Biletat e urbanëve/ Invalidët: Qeveria të na mbrojë të drejtat

0
137

busShoqata e Transporteve nga 1 korriku nuk njeh librezat e invalidëve, ku ata duhet të udhëtojnë falas. Ky vendim ka sjellë që shumë urbanë në Tiranë të ndalojë dhe të zbresin invalidët, në mes të rrugës, pavarësisht se kushtetuta u njeh të drejtën për të lëvizur falas. Sipas Shoqatës së Invalidëve është e disata herë që ky grup diskriminohet. Shoqata i bën thirrje qeverisë që të mbrojë të drejtat e invalidëve dhe të marrë masa për personat që shkelin ligjin. Sipas vendimit të fundit të Shoqatës së Transporteve personat invalidë do të duhet të paguajnë për të përdorur transportin urban në kryeqytet. Ndërsa më parë kjo kategori personash nuk paguante biletë pasi u njihej libreza e invalidit, shoqatat e transporteve kërkojnë që të qeveria të rimbursojë biletat e kësaj kategorie. Nga ana tjetër, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veljai ka nxjerrë një urdhër për Inspektoratin e Punës që të kontrollojë linjat e urbanëve që detyrojnë invalidët të paguajnë biletën dhe ndaj këtyre kompanive do të merret masa e heqjes së licencës. Ditën e djeshme ka reaguar ish-kryeministri Berisha duke akuzuar qeverinë se u premtoi një sërë favorizimesh invalidëve, ndërsa tani o u heq pagesën për transportin urban. “Të dashur miq, qeveria, pasi rriti çmimin e naftës me 10% dhe për rrjedhojë edhe çmimin e biletave te transportit, vendosi si në asnjë vend tjetër në Evropë t’u heqë invalidëve pagesën për transportin urban. Ata që derdhen lot krokodili gjatë fushatës elektorale për invalidët dhe që u zotuan të dyfishojnë pensionet e tyre në këmbim të votës, tani po u heqin edhe atë mbështetje që ata e kanë fituar me ligj. Në Shqipëri dhe në çdo vend dhe shoqëri, invalidët, personat me aftësi të kufizuar janë qytetarët që përjetojnë vuajtjet dhe dhimbjet më të mëdha nga jeta e përditshme dhe mjerisht janë të skajuar nga shoqëria. Gjatë viteve të qeverisjes së PD u bënë përpjekje serioze për mbështetjen e tyre. Raporti i Komisionit Evropian në vitin 2007 pohon se pensionet për këta qytetarë u rritën mesatarisht me 36.5% dhe kjo politikë vazhdoi gjithnjë në rritje. Kështu, për paraplegjikët, pensioni dhe pagesat e tjera si për naftën, paketa sanitare etj u rriten me 275%. Gjithashtu u subvencionuan nga qeveria energjia elektrike, uji, transporti urban. Natyrisht ata meritonin dhe kishin nevojë për një mbështetje gjithnjë dhe më të madhe dhe jo mashtrimin e pashpirt të Edi Ramës”, – shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency