Standard.al

Busti i Nolit vendoset në kishën e Elbasanit. Akuza mes iniciatorëve e Kishës Ortodokse

busti i nolitBusti i Fan Nolit është kthyer përgjithnjë në kishën që ai vetë e themeloi, në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit. Përmes këngëve patriotike ka mbërritur në Kishën e Shën Marisë në qytetin e Elbasanit  busti i Kryepeshkopit të Përjetshëm të ortodoksisë shqiptare, i realizuar nga skulptori Idriz Balani në kuadër të 100-vjetorit të meshës së parë shqip në trojet tona.  Famulltari i Kishës Shën Maria At Nikolla Marku ka mbajtur edhe një meshë përshpirtje dhe shenjtërimi në nder të figurës së shquar të Fan Nolit. Por At Nikolla Marku nuk kurseu akuzat. “Fatkeqësisht sot kisha nuk është e shqiptarëve por e shovenistëve vorio-epiriotë dhe atyre që kanë bërë genocid ndaj popullit shqiptar që nga Çamëria e deri në Kosovën martire. E themi në Kosovën martire sepse vëllai në shovinizëm i Janullatosit është edhe Kryepeshkopi serb, Irinej. Të dy së bashku duan gjynjëzimin e popullit shqiptar në Ballkan dhe trojet etnike shqiptare. Të kërkojmë falje i shenjti Fan Noli!”, deklaroi At Nikolla Marku. Ndwrkaq kryetarja e shoqatës  “Foleja Kombëtare Shqiptare” Lida Jorgoni tha se,: “ishte e veshtirë të arrinte deri këtu në realizimin e një busti të Fan Nolit”.  Më herët reagoi edhe Kisha Ortodokse e Durresit në lidhje me vendosjen e bustit të Episkop Theofan Nolit në qytetin bregdetar. Në një deklaratë për shtyp thuhet se Kisha ka qenë dakort që busti i Nolit të vendoset në qytetin e Durrësit.  “Papritur mësuam se “bisedimet për këtë bashkëpunim paskan dështuar”! Sqarojmë edhe një herë se nuk është e vërtetë që këto bisedime janë ndërprerë dhe as kanë dështuar apo iu është dhënë ndonjë përgjigje negative. Mesa duket personat që po bëjnë deklarime të tilla e kishin paracaktuar që në fillim një përfundim të tillë, për të mënjanuar tërësisht Kishën tonë nga ky aktivitet dhe për ta përdorur më pas”, thuhej ne deklaratën e klerikëve dhe anëtarëve të Këshillit Kishtar.

 

 

Comments are closed.