Cameron jashtë loje

0
126

“Është e rëndësishme që njerëzit të njëjtat gjëra që thonë privatisht, t’i thonë dhe publikisht”

cameroon Kryeministrit britanik David Cameron i pëlqen të luajë rolin e luftëtarit të vetmuar. “Unë e di se çdo gjë është kundër meje. Por për këtë njeriu nuk ndryshon e mendjen e vet,” tha ai me kokëfortësi. Disa javë më parë dukej sikur ai me ndihmën suedeze, holandeze dhe ndoshta dhe mbështetjen gjermane mund ta shmangte Zhan-Klod Junkerin, si President të Komisionit. Por kancelarja gjermane Angela Merkel pas një hezitimi fillestar e mbështeti Junkerin, kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt dhe kryeministri holandez, Mark Rutte u përkulën, dhe në fund i vetmi aleat i hapur mbeti vetëm kryeministri hungarez Viktor Orban. Cameroni duket se ia merr për të keq Merkelit, Reinfeldtit dhe Ruttes që e lanë në baltë. Në Evropë është e rëndësishme “që njerëzit të njëjtat gjëra që thonë privatisht, t’i thonë dhe publikisht” – tha David Cameron. Votimi i hapur ishte një risi në BE – dhe demonstrim i mospajtimit. Deri tani, stafi i lartë është emëruar gjithmonë me konsensus; ka pasur mosmarrëveshje por ato janë sqaruar paraprakisht. Cameron mendon se Juncker është personi i gabuar për këtë post, sepse Juncker është angazhuar gjithmonë për forcimin e Brukselit dhe dobësimin e pushtetit të shteteve anëtare, gjë që Britanisë së Madhe nuk i pëlqen.

 

Reformat strategjike

Kancelari austriak Werner Faymann mendon se votimi i hapur nuk është dhe aq i keq: “Në një demokraci duhet të jetë e mundur, që nëse nuk njerëzit kanë mendime të ndryshme, t’i diskutojë ato në një marrëdhënie të mirë dhe në një diskutim serioz.” Ai mendon se Cameroni e ka vetë fajin për izolimin e tij. Pasojat e këtij konfrontimi nuk janë ende të parashikueshme. Disa besojnë se tani Cameroni do të konsiderohet nga bashkatdhetarët e tij si humbës, dhe se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja po bëhet tani më e mundëshme. Por Cameroni nuk dëshiron të heq dorë nga reformimi i BE-së, në mënyrë që vendi i tij të mund të vazhdojë të mbetet anëtar i një BE-je të reformuar: “Do të jetë një, betejë e gjatë e vështirë dhe ndonjëherë duhet të jesh i gatshëm për të humbur një betejë por për të fituar një luftë.” – tha Cameroni.

 

Nevoja për një drejtim të ri

Të paktën sa u përket dëshirave të tij për reforma Cameroni ka në anën e tij kancelaren. Merkel tha se ajo ishte e kënaqur që samiti i BE-së formuloi një “agjendë strategjike”: “Është mjaft e qartë se ne kemi nevojë për një drejtim të ri, i cili fokusohet tek stabiliteti i financave, rritja ekonomike, punësimi, risitë, apo reduktimi i burokracisë.” Kjo shitet si një lloj direktive sipas së cilës duhet të punojnë presidenti i ri i Komisionit – një koncesion për britanikët. Në fakt, thotë suedezi Fredrik Reinfeldt, “programi është më i rëndësishëm se njerëzit e zgjedhur.” Kursin e Cameronit për kursime, reformave, shtimin e aftësisë konkurruese dhe tregtinë e lirë e mbështesin vendet veriore të BE-së. Kurse jugu punon kundër këtyre ideve. Italiani Matteo Renzi dhe presidenti francez François Hollande po punojnë me forcë për ta zbutur politikën evropiane të konsolidimit. Pra samiti përfundoi vërtet në plan të parë me konfrontimin e Cameronit me BE-në. Por edhe pas këtij konfrontimi po bëhen sërish të qarta linja të tjera konflikti. Dhe ato duken më tepër si Veriu kundër Jugut. E pra asgjë e re në këtë drejtim.

 

Pse Bundeswehri merr pjesë vetëm pak në misionet ndërkombëtare?

Deri tani nuk ka pasur një evaluim të thelluar të misioneve ushtarake gjermane. A janë forcat e armatosura gjermane të përgatitura për misione ndërkombëtare?

 

Bundeswehri do të ndihmojë edhe në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm për stabilizimin e situatës në Mali. Deri në 150 ushtarë mund të dërgohen në Malion e tronditur nga kriza. Po ashtu parlamenti miratoi edhe zgjati dhe mandatin për pjesëmarrjen në misionin UNIFIL në brigjet e Libanit. Gjermania është një kontribues i madh për misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Sipas Ministrisë së Jashtme, Gjermania mban 7.1 përqind të buxhetit të OKB-së për misionet paqeruajtëse. Por sa i përket personelit, qeveria gjermane është më e tërhequr. Me rreth 220 ushtarë është i përfshirë Bundeswehri në pesë misione të OKB-së. Dy janë me misionin MINURSO në Saharanë Perëndimore, dhjetë me UNMISS në Sudanin e Jugut, dymbëdhjetë vetë me UNAMID në Sudan, 86 me Minusma në Mali dhe 123 me UNIFIL në brigjet e Libanit . Për krahasim: kontigjenti i trupave i misioneve Minusma dhe UNIFIL është përkatësisht 7.300 dhe 10.000 vetë. Pjesëmarrja gjermane në këto dy misioneve të OKB-së është vetëm një për qind.

Probleme me personelin

Duke pasur parasysh qëllimet e mëdha që kanë operacionet e OKB-së si Minusma: stabilizimi i vendit, zhvillimi i strukturave shtetërore funksionale, përmirësimi i gjendjes humanitare, shtrohet pyetjen se çfarë është në gjendje të bëjë një mini-misioni gjerman. Nga perspektiva e të ngarkuarit të Bundestagut gjerman për ushtrinë Hellmut Königshaus kapacitetet e Bundeswehr-it janë të kufizuara. Që prej ribashkimit të Gjermanisë, numri i ushtarëve ka rënë nga 600.000 në 180.000 vetë, sidomos për shkak të heqjes së shërbimit ushtarak të detyruar. Eksperti i sigurisë, Christian Mölling thotë se deri tani nuk ka pasur një evaluim të thelluar të misioneve ushtarake. Shpesh misionet janë të suksesshme vetëm në letër, thotë ai, dhe përmend si shembuj misionet e BE-së në Kongo dhe Guinea-Bissau. Ky i fundit ka përfunduar zyrtarisht me sukses, por në praktikë ai është anuluar për shkak se aty nuk ishte arritur asgjë. Qëllimi ishte atje për të krijuar një ushtri.

 

A është Bundeswehr-i i armatosur keq?

Disa media shtruan ditët e fundit një pyetje tjetër në lidhje me operacionet ushtarake: A janë forcat e armatosura gjermane të përgatitura dhe të pajisura për misione të tilla? Kombet e Bashkuara kishin njoftuar më parë se do të hiqnin dorë prej përdorimit në të ardhmen të avionëve Transall të Bundeswehrit për misionin në Mali.

Christian Mëlling mendon se armatosja e Bundeswehrit nuk përbën problem dhe se armatimet dhe pajisjet e Gjermanisë dhe të gjithë Evropës janë modernizuar shumë. Kurse deputeti i CDU-së, ish-ushtaraku Roderich Kiesewetter tha në parlament se ushtria gjermae ka nevojë për pajisje të mjaftueshme për të mundur të veprojë edhe në zona klimatike të vështira dhe kërkoi që Evropa ta rimendojë kulturën e saj të sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency