Basha në Korçë/ “Të nxjerrim me votë të lirë, drejtuesit e fitores se nesërme. Qeveria po zhyt vendin në krizë”

0
113

Gëzim Saliu

Basha ne KorceKreu i PD-së: Ekipi i ri drejtues i PD-së do japë dimension të ri alternativës qeverisëse

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi dje se ekipi i ri drejtues i forcës më të madhe opozitare do ti japë dimension të ri alternativës qeverisëse. Në Kuvendin Zgjedhor të PD-së në Korçë, Pogradec dhe Devoll, kryedemokrati  kërkoi orientimin e opozitës drejt kapaciteteve dhe mendësisë për të ndërtuar nesër një qeveri që do të jetë sipas tij më shumë në punë se sa në TV dhe që do të prodhojë më shumë rezultate se propaganda. “Të orientohemi sot në opozitë drejt kapaciteteve dhe mendësisë për të ndërtuar nesër një qeveri që është më shumë në punë se sa në TV, që prodhon më shumë rezultate se propagandë. Që do t’i japë dimension të ri demokracisë pjesëmarrëse, që do të projektojë duke filluar që tani drejtimet e reja të zhvillimit të vendit, në kushtet e hapjes dhe të konkurrencës me tregjet e BE”, tha Basha, duke nënvizuar se qeveria e sotme është e orientuar vetëm tek propaganda dhe e ka zhytur vendin në krizë.

 

Ekipi i ri

Në fjalën e tij para anëtarësisë demokrate të qytetit të Korçës, Basha tha se ekipi i ri drejtues i PD-së do t’i japë një dimension të ri në alternativën e PD-së qeverisëse të zhvillimit ekonomik dhe demokracisë pjesëmarrëse. Sipas tij, një parti me demokraci funksionale brenda saj, e cila dëgjon dhe respekton zërin e anëtarëve të saj, është garanci për funksionimin e saj në qeverisje dhe në raport me qytetarët shqiptarë. “Një familje politike që vendos qartë rregullat e demokracisë për funksionimin brenda vetes, një familje politike që zgjedh me votë të lirë më të mirët brenda vetes sot në opozitë, jep garanci se nesër në pushtet po kështu do të caktojë njerëzit më të mirë në postet publike dhe të administratës. Një familje që brenda vetes se vetë, i jep çdo kujt mundësinë të shprehet, të shkëmbejë lirisht dhe në mënyrë të qytetëruar mendimet, të ndajë pikëpamjet me të tjerët, të respektojë dinjitetin personal të çdo anëtari të PD-së nga më i vjetri tek më i riu. Nesër do të bëjë të njëjtën gjë në raport me shoqërinë, në raport me qytetarët”, pohoi Basha. Në këtë kontekst, kreu i demokratëve tha se sfida dhe qëllimi kryesor i zgjedhjeve që po zhvillohen në gjithë piramidën e PD-së është të nxjerrim me votë të lirë drejtuesit e fitores se nesërme. “Zgjedhja me votë të anëtarësisë e drejtuesve të partisë është një vlerë e jashtëzakonshme që duhet të dimë ta përdorim me zgjuarsi dhe me përgjegjësi”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha. Pas zhvillimit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike është shpallur fitues Andrea Mano me 330 vota. Më parë Mano ka ushtruar funksionin e Prefektit në Korçë. Ndërkaq në zgjedhjet për kreun e PD-së në Elbasan u shpall fitues Aurel Bylykbashi, i cili kandidoi në këtë garë përballë Ilir Dervishit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency