Pensionet familjare, më shumë interes nga meshkujt, dokumentet për të përfituar

0
173

Pensioniste (1)Një pjesë e mirë e shqiptarëve po u drejtohen pensioneve familjare si një mënyrë për të përfituar më shumë. Pensione familjare janë pensionet që përfitojnë personat që humbasin bashkëshortët dhe kanë fëmijë në ngarkim, fëmijët jetimë etj. “Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të Statistikave. Numri i përfituesve të këtyre pensioneve gjithsej ka ndryshuar nga viti në vit Për vetë varietetin e personave që e përfitojnë atë vihet re një ndryshueshmëri e shpeshtë e numrit të përfituesve të kësaj skeme. Gjatë viteve 1998-2012 vihet re që viti 2003 është viti me numrin më të lartë të përfituesve, ndërsa viti 2006 me numrin më të pakët të tyre. Në vitin 2003 ishin 54 224 përfitues, në vitin 2006, 47 455 përfitues dhe në vitin 2012, 48 638 përfitues. Më të shumtë në numër janë përfituesit e gjinisë mashkullore që marrin pensione familjare”, – thuhet në një studim të Open Data Albania. Megjithatë, nëse në vitin 1998 ishin 4.7 herë më shumë meshkuj sesa femra që përfitonin pensione familjare nga skema e sigurimeve shoqërore, në vitin 2012 ky raport është ulur në vetëm 1.6 herë. Në vitin 2012 raporti meshkuj/ femra në përqindje qëndron në vlerat 62% me 38%.
Dokumentet për të përfituar

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:
– Certifikatë e gjendjes familjare;
– Certifikatë vdekjeje e të ndjerit/ës (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes);
– Fotokopje e letrës së njoftimit elektronik për kërkuesin, ose përfituesit e tjerë.

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:- Libreza e punës;- Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj
– Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM
– Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme)
– Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;
– Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj)
– Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;
– Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna).

c) Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” duhen edhe:
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore
– Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik;
– Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë
– Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë.

d) Dokumentet që vërtetojnë të qenit në ngarkim të të ndierit/ndjerës:
Krahas dokumenteve të përcaktuara më lart, duhet të dorëzohen dhe dokumentet e mëposhtme:
– Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar
– Vendim i KMCAP-it për paaftësinë në punë të personave të familjes në ngarkim të të siguruarit të vdekur, kur ata janë në moshë pune
– Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që në ngarkim të të vdekurit ishte një i/e ve, që mban një fëmijë deri në moshën 8 vjeç, i cili ishte në ngarkim të të vdekurit
– Vërtetim për personin e ve, që është kërkues për punë
– Proces-verbal, që provon faktin e vdekjes nga aksidenti në punë,si dhe vendimi i KMCAP, kur vdekja është shkaktuar nga sëmundje profesionale
– Vërtetim i organeve të pushtetit lokal që prindërit, prindërit e prindërve nuk kanë persona që detyrohen t’i mbajnë dhe jetonin në të njëjtën familje me atë që ka vdekur, jo më pak se një vit para vdekjes;- Vërtetim nga organet e prokurorisë ose gjykatës për rastet kur kërkohet të përfitohet nga dekreti nr. 758, datë 1.4.1994 “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;- Vërtetim nga ministria përkatëse për humbjen e jetës së pilotit në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit. Për të marrë këtë përfitim, personi duhet të bëjë kërkesë me shkrim pranë ALSSH-së, ku të deklarojë se nuk është ekonomikisht aktiv (i punësuar ose i vetëpunësuar).
– Jetimi që ka moshën ligjore për t’u punësuar ose vetëpunësuar, kur nuk vazhdon shkollën dhe është nën 18 vjeç (kur banon në qytet) dhe nën 16 vjeç (kur banon në fshat), në kërkesën për pension deklaron se nuk është i punësuar ose i vetëpunësuar si dhe paraqet vërtetim nga Zyra e Punës.

e) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:
– Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 1.1.1994)
– Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës.

 

 

Vendosni sa vleni, përpara se të kërkoni rritje në punë
Ndërsa negocioni për rritje page, është tipike të filloni me listimin e arritjeve deri sa të arrini në ‘zbulimin e madh’. Por kjo lloj qasjeje ka të ngjarë t’ju bëjë të dukeni fëminor dhe nevojtar, dhe ta zërë në befasi shefin tuaj. Në vend të kësaj përcaktoni një ‘kontroll të brendshëm’ mujor me mbikëqyrësin tuaj për ta azhurnuar atë rreth detyrave që keni marrë përsipër dhe keni kryer dhe se ku jeni drejtuar. Kjo tregon force dhe dinamizëm, dhe menaxherët do e shpërblejnë atë. Dhe kur të vijë koha për të negociuar, ju nuk do të duhet të luteni për sukseset e arritura- homologu juaj do të jetë tashmë në dijeni se nga ku po vini dhe sigurisht do të jetë më i prirë të dëgjojë çfarë keni për të thënë.

 

Sot në shitje 4 miliardë lekë obligacione 3-vjeçare

Banka e Shqipërisë njofton se do të shesë në datën 2 korrik për llogari të Ministrisë së Financave 3 miliardë lekë obligacione me afat maturimi trevjeçar fikse. Kuponi indikativ për këtë lloha obligacioni është 5.75%. Vitin e fundit financat po bëjnë përpjekje për të rritur maturitetin e borxhit, në mënyrë që të ulin rrezikun e qarkullimit afatshkurtër. Por, në ankandet e fundit, interesi i investitorëve për të blerë letra me vlerë afatgjata të qeverisë nuk ka qenë shumë i lartë dhe në shumicën e ankandeve nuk është arritur të shitet e gjithë shuma e kërkuar, ndërkohë që as interesat nuk janë ulur. Ndryshe ka ndodhur me ankandet e bonove të thesarit, ku kërkesa ka qenë e lartë dhe yield-i (interesi) shënon pothuajse çdo ankand minimume historike, duke zbritur në rreth 3.1% për bonot 12-mujore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency