Masa/ Dyshimi i Prokurorisë, kushërinjtë Gjozi të dyshuar për vrasjen e Santos

0
117

Sonila Mesareja

 credinsAkuza kërkon burg me afat 15-ditor, pret dy përgjigje ekspertizash nga kompanitë celulare dhe Policia Shkencore

Dy personat e shoqëruar pas vrasjes së biznesmenit Artan Santo nuk dyshohen vetëm për shitje apo modifikim të një motori, apo dhe për mbajtje pa leje të municioneve. Prokuroria dyshon për ta se janë të dyshuar si autorë për krimin. Këto detaje dalën dje gjatë seancës së masës së sigurisë të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, ku prokuroria ka kërkuar caktimin e masës “15 ditë burg me afat” për kushërinjtë Gazmir e Klodian Gjozi, masë e lënë në fuqi edhe nga gjykata. Moszbardhja e ekspertizës së policisë shkencore për mbetjet e mundshme të barutit në trupin e dy kushërinjve Gjozi, si dhe fakti që ende nuk është nga kompanitë celulare nuk ka ardhur përgjigja mbi itinerarin e lëvizjeve të tyre mëngjesin e së enjtes kur u ekzekutua Artan Santo. Sipas prokurorisë, dy kushërinjtë Gjozi, për momentin akuzohen vetëm për “Mbajtje pa leje të municioneve luftarake”, pasi në banesat e tyre, u gjeten 4 fishekë luftarake dhe 3 fishekë manovre.

 

Dyshimi

Sipas burimeve, gjetjen e këtyre sendeve të paligjshme, Prokuroria dhe Policia e ka shfrytëzuar për të ekzaminuar në detaje dy të dyshuarit, që mendohet se mund të jenë autorë të mundshëm të vrasjes së bankierit Santo, edhe pse kjo nuk pranohet nga të arrestuarit. Ky dyshim, sipas hetuesve u ngrit, pasi Klodian Gjozi disponon një motor të ngjashëm, por me disa ndryshime të vogla, motor ky që është dërguar për ekzaminim krahasues me fotot dhe videot e publikuara në media nga policia. Në përfundim të seancës, vendimi i izolimit të tyre u cilësua nga avokati, si veprim i kundërligjshëm nga ana e Gjykatës. Në dalje të procesit avokati Sami Dema tha se “ata u lanë për 15 ditë në burg. Dyshohen për vrasjen e Santos, por ata nuk kanë lidhje. Ata janë dy persona të rëndomtë, njeri prej të cilëve s’ka dalë asnjëherë nga fshati i tij, s’e njeh fare Tiranën”. Sipas avokatit, shkak për arrestimin e klientëve të tij është bërë fakti që Klodian Gjoza ka një motor të përafërt me atë që është përdorur nga dy vrasësit në krim. “Ata kishin një motor dhe klienti im ka një motor që faktikisht nuk ngjan aspak me atë që është përdorur”, – deklaroi avokati Dema.

 

Akuza

Vrasja e bankierit Artan Santo, vazhdon të mbetet pa autor, edhe pse ajo u realizua në mes te zonës së ish-Bllokut, ndërsa nga policia nuk pati asnjë reagim të shpejtë duke bërë të mundur në këtë mënyrë lejimin e largimit nga qyteti i Tiranës të dy autorëve. Prokuroria ka ngritur disa pista hetimi, të cilat janë në fazën e verifikimeve, ndërsa ka nisur një bashkëpunim shumë i ngushtë mes saj, SHISH e Policisë. Dyshimet e Prokurorisë për momentin janë përqendruar te kushërinjtë Gazmir e Klodian Gjozi, prandaj edhe njëri nga prokurorët gjatë seancës kërkoi të zhvillohej me dyer të mbyllura, pasi dyshohen për vrasje. Megjithatë, për ta ende nuk ka asnjë provë dhe për këtë kërkoi kohë derisa organit të akuzës t’i vijnë përgjigjet e dy ekspertizave, dy kushërinjtë do qëndrojnë me masën “Burg me afat 15-ditor”.

 

Ekspertizat

Njëra nga ekspertizat që pret përgjigje Prokuroria është ajo e telefonave të dy të dyshuarve, nëse ata kanë udhëtuar apo jo ditën e krimit në Tiranë dhe tjetra për faktorët plotësues, në mbetjet e konstatuara në një motor që i përket Klodian Gjozës e që policia e gjeti gjatë kontrollit në një servis në Fushë-Krujë. Nëse këto mbetje janë të armës që është përdorur nga autorët e vrasjes së Santos.

 

Votimi për gjyqtarët/ Thellohen përplasjet mes KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

 Përplasjet institucionale mes KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë sa vijnë edhe thellohen më shumë duke krijuar një ndarje dhe me reagime të shpeshta të ndërsjella mes tyre. Shkak kësaj here janë bërë futja në sistemin e gjyqësorit të dy emrave të rinj, Enkelejdi Hajro dhe Kastriot Gramshti, të emëruar në seksionin civil të Gjykatës së Tiranës. Gjithashtu, edhe emërimi në këtë gjykatë i një gjyqtareje nga Kukësi dhe gati votimi i një tjetër emri. Në votimin e katërt janë ngritur nga salla e mbledhjes dhe e kanë braktisur atë dy anëtarët Dritan Hallunaj dhe Sokol Çomo, çka bëri që të mos plotësohej kourumi për votimin, pasi mungonin presidenti Nishani dhe ministri Naço. Në një reagim zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se “Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme vijoi të shkelë ligjin me marrjen e një vendimi që përmbyll nje proces të nisur në mënyrë të kundërligjshëm. Ky proces i kundraligjshmën nisi që me shpalljen e vendeve vakante në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe përfundoi me votimin e ditës së sotme që përveç se është në kundërshtim me ligjin, mbetet edhe i ndikuar politikisht, për sa kohë që u konfirmuan si kandidatura fituese njerëz që kanë shërbyer në funksione politike. Këshilli i Lartë i Drejtësisë tregoi me vendimin e sotëm se është i paaftë dhe inefiçent, në një kohë që prej dy vitesh nuk arrin të përmbylli procesin e riorganizmit të gjykatave, dhe nuk arrin as të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 7818 datë 16.11.2012 “Për caktimin e numrit të gjyqtarëve për çdo Gjykatë të Shkallës së Parë dhe të Apelit””. Më tej në njoftim thuhet se “pasojë e kësaj mungese efiçence është fakti se në Gjykatën e Lushnjës prej më shumë se 200 ditësh, vijon një situatë absurde dhe e paligjshme, ky gjyqtarët nuk paguhen për detyrën që kryejnë. Rasti në Gjykatën e Lushnjës përbën një situatë të papranueshme dhe është tregues i qartë i mungesës së aftësisë dhe vullnetit të KLD-së, e cila mund të përbëjë një premisë të rrezikshme për veprime korruptive”. “Në kushtet e moskryerjes së detyrave funksionale, si dhe në vijimin e shkeljeve të ligjit nga ana e këtij këshilli, Ministria e Drejtësisë inkurajon Komisionin e Ligjeve dhe Kuvendin që të ndërhyjë në mënyrë të mënjëhershme për të ndaluar shkeljet flagrante të ligjit nga ky institucion”, – e përfundon deklaratën Ministria me një apel për Kuvendin.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency