Itali/ Theret me thikë një shqiptar

0
138

itali-therrje-300x199Vritet një i ri shqiptar në Itali. Viktima, një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është therur me thikë në hollin e banesës së tij ku jetonte. Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në Broni, ku i riu është qëlluar me thikë pas një mosmarrëveshje me autorin e plagosjes. Ai është transportuar me urgjencë me një makinë të rastit në spitalin e Stratfordit, ku dhe ka ndërruar jetë vetëm një orë pas ngjarjes. Ndërkaq policia ka marrë në pyetje dëshmitarë të rastit si dhe miq të viktimës. Nga dëshmitë e tyre është bërë i mundur identifikimi i autorit të vrasjes dhe po punohet për kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency