Rezultatet e maturës/ Dalin notat e provimeve me zgjedhje, maturantët midis notës 4 dhe 7

0
235

provimetFormula për llogaritjen e pikëve

Mesatarja shton minimumi 50 pikë

Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e djeshme notat e provimeve me zgjedhje. Ashtu si në provimin e matematikës, maturantët kanë dalë me rezultate të ulëta. Tabela e publikuar nga MAS ka treguar dhe njëherë nivelin e dobët të maturantëve. Pjesa më e madhe e notave janë midis 4-7, ndërsa notën 10 është vështirë ta gjesh mes 45 mijë maturantëve. Një pjesë e mirë e kandidatëve kanë ngelur në njërin nga provimet dhe kanë qenë kalues në tjetrin. Kjo do të thotë që ngelësit do të duhet të rijapin provimet në sezonin e vjeshtës. Pjesa më e madhe e maturantëve kanë zgjedhur një gjuhë të huaj si provim me zgjedhje, ndërsa pjesa tjetër lëndët si qytetaria dhe sociologjia. Pavarësisht faktit se këto lëndë hynë te grupi i “të thjeshtave”, përsëri niveli ka qenë shumë i dobët në krahasim me vitet e tjera. Vetë Ministria e Arsimit ka dhënë një sërë shkaqesh për nivelin e dobët, duke filluar që nga mungesa e mësuesve profesional deri te shkollat private dhe publike të cilat nuk ofrojnë të njëjtën cilësi.

 

Si do të llogariten pikët

Llogaritja e pikëve do të bëhet sipas formulës së mëposhtme. M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe Gjuhë Shqipe” dhe Matematikë” dhe në ato me zgjedhje. K, F1 dhe F2, përkatësisht koefiçenti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të propozuar nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP). Llogaritja e shumës -S- të pikëve të maturantëve/kandidatëve,të cilët kanë rezultuar kalues në provimet me detyrim dhe me zgjedhje, behet me formulën: S={[26*M+20*(D1+D2)]*K+17*(Z1*F1+Z2*F2)}*5.

 

Ndikimi i mesatares te pikët

Nëse marrim një shembull të një maturanti ku ka aplikuar në një shkollë me koefiçent 1.4. Nëse notat do të ishin si më poshtë: Mesatarja M = 8.37 D1 =7.80, D2 = 9.84, Z1 = 7.79 me koefiçent 1.3, Z2 = 9.84 me koefiçent 1. Ky maturantë një vit më parë ka marrë 5405.7 pikë duke fituar degën ku kishte aplikuar në gazetari. Por me formulën e re të MSH 2014,ku pesha e mesatares M është 26%, e lëndëve të detyruara D1 & D2 20% dhe atyre me zgjedhje Z1 & Z2 është 17%. Ky maturantë me të njëjtat rezultate, këtë vit do të grumbullojë 5457.7 pikë. Pra përgjithësisht mesatarja shton nga 50-100 pikë krahasuar me një vit më parë.

 

Formulari A2

Deri në datën 15 korrik, Ministria e Arsimit do të publikojë formularin A2. Këtë formular do ta plotësojnë të gjithë kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme gjatë këtij viti dhe ata kandidatë që kanë përfunduar gjatë viteve të kaluara. Kandidatët do të mund të zgjedhin 10 degë me të cilat do të konkurrojnë për në universitet. Plotësimi do të bëhet online, njësoj si vitin e kaluar. Fillimisht maturantët do të zgjedhin degët më pas do të konfirmojnë formularin në shkollën ku kanë mbaruar. Pas plotësimit të formularit A2, do të bëhet përzgjedhja e fituesve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency