen e shumë rasteve kriminale që në fillim duken të pazgjedhura me metoda të përcaktuara kriminalistike. Norin, madje paraqitet para kamerave të kanalit televiziv të njohur botërisht amerikan “ABC”. Emisioni titullohej “Testimi” dhe kishte për qëllim që publikisht, para miliona shikuesve, të bënte verifikimin e aftësive ekstrasenzorike dhe parapsikologjike të individëve të prirë.  Transmetimi bëhej drejtpërdrejt dhe nën mbikëqyrjen rigoroze profesionale nga ana e ekspertëve.

 

Emisioni

“Duke e ndjerë energjinë psikike” të sendit që kishte me vete viktima në çastin e krimit, – deklaron Norin në vazhdim të prezantimit të saj, – përmes një ekspansioni psikik që më paraqitet si vegim, unë mund ta shoh qartë në vizione kriminelin. Kur e prek sendin nga trupi i viktimës, më vjen sikur shikoj një film. Vërtet, pamjet që më shprehen si figuracione janë të turbulluara, por kjo nuk më pengon ta njoh kriminelin. Shpeshherë, kam nevojë të shkoj në vendin e krimit dhe përmes meditimit, shumë e përqendruar, t’i përjetoj insertet nga rrjedha e ngjarjes. Ndonjëherë, kur disa detaje të fizionomisë së kriminelit nuk më dallohen aq qartë, e vrojtoj viktimën drejt në sy dhe kështu më kompletohen tiparet e pamjes komplete. Ka momente, kur në vizione më paraqitet e tërë rrjedhja e vrasjes. Kjo, t’ju them të drejtën, është një punë tejet e mundimshme dhe kam lodhje të madhe psikike. Realizuesit e emisionit “Testim”, kishin siguruar material për tri vrasje të kryera në Kaliforni. Krime këto, që veç ishin zgjidhur nga policia me sukses. Të gjitha sendet nga vendi i ngjarjes qenë futur në një zarf të mbyllur dhe të vulosur.  Nga tri zarfe që udhëheqësi i emisioni ia parashtron z. Norin, ajo zgjedh njërën prej tyre. Përveç mysafirëve të shumtë, në studio ishte prezent edhe inspektori i lartë i policisë, XhonPerkin, i cili vetë me sukses i kishte zgjedhur të tria rastet.  Në atmosferën e qetësisë së plotë dhe nën tingujt e ngulfatur të një muzike të lehtë serioze, Norin e fillon seancën e vet të çuditshme hetuese. Në të gjitha përshkrimet që i deklaronte në vazhdim, përgjigja më e shpeshtë e inspektorit ishte: “Është e saktë!”.  Në këtë transmetim televiziv të drejtpërdrejtë, Norin kishte arritur që me mjaft përpikëri t’ia qëllojë edhe emrin e viktimës. Ajo ishte një grua plakë, e vrarë në shtëpi, nga një kushëri i saj, për shkaqe të trashëgimisë. Përshkrimi i vrasjes dhe detajet e dhëna policisë ishin 85 për qind të sakta. Vetëm disa tiparet e fytyrës dhe disa elemente të kallëzimit të kryerjes së krimit, nuk qenë të qarta. Por janë edhe skeptikët nga ana tjetër, të cilët përveçse nuk iu besojnë aftësive të këtilla paranormale, madje i përcaktojnë si një krim moral: “Kam zbuluar se puna e psikikëve nuk ishte gjë tjetër një komedi tragjedike, një përqeshje e djallit”.  Po ashtu në një libër të botuar nga Arthur Lyons and Marcello Truzzi me titull “The Blue Sense: Psychic Detectives and Crime”, listojnë shumë arsye se njerëz pa asnjë aftësi psikike mbledhin informacione për raste krimesh nga media ose nga një tjetër burim dhe përfitojnë në kurrizin e fatkeqëve, duke aktruar dhe shpikur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency