Standard.al

Banesat dhe tokat/ ZRPP, si bëhet kontrolli i pasurisë, hapat që duhen për marrjen e hartave

banesa 12Çdokush mund të kërkojë një kopje të hartës ku ndodhet banesa apo çdo pasuri tjetër

Çdo individ mund të bëjë kontrollin dhe verifikimi e pasurisë së tij, pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kontrolli bëhet duke paraqitur një kërkesë pranë ZRPP-s, ku tarifa për këtë shërbim është vetëm 800 lekë. Po kështu çdokush mund të kërkojë një kopje të hartës ku ndodhet banesa apo çdo pasuri tjetër.

 

Me vendim gjykate

Regjistrimi i fitimit apo i kalimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, të njohura ose të fituara meanë të ligjit, vendimit gjyqësor, aktit administrativ apo me parashkrim fitues, në zbatim të neneve 44 dhe 45, të ligjit nr. 33/12, datë 21.3.2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pas verifikimit të plotë të elementeve të aktit, që njeh ose përmban fitimin e së drejtës së pronësisë, për efekt të plotësimit të kushteve të regjistrimit, të përcaktuara në nenin 193, të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë. Përveç përjashtimeve të përcaktuara me ligj, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme bëjnë veprime në regjistrin e një pasurie të paluajtshme, vetëm kur ato rrjedhin nga tituj pronësie të pronarit të fundit të saj, të regjistruar më parë në regjistër. Çdo veprim në regjistër, që ka si efekt ndryshimin e gjendjes juridike të një pasurie të paluajtshme, bëhet kur akti ose vendimi gjyqësor, që e konstaton atë, është regjistruar më parë në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

 

 Kontroll zyrtar i pasurise

Tarifa: 800 Lekë

Taksa e shërbimit: 50 Lekë

Gjoba ditë/ vonesë: 0 Leke

Afati ligjor per paraqitje ne ZVRPP: 0 Ditë

Afati max. i procedures: 0 Ditë pune

Dokumentet

Kërkesë me shkrim nga i interesuari ku përfshihen të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë

 

Përgatitje të dokumentave për gjykatë

Tarifa: 900 Lekë

Taksa e sherbimit: 150 Lekë

Gjoba dite/ vonese: 0 Lekë

Afati ligjor për paraqitje ne ZVRPP: 0 Ditë

Afati max. i procedurës: 0 Ditë pune

Dokumentetet

Kërkesë me shkrim nga i interesuari ku përfshihen të dhënat e nevojshme për identifikimin e pasurisë

 

Lëshim vërtetim pronësie

 Tarifa: 1500 Lekë

Taksa e shërbimit: 150 Lekë

Gjoba ditë/ vonesë: 0 Lekë

Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 0 Dite

Afati max. i procedures: 0 Dite punë

 

Lëshim çertifikatë pronësisë

Tarifa: 1500 Lekë

Taksa e sherbimit: 100 Lekë

Gjoba dite/ vonese: jo Lekë

Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 0 Ditë

Afati max. i procedurës: 0 Ditë pune

 

Konsultim i kartelës

 Tarifa: 700 Lekë

Taksa e sherbimit: 50 Lekë

Gjoba dite/ vonese: 0 Lekë

Afati ligjor per paraqitje në ZVRPP: 0 Ditë

Afati max. i procedurës: 0 Dite pune

 

Marrja e dokumentave

Tarifa: 200 lekw/faqe Lekë
Taksa e sherbimit: 50 Lekë
Gjoba dite/ vonese: 0 Lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 0 Ditë
Afati max. i procedurës: 0 Ditë pune

 

Lëshim kopje harte

Tarifa: 1000 Lekë

Taksa e sherbimit: 50 Lekë

Gjoba dite/ vonese: 0 Lekë

Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 0 Ditë

Afati max. i procedurës: 0 Ditë pune

 

 

Comments are closed.