“Kishim një vizion!”

0
114

0,,17710315_303,00Sipas një sondazhi të fundit dy të tretat e studentëve pas 15 viteve të reformës së Bolonjës janë të pakënaqur me diplomën bachelor. Edhe politikanët dhe shkencëtarët nuk janë shumë entuziastë.

 Gati dy të tretat e studentëve gjermanë mendojnë se diploma bachelor është shumë pak, për të nisur një karrierë profesionale. Në 15 vjetorin e procesit të Bolonjës bilanci është shumë i dobët. Me 19 qeshor 2014 bëhen 15 vjet, që kur në qytetin më të vjetër universitar të Italisë Bolonja u mblodhën ministrat e shkencës nga 20 vende evropiane. “Ne kemi patur një vizion”, thotë Edelgard Bulmahn, e cila në atë kohë ka qenë ministre e Arsimit e Gjermanisë: “Europa nuk duhej të ishte vetëm një hapësirë ekonomike, jo vetëm treg pune, jo vetëm një entitet politik, por edhe kulturor, social dhe shkencor. Ideja e ministrave ishte se rrugën drejt këtij qëllimi mund ta hapte një zonë unike e arsimit të lartë evropian. Lindi procesi i Bolonjës.

 

Për të u përcaktuan disa objektiva:

· Në mbarë Evropën duhet të kishte kushte të ngjashme studimi.

· Programi i studimeve duhej të fokusohej më fort në tregun e punës

· E gjitha kjo duhej të bënte që studentët dhe studjuesit të lëviznin më shumë brenda Evropës.

“Kryesorja ishte se ajo ishte konferencë e ministrave, universiteteve dhe e atyre që studjonin”, thotë sot Edelgard Bulmahn. Shkollat e larta dhe studentët pjesëmarrës duhej të vendosnin së bashku për zhvillimin e reformave. Në fakt, së paku në Gjermani, shumë studentë janë skeptikë në lidhje me procesin e Bolonjës. Ata ankohen se koha është e pakët, planet mësimore të mbingarkuara, dhe nuk janë të sigurtë, nëse një bachelor është i përshtatshëm për një fillim të mirë në karrierë. Sipas një sondazhi të fundit të institutit Allensbach gati dy të tretat e studentëve, që bëjnë bachelor, thonë se pas kësaj duan të bëjnë patjetër edhe një master.

 

Vlerësimet, që bëhen, janë të ndryshme

Megjithatë reforma e Bolonjës ka patur rezultat shumë të mirë, mendon Franz Bosbach, prorektor për mësimdhënien dhe studimin në universitetin Duisburg-Essen, së paku nga perspektiva e universiteteve: “Ne duhet të fusim një sistem krejtësisht të ri në programet tona të studimit. Besoj se universitetet kanë treguar se janë efektive dhe se janë me të vertetë në gjendje të adaptojnë sisteme të tilla.” Natyrisht në një vend apo në një tjetër duhen bërë përmirësime, por në përgjithësi ndryshimi është bërë me sukses.”

Wolfgang Lieb nuk është aq optimist. Para 15 vjetësh ai merrej me politikë arsimore dhe ishte shumë entuziast për procesin e Bolonjës. Sot nuk është më. Sepse ai e konsideron fokusimin e programeve të studimit në tregun e punës, (employability) të tepruar: “Ana arsimore e procesit të Bolonjës është shtyrë mënjanë në favor të asaj ekonomike. Dhe kështu shkollat e larta kanë rënë shumë nën ndikimin e mendësisë ekonomike.” Ka humbur fokusimi i fortë i shumë universiteteve te shkencat shoqërore dhe humaniste, sepse inkurajohen sidomos ata lëndë, që janë të kërkuara veçanërisht nga ekonomia.

 

Rritje e mobilitetit, por jo sa duhet

Franz Bosbach nga universiteti Duisburg-Essen e kundërshton këtë me në tjetër argument: Mobiliteti i studentëve ështe rritur. Gjermania është një destinacion shumë tërheqës për studentët dhe prej vitesh është e treta ndër vendet më të kërkuara. Dhe këtë ai e ndjen edhe në universitetin e tij në Duisburg-Essen. “Ne kemi shumë incoming studentë, të cilët nuk vijnë vetëm nga hapësira e Bolonjës, kështu që ne për këtë jemi shumë të kënaqur. Jo shumë të kënaqur jemi me kuotën outgoing, e cila mund të ishte edhe më mirë.”

Shumë studentë gjermane hezitojnë të shkojnë për një semestër, apo për stazh jashtë vendit. “Por ne punojmë për këtë dhe përpiqemi t’i bindim”, thotë Franz Bosbach. Argumenti i tij kryesor: Nga 29 firmat e atyre, që nënshkruan procesin e Bolonjës, janë bërë ndërkohë 47 shtete pjesëmarrëse. Mundësia e përzgjedhjes së vendeve të destinacionit në hapësirën e Bolonjës është rritur në 5 vitet e fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency