Biletat/ Bashkia: Qeveria po u heq transportin falas invalidëve

0
182

transporti urbanMasat, kriteret dhe procedurat për kompensimin e tarifës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave

Tafaj: Se ç’do të bëjë Veliaj, do të heqë licencat apo jo, ky është problemi i tyre, invalidët s’mund të paguajnë

Invalidët po përballen me një situatë të vështirë, sa herë që marrin urbanin. Deri në datën 1 korrik kjo shtresë në nevojë udhëtonte falas, por pas kësaj data shoqëritë e transporteve paralajmëruan se nëse qeveria nuk do të subvenciononte këtë shërbim, do të detyrojnë çdokënd të paguajë biletën. E gjithë kjo situatë ka detyruar çdo person me aftësi të kufizuara që të paguajë biletën si të gjithë pasagjerët e tjerë, pavarësisht se Kushtetuta e Shqipërisë parashikon udhëtim falas për këtë shtresë. “Është një akt i turpshëm i qeverisë, privimi i transportit falas për invalidët. Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend. Në ligjin e ndryshuar nga qeveria, “Për transportet rrugore” është përcaktuar qartë se “fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohen nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masat, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”. Ligji i ri detyron ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Ministrinë e Arsimit të subvencionojë transportin falas dhe me tarifa të reduktuara. Ministri i paaftë nuk mund të fshihet pas sulmeve politike ndaj Bashkisë së Tiranës, pasi ligji e ngarkon atë me përgjegjësi”, – shprehet Bashkia e Tiranës në një reagim të saj. Sipas Bashkisë, në marrëdhëniet kontraktuale me operatorët e transportit publik është e përcaktuar qartë se ndryshimet ligjore reflektohen menjëherë ne këto kontrata, pra, bashkia është e detyruar të zbatojë ligjin e miratuar nga qeveria.

 

Shoqatat e transportit

Shoqata e Transportit Qytetas në një reagim ditën e djeshme bëri me dije se nuk ka bllokuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar, por kërkon që kjo kategori ose të paguajë detyrimin, ose të lëvizë falas dhe ministritë e linjës të kryejnë subvencionet. Kreu i shoqatës, Fatos Vrapi, deklaroi se operatorët privatë nuk bëjnë politika sociale, por ato i bën qeveria. “Sulmohet shoqata dhe operatorët privatë, sikur jemi ne ata që po pengojmë transportin falas të këtyre kategorive. Nuk jemi ne që i kemi bllokuar, ne kërkojmë që ata të zbatojnë ligjin që vetë e bënë. Kjo kategori është e detyruar në bazë të ligjit, kjo kategori kur merr shërbimin është i detyruar të paguajë paratë e shërbimit, subvencionimin e mbulon qeveria, në bazë të ligjit që ata kanë nxjerrë. Me ligjin e fundit politikën sociale e ka qeveria”, – deklaroi Vrapi.

 

Tafaj

Presidenti i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, Sinan Tafaj, gjatë një takimi me përfaqësuesin e OSBE-së në Tiranë në lidhje me respektimin e të drejtave të invalidëve, tha se kjo është një e drejtë që po cenohet, ndaj kërkoi që invalidët të mos përdoren nga asnjë forcë politike. “Ne jemi konsumatorë, jo palë. Se ç’do të bëjë Veliaj, do të heqë licencat apo jo, ky është problemi i tyre. Ne kemi një gjë, asnjë fatorino nuk mund t’i ulë ata në tokë, sepse ata janë me një shërbim publik të kontraktuar nga pushteti. Të mos na përdorin neve për qëllimet e tyre politike”, – ka thënë Tafaj. Dy ditë më parë ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, u shpreh se do të marrë masat për heqjen e licencave ndaj shoqërive të transportit që do t’u marrin lekë invalidëve për biletat. Nga ana tjetër edhe ditën e djeshme invalidët kanë vazhduar të paguajnë biletën e urbanit, ndërkohë që qeveria mund të subvencionojë biletën dhe invalidët të mos paguajnë para, një e drejtë që është e shkruar në kushtetutë.

 

 Ja çfarë parashikon ligji për transportet rrugore i ndryshuar para disa muajsh

Në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 10, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) tarifat e biletave të transportit qytetas të udhëtarëve me autobus miratohen me vendim të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, sipas nenit 14 të këtij ligji.”.
Neni 2
Në nenin 14, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Tarifa e llojit të biletës në transportin qytetas të udhëtarëve me autobus miratohet nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, në përputhje me nivelin e standardit të kërkuar për këtë shërbim.”.
Neni 3
Në fund të nenit 85 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Fondet për kompensimin e tarifës së transportit të kategorive të personave, që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas, përballohet nga institucionet përgjegjëse, sipas ligjit. Masa, kriteret dhe procedurat për kompensimin e kësaj tarife përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 10.4.2014
Shpallur me dekretin nr. 8553, datë 5.5.2014 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

 

Kërkimet për naftë, Athina: Do t’i shmangim problemet me Shqipërinë

Zbulimi i 20 zonave ku Greqia do të bëjë kërkime për naftë dhe gaz, ka nxjerrë në dritë se pjesë e planit do të jetë një pjesë e hapësirës detare të Shqipërisë. Pavarësisht se hartat janë nxjerrë nga Ministria e Energjetikës në Greqi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Konstantinos Koutras, është shprehur ditën e djeshme se Greqia do të respektojë të Drejtën Ndërkombëtare për Detet. “Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Konstantinos Koutras, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me disa shkrime në shtypin shqiptar sipas të cilave, zonat të cilat do të tenderohen prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brenda ujërave territoriale shqiptare, deklaroi si më poshtë: Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin. Është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”, – shkruajnë mediat greke në Greqi. Pak ditë më parë ka qenë ministri i Jashtëm i Greqisë Evangelos Venizelos, i cili tha se pas kontributit që shteti grek ka dhënë për marrjen e statusit, tashmë Shqipëria duhet të nisë miratimin e një marrëveshjeje të re, por me të njëjtat kushte.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency