Statusi kandidat / BE zyrtarizon vendimin, politika feston e ndarë, detajet e dy ceremonive

0
140

Florenc Drizari

Kryeministri Rama festime tek Pallati i Brigadave,
Kreu i opozitës dhe kryebashkiaku Basha, tek Kodrat e Liqenit

 

rama-bashaa_Mazhoranca dhe opozita kremtuan dje me dy aktivitete të ndara lajmin e marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian. Katër ditë pas vendimit të BE-së dhe një ditë pasi u zyrtarizua ky vendim, Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Lulzim Basha, njëkohësisht edhe kretar i Partisë Demokratike, organizuan festime për këtë ngjarje. Kryeministri Rama në emër të qeverisë organizoi festime në Pallatin e Brigadave, kryetari i opozitës tek Amfiteatri i Liqenit Artificial. Të dy aktivitetet ishin parashikuar të zhvilloheshin në orën 20:00 të ditës së shtunë, ndërkohë që zhvillimi i ndeshjes për kampionatin Botëror të Futbollit, “Brazil 2014” mes Brazilit dhe Kilit, ndryshoi axhënden e festimeve, duke shtyrë me disa minuta mbajtjen e aktiviteteve. Fillimisht ishin përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit të cilët hapën të parët festimet, ndërsa 30 minuta më pas ceremonia u zhvillua edhe në Pallatin e Brigadave. Festimeve të organizuara nga Bashkia e Tiranës iu bashkuan edhe përfaqësuesit e opozitës, paçka se ata kishin ftesa edhe nga Kryeministri Rama.

Festimet e Qeverisë

Fillimisht aktivitetin e organizuar me rastin e marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, e hapi ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e më pas përshëndeti Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zv. Ambasadori Evropian, ministri i Jashtëm e më pas fjalën edhe Kryeministri Rama, i cili bëri një përmbledhje të shkurtë të punës së qeverisë në këto 9 muaj. Të pranishëm në ceremoni ishin kabineti i Ministrave, kryparlamentari Ilir Meta, deputetë të parlamentit shqiptar, ish-presidenti Rexhep Mejdani, zv.kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ambasadori i Bashkimit Europian Clive Rumbold, përfaqësues të medias etj. Në këtë aktivitet u vu re mungesa e përfaqësuesve të opozitës dhe e kreut të shtetit, Bujar Nishani, të cilët sipas qeverisë kishin marrë ftesa më parë.

Festimet e Bashkisë së Tiranës

Paralelisht me aktivitetin e qeverisë për të kremtuar marrjen e statusit të vendit kandadat në Bashkimin Evropian, ishin paralajmëruar edhe festime nga Bashkia e Tiranës për këtë event. Bashkia e kryeqytetit organizoi të shtunën në Amfiteatrin e Liqenit Artificial një koncert me artistë të njohur shqiptarë, të cilët performuan pjesë të zgjedhura të kryeveprave të njohura europiane për të kremtuar lajmin e marrjes së statusit të vendit kandadat nga Shqipëria. Repertori i përzgjedhur përmbante vepra të kompozitorëve europianë si Moxart, Beethoven, Vivaldi etj., ndërsa kryebashkiaku Lulzim Basha në fjalën e tij shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që kontribuan për të arritur në këtë vendim të Keshillit Europian, për ti akorduar Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga opozita, ish-kryeministi Sali Berisha, deputetët etj. Në këtë aktivitet ra në sy edhe mungesa e disa ambasadorëve si dhe e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

“Rruga nuk ka mbaruar, një pjesë e rëndësishme e saj është përpara nesh, por ne e dimë se për vlerat që përfaqëson Europa sot, për vlerat për të cilat ajo qëndron, ka një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë që kanë treguar me vepra dhe jo me fjalë të bëjnë gjithçka, se kanë bërë dhe do të bëjnë gjithçka për të ruajtur këto standarde, për të mos i cënuar këto standarde, për ti çuar këto standarde përpara, në emër të Shqipërisë, në emër të lirisë, në emër të rinisë, të vizionit të saj, të ardhmes së kombit tonë” – deklaroi kryebashkiaku Basha.

 

 

Statusi, Rama: Jemi për Evropën e bashkuar

“Jam për Evropën e bashkuar. Shqipëria dhe shqiptarët, duhet të jenë kudo. Përpos akuzave dhe kritikave, ky popull duhet të respektohet më shumë deri më sot, për atë që i ka dhënë Evropës për këto kohë për rreth 20 vite. Paqja e shumëkërkuar nuk duhet të tretet në mes të injorancës. Askush në BE nuk mund ti kërkohet të mbyllin sytë përballë plotësimit të kërkesave. Ndaj të harrojmë se në këtë proces do na fal ndonjë gjë, ndaj askush s’do na tërheq. Kjo s’mund të ndryshojë dhe nuk është as në interesin tonë të na ndihmojë. Se do ishte sikur të na jepte ndonjë diplomë, që s’do kishte vlerë. Duhet të intensifikojmë marrëdhëniet me rajonin, pjesë e axhendave tona.”-shtoj më tej Rama.Duke pranuar se rrugë e vështirë na pret përpara në procesin e integrimit, Rama shprehu bindjen se me shumë punë dhe përpjekje mund ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend që Europa mund të bjerë në ‘sevda’. “Ne besojmë se krijimi i një vetëdije të plotë të Bashkimit Europian, si detyra të shtëpisë, janë vetëm njëra anë e medaljes. Kjo përbën një domosdoshmëri, jo vetëm për fatin, por krijimi i kësaj vetëdije. Këtu më lejoni të qëndrojë tek ana jonë e medaljes, ne kemi humbur shumë kohë. Kemi mbajtur shumë rraqe të vjetra, dhe kështu kemi lënë shumë boshllëk mes rajonin dhe vetës. Dua të ndaj me ju një eksperiencë personale. Gjatë kësaj mësuam shumë.”,-tha Rama.

 

Statusi, Basha: Mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan

Dua ti shpreh mirënjohjen padyshim edhe Këshillit Europian,  Bashkimit Europian, vendeve anëtare dhe të shoh me kënaqësi me këtë vendim vulosjen e përpjekjeve tona përgjatë viteve që lamë pas për të përmbushur një për një këto kritere, për të mos u lëkundur, për të mos u ndalur, pavarësisht prej vështirësive, pavarësisht prej peripecive.

Dua ta mbyll me domethënien e këtij mesazhi për të gjithë ne: “Rruga nuk ka mbaruar, një pjesë e rëndësishme e saj është përpara nesh, por ne e dimë se për vlerat që përfaqëson Europa sot, për vlerat për të cilat ajo qëndron, ka një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë që kanë treguar me vepra dhe jo me fjalë të bëjnë gjithçka, se kanë bërë dhe do të bëjnë gjithçka për të ruajtur këto standarde, për të mos i cenuar këto standarde, për ti çuar këto standarde përpara, në emër të Shqipërisë, në emër të lirisë, në emër të rinisë, të vizionit të saj, të ardhmes së kombit tonë.”

Uroj ta shijoni këtë ngjarje festive, ta shijojmë të gjithë së bashku, ju që jeni këtu, ata që na ndjekin përmes medias, ata që nuk kanë pasur mundësi të vijnë, apo ata që janë ndaluar të vijnë.

 

 

Detaj

Gjosha: Fituam një sfidë me veten, beteja për të arritur Europën vazhdon

“Marrja e statusit, mbylli një etapë dhe na ngarkon me një përgjegjësi madhore për të çuar përpara këtë proces, për të qenë më pranë Evropës me ritme më të shpejta.Në 24 qershor, Shqipëria ia doli me meritë dhe dinjitet të kapërcejë këtë hap të rëndësishëm. Statusi i vendit kandidat duhet të shihet si një shtysë motivuese, si një sinjal e udhërrëfyes për të gjitha reformat e domosdoshme që i shërbejnë transformimit të vendit, shoqërisë sonë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency