Eksperienca argjentinase përballë të rinjve të Belgjikës

0
160

argjrntineMesi me shokë duan të shkojnë një hap më larg, teksa ndalesa me emrin Belgjikë do të tentojnë të bëjnë surprizën

Sfida që ka edhe më shumë rivalitet është përballja midis Argjentinës dhe Belgjikës. Një sfidë nga e cila pritet të ketë shumë emocione dhe lojë të bukur. Të dyja skuadrat bëjnë një lojë të hapur me lojë sulmuese, çka do t’i shtojë spektaklin sfidës. Një mal i madh duket përpara për Argjentinën që tashmë është në një fazë tepër delikate. Ndërsa belgët e rinj janë të kënaqur me këtë arritje dhe tentojnë të shkojnë edhe më larg për të treguar që janë një potencial i frikshëm për të ardhmen. Bardhekaltrit janë ata që duken më shumë në presion. Kjo për faktin se Mesi, por edhe shokët e tjerë të ekipit janë në kulmin e tyre të karrierës dhe ky duket si momenti i duhur për të arritur gjëra të mëdha. Ndërsa arsyeja tjetër është edhe fakti se luajnë në fushën e një kombi që e kanë pasur gjithmonë rival, kështu një fitore në Brazil rrit dhe krenarinë e popullit. Teksa belgët treguan ndaj Amerikës që janë të magjishëm kur duan dhe shtojnë edhe më shumë frikën për të ardhmen. Një ekip që ka shumë energji dhe zotërojnë elementët e duhur për t’i bërë surprizën skuadrës së Sabelës. Trajneri i Belgjikës, Mark Vilmots, komentoi në prag të përballjes me Argjentinën, duke u shprehur se skuadra e tij duhet të mendojë për gjithë ekipin argjentinas e jo vetëm për Lionel Mesin. Belgjika dhe Argjentina do të përballen sot në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’. “Të gjithë mendojnë për Mesin dhe me pak për lojtarët tjerë të Sabelës. Ne duhet të përballemi si një ekip kundër një ekipi, e jo të mendojmë vetëm për Mesin”, – ka thënë Vilmots. Ai shpreson se do të vazhdojnë më formën e mirë edhe në ballafaqim me Argjentinën. Ndërsa nga an tjetër tekniku Sabela ka deklaruar se Mesi ka treguar që është më i miri dhe do ta tregoj këtë gjë edhe ndaj Belgjikës. 27-vjeçari ka shënuar katër gola në katër paraqitje në këtë turne, ndërsa ishte asistues i golit të Angel di Marias kundër Zvicrës. “Vartësia nga Mesi? Secila skuadër që e ka një lojtar si Mesi do të varet nga ai. Fakti që ai po e bën atë që ka bërë, tregon se është më i miri në botë, por kjo skuadër ka më shumë. Kundër Zvicrës, Palasio e fitoi topin në mesfushë para se ta pasonte te Mesi, para golit. Pa Palacion, nuk do ta shënonim atë gol. Të gjithë presin që Mesi të bëjë diçka ndryshe. Ai gjithmonë mund të befasojë dhe të bëjë të papriturën”, – ka deklaruar Sabeja. Favoritë duken latinët për faktin se edhe përshtatja me klimën e ndihmon, ndërsa belgët nëse bëjnë lojën që bëjnë ndaj Amerikës kanë shumë shpresa për fazën tjetër.

 

Holanda sfidon surprizën Kosta Rika

Sfida midis Holandës dhe Kosta Rikës është sfida e vlefshme për gjysmëfinalen e Brazil 2014. Një ndeshje nga e cila pritet të ketë shumë drithërima dhe një lojë mjaft të fortë. Përballë janë holandezët që vuajtën shumë duke u munduar deri në minutat e fundit ndaj Meksikës. Ndërsa nga ana tjetër Kosta Rika i rrëmbeu Greqisë fitoren vetëm nga pika e 11-metërshave. Të dyja skuadrat treguan mentalitet dhe forcë, ndërsa kësaj radhe i vendosin forcat e tyre përballë njëra-tjetrës. Tulipanët duken favoritë, për shkak të skuadrës që kanë dhe potencialit të madh që paraqesin. Ndërsa Kosta Rika nuk ka emra, as një trajner si Van Gal, por kanë nj grup skuadre shumë të bashkuar që kanë treguar mjaft në ndeshjet në grupe. Mbrojtësi i Holandës, Ron Vlar, deklaroi se Kosta Rika nuk duhet të nënvlerësohet nga ekipi i tij. Mbrojtësi i ri është në dijeni nga rreziku i Kosta Rikës dhe pret që ata të kërkojnë gjysmëfinalen historike për ta. “Ndeshjet nuk po bëhen më të lehta. Nuk ka ndeshje të lehta. “Kosta Rika mposhti Uruguain e Italinë dhe barazoi me Anglinë. Ata mposhtën Greqinë. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Do të jetë një sfidë shumë e madhe për ne”, – ka thënë Vlar.

 

 Mançesteri, 50 milionë euro për Kuadradon

Një çmenduri e vërtetë për Huan Kuadradon. Mançester Junajtid me kërkesë të Luis van Galit, është gati për t’i prezantuar Fiorentinës një ofertë prej 50 milionë eurosh për futbollistin. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja gjermane “Bild”. Paraqitjet e kolumbianit në Botërorin “Brazil 2014”, që vijnë pas një sezoni të shkëlqyer me fanellën “viola” të Fiorentinës e kanë bindur trajnerin aktual të Holandës mbi leverdinë e këtij operacioni. Në gjurmët e futbollistit janë dhe Barcelona e Roma, por një ofertë prej 50 milionë eurosh, do të hidhte tutje gjithë konkurrencën. Edhe ata të blaugranave që e kërkonin prej kohësh Kuadradon, i cili tanimë duket se është drejt largimit nga kampionati italian edhe pse klubi i familjes Dela Vale deri pak javë më parë e konsideronte të pashitshëm. Para pak kohësh Fiorentina mori dhe gjysmën tjetër të kartonit të Kuadrados nga Udinezja për 15 milionë euro. Çmimi i kartonit tani vërtitet rreth 40 milionë euro, dhe përballë një oferte prej 50 milionësh, përgjigja e klubit italian nuk mund të jetë tjetër veçse pozitive.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency