Standard.al

Si mund të rikthehet kontinenti i humbur i Antlatidës?

Atlantida-300x191Shumë studies bëjnë analogji mes qytetërimit të Egjiptit të lashtë dhe atij të Amerikës qendrore: ndërtime piramidale, ballsamosje, vit i ndarë në 365 ditë, legjenda, afërsi gjuhësore. Atlantida duhet të ketë qenë pra njëfarë ure  natyrale ndërmjet këtyre dy qytetërimeve, e shtrirë me gjasë ndërmjet Azoreve dhe Bahamasit. Më 1815, Joseph Smith, fshatari pesëmbëdhjetëvjeçar nga Mançesteri, në Kontenë e Ontarios në Nju Jork, qe takuar me një engjëll me emrin Moroni, i cili i premtoi ca vizione të jashtëzakonshme. Shumë vite më vonë engjëlli i tregoi vendfshehjen e ca pllakave të çmueshme e të shkruara në një gjuhë të panjohur, të cilat Smith, i përndritur nga fryma hyjnore iu fut punë për t’i përkthyer. Më 1830 u botua  Libri i Mormonëve, një bibël e vërtetë për sektin e Mormonëve, që përshkruan një përmbytje me ca karakteristika krejtësisht atlantidiane (dhe pse Atlantida s’përmendet fare), ndodhur menjëherë mbas kryqëzimit të Krishtit. “Në vitin e tridhjetekatërt, në muajin e parë, në ditën e katërt, u çua një uragan i tillë siç nuk ishte parë kurrë përmbi tokë; e shpërtheu edhe një shtërngatë e madhe dhe e tmerrshme, e një bubullimë e tmerrshme që e shkundulloi tërë tokën si të donte ta çante më dysh (…). Dhe shumë qytete të mëdhenj e të rëndësishëm u gremisën, qytete të tjerë ranë pre e zjarreve, kurse mjaft të tjerë u troshitën derisa ndërtesat e tyre u rrëzuan, e banorët vdiqën dhe vëndet u shndërruan në mjerim (…). Kështu sipërfaqja e krejt tokës u deformua, e një errësirë e dendur u derdh mbi tërë vendin, e nëpër terr nuk mundën të ndezin ndonjë dritë, as llambë, as vravashkë” etj, etj.

 

Të mbijetuarit

Të mbijetuarit, populli i Nefit, kishin mundur të largoheshin në kohë “në vendin e Bollëkut”, ku ndërtuan tempuj e qytete, mes të cilëve atë të Palenque dhe një fortesë që më vonë u njoh me emrin Maçu Piçu.  Tridhjetë e dy vjet më vonë një studiues ekscentrik francez, abati Charles-Etienne Brasseur, zbuloi “provën përfundimtare” të lidhjes mes Mesdheut, Atlantidës dhe Amerikës Qendrore. Teoritë e tij u konsideruan të pabesueshme, por frymëzuan veprën e parë me të vertetë popullore rreth kësaj teme: “Atlantis, the Antediluvian Ëorld” (“Atlantida, Bota Antideluviane”) të amerikanit  Ignatius Donnelly (1882). Simbas Donnelly, Atlantida ishte parajsa Tokësore biblike, dhe aty qenë zhvilluar qytetërimet e para. Banorët e saj qenë hapërdarë nëpër Amerikë, Europë e Azi; mbretërit dhe mbretëreshat e saj qenë bërë Zota të religjioneve antike. Më vonë, rreth trembëdhjetë mijë vjet më parë,  i tërë kontinenti qe përmbytur prej një kataklizme me origjinë vullkanike. Në mbështetje të tezës së tij, Donnelly parashtron afëritë kulturore të përshkruara më sipër, dhe disa prova gjeologjike, me thënë të vërtetën jo fort bindëse. Nga ana tjetër e oqeanit, Augustus Le Plongeon, mjek francez, bashkëkohor me Donnelly, që për herë të parë kishte bërë gërrmime në rrënojat  Maya në Yucatan, e rimori në mënyrë të pavarur tematikën e  “Mistere të shenjta të Majave e të Kuikëve  11.500 vjet më parë; marrëdhëniet e tyre me Misteret e shenjta të Egjiptianëve, Grekëve, Kaldeasve dhe Indianëve”.  Pavarësisht  gjatësisë së pafundme të titullit, libri i tij pati një sukses të madh dhe ndikoi gjerësisht në përhapjen e mitit.

 

Antalatida

Atlantida ishte pothuajse tetë herë më e madhe se Siçilia; Nëse jo tamam një kontinent, ajo mbetej gjithsesi një ishull me madhësi të konsiderueshme. Kritia përshkruante pjellorinë e tokave të saj, të populluara veç tjerash prej elefantësh,  gjë që do të thotë se edhe për këtë kafshë, më e madhja dhe më llupësja e të gjithave, kishte ushqim të bollshëm..

Perandora e fuqishme e Atlantidës, që shtrihej në ishujt fqinje, ndahej në dhjetë shtetetë konfederuara, çdonjeri prej të cilëve drejtohej nga një mbret; shteti Sovran, ai që përfshinte qytetin e Atlantidës ndahej nga ana e vet në gjashtëdhjetë mijë struktura qeverisëse; çdo pesë a gjashtë vjet zhvillohej njëfarë asambleje publike me pjesëmarrjen e popullit i cili gjykonte mbi veprimtarinë e administrative të ndryshme.

Atlantidasit, të cilët nuk mjaftoheshin me zotërimin e ishujve të tyre, themeluan koloni të tyre në kontinentin përballë (Amerikë?), në Egjipt, Libi e në Etruri. Por nuk arritën ta mposhtin perandorinë e Athinës, themeluar në vitin 9600 para Krishtit nga perëndesha Minerva dhe organizuar simbas  e vetë kritereve që Platoni kishte paraqitur në veprën e tij “Republika”. Mbas shumë vite luftimesh një tërmet i madh dhe një përmbytje shkretuan Athinën, përpinë ushtrinë e saj, por bënë  që edhe Atlantida të zhytej në thellësinë e ujërave të oqeanit. Një ndëshkim i drejtë, duke pasë parasysh se me kalimin e shekujve Atlantidasit qenë korruptuar.: 
“Kur elementi hyjnor, i përzier me natyrën njerëzore, u shua brënda tyre e mbizotëroi karakteri njerëzor, atëherë degjeneruan, e ndërsa atyre që ishin në gjendje të shihnin këto iu shfaqën si gjëra të turpshme, syve të atyre që ishin të plogësht për të dalluar se  çfarë lloj jetë përkon me të vërtetë me lumturinë, iu dukën gjëra të mrekullueshme, të mbufatur siç ishin prej lakmisë dhe pushtetit. Dhe Zeusi, zoti i zotave, duke vënë re se kjo rracë po degjeneronte në mënyrë të mjerueshme, vendosi t’u jepte një ndëshkim me qëllim që të bëheshin më të urtë. Kërkoi të mbidheshin të gjithë zotat, e, me t’u mbledhur tha…” 
Se çfarë tha Jupiteri, mund vetëm ta marrim me mend: në të vërtetë me këto fjalë përfundon edhe Kritia. Por prifti plak e ka sqaruar tashmë më përpara: 
“Më vonë, me t’ia behur ca tërmete dhe përmbytje të jashtëzakonshme, e gjithë rraca juaj luftëtare (Pra Athinasit) u zhduk nën tokë, e në të njejtën mënyrë edhe Atlantida u gremis në det e u zhduk”. 
Për sa rrëfehet,  pohon Kritia, Egjipti është i vetmi vend që zotëron shumë dokumentacion të shkruar, sepse, ndryshe nga tokat fqinje, nuk qe përfshirë nga katastrofat; e në lidhje me këtë u kërkon ndjesë lexuesve për faktin se u ka vënë emra grekë sovranëve të Atlantidës. Në të vërtetë, në analet e veta, Egjiptianët i kishin përkthyer emrat në gjuhën e tyre, simbas zakonit të kohës; më vonë edhe Soloni nga ana e vet i pati ripërkthyer, e kështu i ka paraqitur. “Nëse pra do dëgjoni emra të ngjashëm me tanët, mos u çudisni, ngaqë e dini arsyen”.

 

Comments are closed.