Rama në Kampin e Vullnetarëve në Golem: Plazhet me plehra na turpërojnë të gjithëve, kjo duhet të marrë fund

0
150

edi rama ne plazh inspektim“Përshtypjet e gazetarëve të huaj për plazhet shqiptare: Vend magjik ku njerëzit vetëm bëjnë pis”

Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër plazhin e Golemit në qytetin e Durrësit, duke kërkuar nga koordinatorët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit hapësira më të pastra në vijën bregdetare në këtë sezon turistik. Kryeministri bëri thirrje për bashkëpunim edhe me qytetarët për të rritur ndërgjegjësimin për plazhe të pastra, ndërsa mori pjesë edhe në hapjen e Kampit të parë të Vullnetarëve në plazhin publik. Kryeministri theksoi se në këtë përpjekje duhet të marrin pjesë të gjithë pushuesit, duke e trajtuar mjedisin si “shtëpinë e tyre”. Rama tha se është fatkeqësi të shikosh se si në shumë raste, përshtypjet e vizitorëve dhe e gazetarëve të huaj nga plazhet shqiptare janë përshtypje që na turpërojnë të gjithëve. “Të një vendi magjik ku njerëzit vetëm bëjnë pis; të plazheve të mrekullueshme ku ka plehra ngado që hedh sytë. Kjo duhet të ndryshojë!”, – u shpreh i vendosur Kryeministri.

Gjithashtu, Rama vlerësoi punën e bërë në gjashtë muajt e parë të vitit nga Forcat e Armatosura për pastrimin e zonave bregdetare.

“Tani jemi në fazën kur do të pastrojmë mbetjet e përditshme. Duhet t’i pastrojmë në bashkërisht dhe duhet të insistojmë që pak nga pak të gjithë pushuesit të marrin pjesë në këtë përpjekje, duke mos hedhur mbeturinat, por duke siguruar që të gjithë mbeturinat e konsumit të tyre në plazh të hidhen në pikat e caktuara. Kjo do të ishte një fitore historike për një shoqëri që pret shumë më tepër se kaq nga turizmi dhe për një vend që kërkon të jetë një vend me nam të madh dhe të mirë si një vend turistik. Pengesa e parë që kemi janë plehrat dhe kultura jonë mizerabël e marrëdhënieve me mjedisin. Por lehtësisht mund ta ndryshojmë këtë, duke menduar siç mendojmë në shtëpinë tonë. Asnjëri nuk i hedh plehrat në mes të shtëpisë. Atëherë, pse duhet t’i hedhim në mes të plazhit?! Secili të japë kontribut dhe secilin duhet ta ndihmojmë të kuptojë se nuk mundet më të vazhdojmë kështu. Kjo është puna kryesore që kanë këto grupe, përveç pastrimit që do bëjnë në çdo metër katror”, – u shpreh gjatë takimit me vullnetarët në Golem Edi Rama.

Kryeministri Rama vizitoi edhe një plazh privat në Golem, ku janë ngritur kulla e rojës bregdetare, biblioteka e plazhit, të cilin Kryeministri e vlerësoi një model të standardit që duhet të ofrojnë plazhet tona. Në hapjen e Kampit të parë të vullnetarëve në Golem merrnin pjesë edhe të zgjedhur vendorë, kryetar i Bashkisë së Durrësit, Golemit, Rrashbullit. Për kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, kjo nismë është një sinjal shumë pozitiv për të filluar kthesën e ndryshimit.

 

 Italia merr Presidencën e BE-së/ Opozita kryeson grupin e miqësisë,  Rama kërkon të jetë anëtar si deputet

Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë krijuan një ditë më parë Grupin Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali. Kryetare e këtij grupi është deputetja e opozitës Majlinda Bregu, ndërsa nënkryetar deputeti socialist, Artan Gaçi. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi krijimin e këtij grupi, duke përmendur shprehjen më mirë vonë se kurrë. “Të mos mjaftohemi me faktin që marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira, por të kujtohemi gjithnjë për faktin se shumë më të mira mund të jenë. Së fundi, unë nuk e di se si janë rregullat e këtyre grupeve dhe nëse ka ndonjë rregull, që u heq kryeministrave të drejtën që të bëjnë pjesë në një grup, por nëse përfshirja ime në këtë grup do të ndihmonte për t’i bërë dhe edhe shumë më të mira marrëdhëniet tona, pa dyshim që për mua si deputet kjo do të ishte kënaqësi e posaçme. “Më mirë vonë se kurrë”, por në fund të fundit nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur. Nganjëherë kur bëhet vonë shijon më shumë”, – deklaroi Kryeministri. Nga ana e tij, ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, shprehu kënaqësinë që zyrtarizimi i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Itali përkon me nisjen e 6-mujorit të Presidencës italiane të BE.

 

Martin Schulz rizgjidhet President i Parlamentit Europian/ Rama: Mik i mirë i socialistëve shqiptarë

Parlamenti i ri Europian në seancën e tij të parë zgjodhi socialistin gjerman Martin Shulz si Presidentin e tij. Shulz moi 409 vota nga 751, pasi blloku i tij i socialistëve dhe socialdemokratëve mbështeti konservatorin Zhan Klod Junker si President të Komisionit Eeuropian. Blloku i Junker i Partisë Popullore Europiane, më i madhi në parlament votuan për Shulz sipas marrëveshjes së arritur më parë duke i dhënë atij një mandat të ri 2 vjet e gjysëm. Seanca e re parlamentare u hap në tingujt e orkestrës që luajti kryeveprën e Bethovenit “Lavde gëzimit”. Në fjalët e tij të para pas rizgjedhjes Shulc u shpreh se tashmë nuk ka më vend për hierarki mes institucioneve të Bashkimit Europian. Shilz ishte rivali i Junker për postin e presidentit të komisionit europian. Por pas fitores së qendrës së djathtë në zgjedhjet europiane socialistët mbështetën kandidaturën e Junkerit. Samiti shumë i debatuar i një jave më parë ku u votua në favor të Junkerit u pa si një fitore për Parlamentin Europian.

 

Rama

Kryeministri Edi Rama përshëndeti zgjedhjen e Martin Shultz, për një mandat të dytë në krye të Parlamentit Europian. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, Rama shprehet se zgjedhja e tij në krye të PE është një lajm i mirë, pasi e konsideron Shultz një mik të socialistëve shqiptarë dhe mikun e tij personal. “Martin Schultz, mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë e gjithashtu mik personal, u zgjodh President i Parlamentit EU#lajmigëzuar”,-ka sh

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency