Fshati i kanabisit/ Zbulohen 6 mitraloz të përdorur në sulmin ndaj policisë

0
137

Anxhela Tato

policia ne lazaratPrangoste 26-vjeçari i dënuar me 5 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike

Gjendet 7 kg marijuanë në formë çokollate si dhe sekuestrohen 12 makineri lojërash fati të paligjshme

Në vijim të operacionit të policisë në Lazarat, një tjetër person ka rënë në prangat e policisë duke e çuar në total 35 numrin e të arrestuarve. 26-vjeçari Belul Toto është arrestuar paraditen e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Toto ishte i dënuar me 5 vite burg për trafik droge. Deri më tani janë arrestuar 35 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone. Por sipas policisë së Gjirokastrës, gjatë operacionit që po zhvillohet në Lazarat janë ndaluar edhe 10 shtetas të tjerë nga ky fshat, të dënuar më parë për kultivim e trafik të bimëve narkotike. Pra numri i atyre që akuzohen për sulm me armë ndaj aksionit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje të narkotikeve është 35 persona. Ndërsa numri total i te atestuarve dhe ndaluarve nga Lazarati gjatë këtyre ditëve, duke përfshirë edhe këta 10 të ndaluar që ishin shpallur në kërkim më herët, shkon në 45 shtetas nga ky fshat. Ndërkohë nga kontrollet e ushtruara nga policia në fshatin e Lazaratit gjatë dy ditëve të fundit, janë sekuestruar 6 mitraloz të lehtë e të rëndë, të pa raportuar në media deri tani. Ndërsa dje janë gjetur dhe sekuestruar 7 kg marijuanë në formë çokollate, 2 armë zjarri automatik dhe çifte si dhe 12 makineri të lojërave të fatit.  Lidhur me makinat e fatit të sekuestruara ka nisur procedimi penal në mungesë të shtetasit H.K Nga kontrollet e ushtruara në 787 banesa në total janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 62.5 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërkaq ditën e djeshme dy persona të tjerë pjesë e “grupit të zjarrit” janë vënë në pranga të policisë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.

 

Bilanci

Nga policia vjen edhe një bilanc për asgjësimin e drogës dhe kapjes së armëve dhe municioneve, si dhe laboratorëve ku përpunohej droga. Ndërhyrja në Lazarat ka bërë të mundur asgjësimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe kapjen e një sasie mbi 62 ton e 515 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzaminimin. Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 14 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë (me datë 20.06.2014 në banesën e R.Gaba në Lazarat u gjet një sasi prej rreth 13 kg, e cila pas verifikimeve rezultoi e dyshuar lëndë narkotike çokollatë dhe një tjetër sasi ishte sekuestruar në një tjetër ambient), si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 8.8 litër vaj hashashi. Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.

 

Dita e djeshme

Sekuestrimi i 12 makinerive të lojërave të fatit në një kazino në fshatin Lazarat, ku është proceduar penalisht në mungesë shtetasi H.K.

gjetja  dhe sekuestrimi i një sasie prej 7 kilogramë Marijuane në formë Çokollate.

sekuestrimi i 1 arme zjarri automatik

sekuestrimi i 1 arme të gjahut çifte .

1 kuti me fishekë model 56 .

janë sekuestruar 2 automjete .

janë kontrolluar 16 banesa, 8 magazina dhe disa territore të komunës Lazarat.

 

Tiranë/ Pranga instruktorit të Autoshkollës, nën akuzë për korrupsion

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 59 vjeçar, instruktor Autoshkolle i akuzuar për korrupsion pasiv. Sipas policisë, i arrestuari është Abas Hyseni, 59 vjeç banues në Tiranë dhe profesion instruktor autoshkolle. Mësohet se ndaj Hyseni ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës, për veprat penale “Ushtrimi të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Arrestimi i tij erdhi pas verifikimeve të kryera nga ana e Prokurorisë për veprat e mësipërme penale, si dhe pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës.

 

Tiranë/ Të shtëna me armë, dyshime se ndodhen pas ndeshjes Holandë-Meksikë

Të shtëna armësh u raportuan mbrëmjen e djeshme në Tiranë, por nuk lidhje nëse kishte të lënduar. Mësohet se të shtënat raportohen se u dëgjuan pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. Policia mbërriti në vendngjarje, ndërsa deri më tani nuk raportohen të lënduar. Po ashtu bëhet e ditur se nga policia nuk janë gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes, duke dyshuar kështu se të shtënat kanë ndodhur në ajër pas ndeshjes së Kupës së Botës mes Holandës dhe Meksikës. Policia, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe zbulimin e autorëve përgjegjës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency