Sëmundja e rinisë

0
162

vetmiS. vuan nga DSHS (Dliberate Self-Harm Sindrome), ose vetëplagosja, nevoja për t’i shkaktuar dhimbje vetes. A është kjo një histori e vetme? Mund të themi që jo, duke pasur parasysh konkluzionet e neuropsikiatërve, psikoterapistëve, pediatërve dhe psikologëve. Janë gjithnjë e më të shumtë në numër personat, sidomos adoleshentë, që e trajtojnë trupin e tyre si një armik. E shpojnë, e çajnë, e djegin, manipulojnë me mijëra mënyra të ndryshme, derisa e shkatërrojnë. Fiziku bëhet vendi ku shfryjnë konflikte dhe dhimbje të thella, territor i huaj, i pakontrollueshëm. Me të gjitha kostot.

 

Fiziku kontrollon mendjen

Po përse ndodh e gjithë kjo? Nuk ekziston një përgjigje e vetme. Dikush thotë që ka filluar rastësisht, dikush tjetër pasi ka parë që e bëjnë shokët e tij, të tjerë për t’u ndjerë “në jetë”. Motivet e vërteta janë më të thella. Kemi të bëjmë me persona shumë të dobët, të paaftë për të kontrolluar emocionet, që kanë shumë pak besim tek vetja dhe shumë frikë për të ardhmen. Një situatë tipike për adoleshencën, kur transformimet e thella fizike dhe mentale mund ta bëjnë të patolerueshëm shqetësimin psikik. Nëse dhimbja emotive e pakontrollueshme kthehet në dhimbje fizike, bëhet më e durueshme. Nxirret jashtë ajo që nuk mund të mbahet më brenda. Të ndjesh dhimbje fizike është një mënyrë për të ndarë: unin nga njëra anë dhe trupin nga ana tjetër. Atë trup që po ndryshon, që më tradhton, nuk e vuaj më, e dominoj, e detyroj të pësojë, i fshij nevojat e tij. Dhe bëhem fuqiplotë. Kjo është një ndjenjë që forcohet edhe nga një reaksion kimik i lidhur me prerjen: plagosja shkakton një çlirim të menjëhershëm të endorfinës, që kanë një efekt qetësues. Vetëplagosja është një mënyrë për të dënuar veten, për të shfryrë, për të rimarrë kontrollin. Nuk vetëvriten shpesh, por vetëm atëherë kur bëhet e paevitueshme. Dhe përgjigjja është një situatë kritike. Kush vuan nga vetëplagosja ka një përfytyrim jo të vazhdueshëm për veten, ka nevojë për të tjerët që t’i japin identitet, për dikë që ta bëjë të ndihet në jetë: një të dashur, një mik, një prind. Nëse ndokush mungon (qoftë edhe për një çast) humbasin pikën e referimit dhe dhimbja bëhet e patolerueshme. Atëherë i bëjnë keq vetes, për ta rigjetur veten. Asnjë nga ata që vuan nga vetëplagosja nuk mendon se të vritesh është një gjë e bukur, por të gjithë mendojnë që është gjëja më e mirë që mund të bëjnë për të mos u varrosur.

 

Vuaj, pra ekzistoj

Vuajtja, pra bëhet e vetmja mënyrë për ta dashur veten. Por a është e nevojshme të kthehesh me të vërtetë në mazokist për të tejkaluar dhimbjen për të jetuar? Më shumë se për mazokizëm, mund të flitet për sadizëm. Nuk i nënshtrohesh një torture, kërkohet dhimbja, ia imponon vetes. Trupi nuk është një armik, përkundrazi. Është një mik, pasi nëpërmjet dhimbjes më përgjigjet. Vuajtja pastaj përjetohet si e kundërta e mosvuajtjes, një teknikë për të bërë anestezinë. Sa më shumë i shkaktoj vetes dhimbjes, aq më shumë mësoj ta durojë atë. Kur humbja e raportit me veten është totale, të plagosësh veten është një mënyrë për ta gjetur atë: ndiej dhimbje, pra ekzistoj.

 

Një identitet shumë delikat

Raporti me trupin është një nga nyjat e adoleshencës. Për t;u rritur është e nevojshme ta konsiderosh trupin si një vend privat, ekskluziv, vendin e gjendjes tënde të re, të pavarur nga prindërit. Brezi i sotëm është delikat nga këndvështrimi i ndërtimit të esit: identiteti jetohet si diçka ekstremisht e paqëndrueshme. Të bërit pirsing apo tatuazhe, shërben për të forcuar imazhin personal: trupi kthehet në një vend spektakolar. Është si një lloj letre, ku mund të pikturosh, ku mund të shënosh kufijtë midis vetes dhe botës. Është zbulimi që trupi nuk është i shenjtë, dhe kështu që mund ta vandalizosh. Kur brishtësia e brendshme është shumë e fortë, ai që është një gjest estetik bëhet patologjik dhe arrihet në një sulm të mirëfilltë ndaj trupit. Një sulm që është shumë e lehtë të shpërthejë: një telefonatë që e pret dhe që nuk të vjen, një keqardhje, mungesa e vëmendjes, janë të mjaftueshme këto për të shkaktuar një krizë. Nuk arrin të kërkosh ndihmë, ankthi rritet dhe bashkë me të edhe nevoja për të plagosur veten. Plagosja është çliruese, bën që të dalë diçka që nuk është më e shtypur, të pritesh është sikur të hapësh një derë midis vetes dhe botës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency