Skema piramidale/ Arrest me burg për Ledjan Muçarakun: Ju kam lënë në dorë fatin tim

0
163

Anxhela Tato

Ledjan Mucaraku Prokuroria: I arrestuari, pjesë e një grupi kriminal, duhet të lidhte 50 kontrata në ditë me kamatëvonesë 50 euro

 Zbulohen transaksionet në shumat nga 30.000-150.000 euro, për t’u fshehur fitimet Ledjani përdorej nga shefat si huadhënës

 Ngelet në qeli supermashtruesi Ledjan Muçaraku, i cili arriti të përfitonte deri në 230 mijë euro, duke ndërtuar një skemë piramidale. Në Gjykatën e Fierit është zhvilluar ditën e djeshme seanca gjyqësore e masës së sigurisë. Nga ana e togave të zeza është pranuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e arrestimit me burg për 29-vjeçarit. Ndërsa vetë i arrestuari ka pranuar fajësinë duke u shprehur se fatin e tij ia ka lënë në dorë drejtësisë. Mbrëmjen e së hënës, Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuadër të operacionit të koduar “Kravata e zezë”, bënë të mundur arrestimin e Ledjan Muçarakut, 29 vjeç. Pas një hetimi 5-mujor policia zbuloi skemën e tij të mashtrimit, Muçaraku lekët që kishte dhënë hua përmes akteve noteriale ua merrte në dorë huamarrësve. Më pas me dokumentet që dispononte dhe me llogarinë e tij personale, ku provonte mos derdhjen e lekëve, denonconte huamarrësit se gjoja nuk i kishin paguar. Pre e mashtrimit të tij ishin biznesmenë dhe individë nga Fieri, Vlora, Berati, Lezha, Durrësi, Tirana, Kruja, Lezha, Laçi, Mamurrasi, Burreli, Kukësi, Kavaja, të cilat sipas policisë janë mbi 900 kontrata të tilla me vlera nga 9000 deri në 250.000 euro.

 

Masa

Sipas informacioneve fillestare dyshohej se Ledjan Muçaraku, e ka filluar veprimtarinë kriminale në një grup të strukturuar kriminal për një skemë piramidale që prej vitit 2007, si i punësuar pranë këtij grupi me një pagë 160.000 lekë të reja në muaj, veç shpërblimeve dhe honorarëve të tjerë, me detyrimin të lidh deri në 50 kontrata huadhënie në muaj, me kamat vonese 50 euro në ditë për skemën; nëse huadhënësi Ledjan i jep huamarrësit 150.000 euro për një vit. Huamarrësi e merr në bankë këtë shumë duke nënshkruar kontratën e huas para noterit sikur ka marrë 180.000 euro. Huadhënës Ledjani në kontratën noteriale, nëpërmjet bankës nuk tregon se të kujt i përkasin parat që ai i jep hua. Dyshohej gjithashtu se Ledjan Muçaraku ka lidhur kontrata huadhënie në një masë të konsiderueshme në Fier, Vlorë, Berat, Lushnjë, Durrës, Tiranë, Krujë, Laç, Burrel dhe mbi 900 kontrata të tilla. Burimi i këtyre parave nuk dihej. Shqetësimi i tij dhe i shefave të tij siç shprehej vetë Ledjani në këtë skemë është të mbulojë origjinën e shumave në miliona euro, të cilat janë dhënë dhe vazhdohen të jepen hua me dokumente fiktive, sikur Ledjanit këto shuma ja u kanë dhënë biznesmenë të tjerë për t’i qarkulluar në treg dhe jo shefat e tije në skemë. Për disa klientë që kalojnë afatin e shlyerjes Ledjani ka hapur gjyqe në Vlorë, Fier, Durrës, Tiranë, kallëzime penale në prokurori më tepër si presion likuidimi të huamarrësve dhe procedimet më pas pushohen me mosparaqitjen e tij. Tjetër dyshim i arsyeshëm ishte se nisur nga faktet se një pjesë të kontratave me huamarrësit pasi i paraqet në bankë i anulonte me klientët, sikur ja ka kthyer lekët.

 

Dëshmia e një prej viktimave

 “Unë i kërkova 100.000 euro me interes për t’i kthyer 115.000 euro për një vit me të drejtë shlyerje deri në dy vjet. Unë dija që dhe një miku im, Q. P., i cili është firmë ndërtimi ishte ngushte për lekë, pasi po ndërtonte pallat dhe i them edhe atij nëse je i interesuar hajde takoje. E thirra, i takova dhe pinë kafe të dy bashkë dhe bashkë me Ledjanin shkuam dhe pamë ambiente që do të linim si garanci për tërheqjen e shumës. Ambientet i pëlqyen dhe e kalonin vlerën e shumës për tërheqje. Të nesërmen a të pasnesërmen datën nuk e mbaj mend e lamë për të shkuar tek noteri. Tek noteri bëmë kontratën për Q. P. për të marrë 200.000 euro dhe për të kthyer 230.000. Pasi u mbyll kontrata, Ledjan Muçarkau na tha: Na lini tri ditë kohë sa të shkoj tek shefat e mi në Vlorë dhe të më kalojnë lekët në llogarinë time e unë t’jua kaloj juve në llogarinë tuaj. Me kalimin e parave në llogari u la që menjëherë të bëhej edhe ngrirja e pronave të Q. P. Pasi kaluan disa ditë këto nuk po bënin asnjë lloj veprimi. Ledjani thoshte prit sot, prit nesër, hajde bëjmë dhe kontratën tënde. Unë i thashë mbaro një herë punë me ketë dhe pastaj bëjmë edhe timen. Ai këmbëngulte hajde t’i bëjmë të dyja bashkë se i kam gati, në përfundim ma mbushi mendjen për të bërë kontratën. Unë kisha nevojë për para, sepse kisha për të bërë disa pagesa në bankë për kredi dhe e kisha emergjente për të paguar në bankë. Bëra kontratën, por nuk kisha prona në qendër për t’i lënë peng se i kërkonte edhe në qendër, ndërkohë i lutem shokut tim P. F., biznesmen, dhe ai ra dakord të linte dy pronat e veta dhe të mbaroja punë për hallin që kisha. P. F. erdhi bashkë me mua, shkuam tek një zyrë noteriale ku na çoi Ledjani.Në qoftë se shuma nuk kalonte nëpërmjet bankës për një javë, kontrata u bënte nul, quhej e pavlefshme. Pasi po kalonin disa ditë, Ledjani thoshte jo jam këtu, jo jam atje, jam në gjykatë, jam i lodhur dhe e pamë se po mashtronte.

 

Transaksionet

Paraprakisht u disponuan informacionet të marra në rrugë ligjore, se Ledjan Muçaraku, i datëlindjes 1985, ka kryer disa transaksione në vlerë të lartë dhe me para në dorë si vijon:

80 000 euro, me shtetasin N. B. me interes 30 000 euro, sipas aktit noterial datë 29.9.2009;

72 000, euro, shtetasin I. Ll. për likuidim mjetesh monetare, sipas aktit noterial datë 10.6.2013;

55 000 euro, shtetasit R. B. sipas aktit noterial datë 12.9.2013, me objekt kontrate “Deklaratë noteriale për njohje detyrimi shumë (shlyerje borxhi) nga huamarrësi N. B.;

150 000 euro i ka dhënë hua (borxh për një vit pa interes) shtetasit N. B., sipas kontratës datë 12.9.2013. Në kontratë është deklaruar se brenda 7 ditëve nga dita e nënshkrimit të kësaj kontrate) do të derdhet shuma në bankën “xxxxx”. Transaksion i cili nuk duket të jetë kryer;

150 000 euro, me deklaratë noteriale datë 14.9.2013 shtetasi N. B. deklaron detyrimin për shumën 150 000 euro ndaj Ledjan Muçarakut.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency