Projekti/ Brenda tri vitesh nuk do të paguhen më sigurimet shëndetësore

0
131

Driçim Çaka

sig.shendet Brenda qershorit 2017 nga 3.4%, pagesa për sigurimet shëndetësore do të bëhet 0%

Duke filluar nga 1 qershori 2017, asnjë individ nuk do të paguajë më sigurime shëndetësore. Nisma është bërë publike nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë një aktiviteti në një nga universitetet private. Aktualisht pagesa për sigurimet shoqërore është 3.4%, ku 1.7% i paguan punëmarrësi dhe 1.7% i paguan punëdhënësi. “Brenda qershorit 2017 nga 3.4%, pagesa për sigurimet shëndetësore do të bëhet 0%”, – u shpreh Beqaj gjatë konferencës. Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, u shpreh se ndryshimi i pagesës së sigurimeve shëndetësore është një çështje debati. Për Tritan Shehun, duhet të vlerësohet nisma që ka ndërmarrë Kosova për të rritur pagesën e sigurimeve shëndetësore në 7% dhe se nisma të tilla duhet të bëhen me kujdes.

 

 Sigurimet shëndetësore

Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore nga data 1.8.2013, është 19 026 lekë dhe paga maksimale mujore është 95 130 lekë (VKM nr. 581, datë 17.7.2013). Por në marrëdhëniet e punësimit, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë pagën bazë minimale mujore në shkallë vendi, e cila nga data 1.7.2013 është 22 000 lekë (VKM nr. 573, datë 3.7.2013). Që nga 1 janari 2014 kontributet shëndetësore llogariten mbi pagën bruto dhe jo mbi pagat minimale/maksimale siç llogariteshin më parë. Kontributi për Sigurime Shëndetsore në Shqipëri është 3.4%, ndërsa Kontributi për Sigurime Shoqërore është 24.5%. Punëdhënësi paguan 16.7% të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2% të kontributeve. Krahasuar me vendet e rajonit, normën më të lartë të kontributeve për sigurimet shoqërore e ka Serbia, e ndjekur nga Bosnje-Hercegovina dhe vendi ynë. Nivelin më të ulët e mban Kosova me vetëm 10%. Duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet e mundur të përfitohet nga ligji i sigurimeve shoqërore (ligji nr. 7703, datë 11.5.1993) dhe nga ligji i sigurimeve shëndetësore (ligji nr. 7870, datë 13.10.1994). Kontributet mblidhen nga organet tatimore për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe të Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

 

Norma e Sigurimeve Shëndetësore në rajon

 

Shqipëria                   3.4(%)

Bosnja                       16.5(%)

Bullgaria                    8(%)

Maqedonia                7.3(%)

Mali Zi                                    12.3(%)

Serbia                                    12.3(%)

Kosova                       7(%)

 

 Bashki-Prefekturë-AKU/ Task-forca për sigurinë ushqimore

Tri subjekte ushqimore në tregun e ish-uzinës “Dinamo” në Tiranë janë mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas drejtorit të AKU për Tiranën, këto subjekte jo vetëm që nuk plotëson kushtet higjieno-sanitare, por në shumë prej tyre mungonte dokumentacioni ligjor. Ndërkohë, sipas drejtorit Taulant Kalo, janë gjobitur me dhjetëra subjekte të tjera. Aksioni u shpreh drejtuesi i AKU-së për Tiranën do të vazhdojë edhe në tregjet e tjera të vendit. Përballë kësaj situate problematike që vë në risk shëndetin e popullatës është ngritur një task-forcë që do të monitorojë sigurinë që ofrojnë tregjet në kryeqytet. Kësaj task-force i është bashkuar edhe Bashkia e Tiranës. ”Kjo task-forcë e përbashkët synon pa diskutim parandalimin e mungesës së theksuar të kushteve higjieno-sanitare, tregtimit të ushqimeve pa temperaturat e nevojshme frigoferike, shitjen e ushqimeve pa etiketimin e nevojshëm të afateve të evidentimit të produkteve si dhe mangësitë e dokumentacionit të produktit”, – tha Sadi Vorpsi, prefekt i Tiranës.

”Në një mënyrë apo në një tjetër duhet të zgjidhet dhe unë besoj se task-forca e sotme dhe duke parë vullnetin shumë të mirë të bashkëpunimit të pushtetit qendror me pushtetin vendor duhet që të dalë me një planë të qartë, rekomandime të prekshme me hapa të matura në mënyrë që problematika në tregjet përkatëse tu jepet zgjidhje sa më parë”, – tha Eno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë Tiranë. Probleme të mëdha nga monitorimet e AKU-së në Tiranë janë konstatuar edhe në tregun pranë ish Shkollës Teknologjike. Shumë prej subjekteve nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare.

 

 Vendimi/ Taksë 100 lekë për çdo mjet që hyn në Ksamil

Çdo turist që do të bëjë pushimet në Ksamil duhet të paguajë edhe një taksë prej 100 lekësh për makinën e tij. Këshilli i Komunës Ksamil ditën e djeshme ka miratuar një pagesë ekstra për turistët në momentin që do të hyjnë në zonën e plazhit. Ky vendim ka sjell shqetësimet e banorëve dhe bizneseve të cilat pretendojnë se taksë është një barrë shtesë për ta. Vet banorët janë shprehur se ky vendim do të sjellë pakësimin e turistëve dhe se vendimi duhet rishikuar. Sipas të dhënave çdo vit në Ksamil shkojnë mbi 20 mijë turistë të paktën për një ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency