Intervista / Berisha: Ja e vërteta e pezullimit nga Parlamenti

0
110

“Nuk e drejtoj unë PD-në. PD-ja ka një kryetar të ri, një kryetar vërtet dinamik”

 

berisha-bugajski-480x270Ish-kryeministri Sali Berisha në një interevistë televizive që dha për “AS”, përballë gazetarit Bugajsi, foli për vendin e pezullimit të tij nga Kuvendi, reformën territoriale, zgjedhjet në PD dhe qëndrimin opozitar ndaj mazhorancës qeverisëse. Në intervistën e tij, Berisha paralajmëron përkeqësim për ekonominë e vendit dhe këtë e mbështet në vendimet e fundit të qeverisë.

Bugajski: Meqë jemi te Parlamenti, Kryetari ju pezulloi nga Parlamenti për disa ditë dhe PD-ja pas kësaj e bojkotoi Kuvendin. A mund të presim më tepër konflikte, pezullime dhe bojkotime në të ardhmen?

Berisha: Cili ishte thelbi i veprimit? Një muaj më parë, njëri prej gazetarëve më të spikatur të Shqipërisë u sulmua brutalisht nga Kryeministri i Shqipërisë në një darkë private. Përdori kundra tij fjalët më të ndyra. Dhe madje tentoi edhe ta sulmonte atë fizikisht. Atje kishte 22 njerëz, disa ishin ministra. Dhe kur dy zonja u ngritën për të qetësuar situatën, njëra ministre, tjetra bashkëshortja e një ministri, Rama i ofendoi ato në një mënyrë të pabesueshme.

Tani, në një botë të lirë, në një vend të lirë, kurrën e kurrës një kryeministër nuk mund të shajë apo të fyejë bashkëpunëtorët e tij apo qytetarët e zakonshëm. Unë besoj dhe jam katërcipërisht i sigurtë se Rama ka probleme mjaft të rënda psikiatrike, sepse asnjë njeri normal nuk do të ishte i çekuilibruar deri në këtë farë feje. Kur skandali doli në dritë, për tetë ditë askush nuk e mohoi.  Askush nuk e hodhi poshtë! Asnjëri prej dëshmitarëve, asnjëri prej personave të fyer nuk tha: “Jo, kjo nuk ndodhi!” Në këtë kuptim, Rama është një recitivist. Ai sulmon njerëz herë pas here! Ia kam thënë njëherë atij: “Ju nuk duhet të abuzoni me pushtetin duke sulmuar qytetarët e zakonshëm! Sa herë që ju abuzoni me ata, sa herë që ju e bëni, ju do të keni një kundërpërgjigje në Parlament! Njerëzit me gjasë kanë frikë të thonë atë që ti meriton, por këtu në Parlament do të të thuhet gjithçka në emër të tyre! Ata janë qytetarë! Ata janë zgjedhës! Ti s’mund të sillesh kështu me ata!”

Pra, teksa ata e dinin se unë po i jepja Ramës pjesën e tij në këtë skandal, unë fillova të flisja, dhe ministri tij gjendej pas shpinës sime dhe po nxirrte nga goja fjalë mjaft të ndyra. Por ky njeri kishte heshtur kur Rama kishte fyer bashkëshorten e tij.

Pra, kur ishte radha ime, kryeparlamentari e pezulloi seancën, dhe ata vendosën se kishin frikë të dëgjonin historinë e plotë të ngjarjes. Por shqiptarët kanë për ta dëgjuar ngjarjen në çdo imtësi! Është një ngjarje e paprecedentë! Rama bëri të njëjtën gjë në Parlament! Dhe ai është filmuar nga mediat duke përdorur fjalët më të ndyra që mund të imagjinohen. Ai mandej nuk kërkoi ndjesë, por ai tha se nuk e kishte për askënd. Kjo është tipike për pacientët psikiatrikë. Vetëm ata mund të bëjnë akte të tilla dhe të mos marrin përgjegjësi. Ai tha para gazetarëve se s’e kishte për askënd atë fjalë, por në fakt ai m’u drejtua mua. Por, çfarë mund të thoja unë?! Pra, është e vërtetë se në Parlament ka një klimë të nxehtë, por Parlamenti për ne do të jetë një platformë e të vërtetave, dhe pa dyshim ne do t’i mbrojmë ato!

 

Bugajski: Për shembull, bojkoti nga PD-ja! A është kjo diçka që mund të ndodhë sërish në të ardhmen?

Berisha: Shikoni, Partia Demokratike është formalisht në Parlament. Dhe unë e kam mbështetur këtë! Përse? Kur Qeveria shkel të drejtën kushtetuese të opozitës, atëherë ia ngushton tej mase hapësirat.

Ka një Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri! Vendimet e kësaj gjykate janë norma kushtetuese për vendin. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim që komisionet hetimore ngrihen nga opozita dhe shumica në këto komisione i përket opozitës. Qeveria nuk po e respekton, përkundrazi po e shkel këtë të drejtë. Nuk po i lejon opozitës as që të krijojë komisione e as që të ketë shumicën. Pra, një zgjidhje është definitivisht jetike për opozitën, në gjykimin tim.

 

Bugajski: Të kalojmë nga ekonomia në reformën territoriale, reformën administrative në Shqipëri. Kjo ka qenë një tjetër pikë e madhe konflikti mes jush dhe qeverisë. Mund të na e shpjegoni pse i kundërshtoni planet e qeverisë për reformë administrative?

Berisha: Plani i qeverisë është reforma e Hoxhës. Ata janë të paskrupullt. Po kthehen në eksiztencën me metodën e Hoxhës.  39 njësi në gjithë vendin. Pas fitores së forcave demokratike në vitin ’92, ne bëmë ndarjen. Krijuam komuna dhe bashki, që ishin 400 komuna apo 420 komuna dhe bashki në gjithë vendin. Tani, këta njerëz po i kthehen origjinës. Ne s’mund ta pranojmë diçka të tillë. Aspak. Së dyti, ata thonë që në Kosovë janë 36 njësi. Në gjithë Kosovën. Por ai që e njeh Kosovën, s’mund të bëjmë krahasime. Po ju jap vetëm një tregues. Gjatësia totale e rrugëve në Kosovë është 2 200 km. Gjatësia totale e rrugëve në Shqipëri është 18 300 km. Pse? Se Shqipëria është vendi më malor në Evropë. Shqipëria ka sipërqafen më të madhe me male. Imagjinoni pak! Për t’iu bërë shërbime këtyre bashkive, komuniteteve të largëta malore duke u hequr statusin, do të thotë t’i detyrosh njerëzit të largohen nga këto zona, t’i detyrosh njerëzit t’u afrohen qyteteve dhe t’i lënë ato vende shkretë.

Shpopullim i vendeve.

Një shpopullim i qartë. Atyre nuk iu pëlqeu ndarja jonë, se 23 vjet më parë, kur ne punuam me këto reforma, kishim një rregull të artë. Rregulli ishte: të drejta të barabarta, të drejta vetoje si nga ana e opozitës, dhe e qeverisë dhe shumica u zotua që s’do i përdorte votat në parlament për të rrëzuar propozimet e opozitës. Nuk e bllokoi kurrë këtë parim, në çdo rast dha vendime konsensuale dhe nuk i bllokoi kurrë vendimet. Ata refuzuan t’i jepnin votat.

 

Bugajski: Këto do jenë pyetjet e fundit dhe duhet t’i rikthehem politikave të brendshme në Shqipëri. Pothuajse çdokush me të cilin bisedoj, beson që ju jeni ende në drejtim të Partisë Demokratike. E di që edhe në Uashington të njëjtën gjë thonë. Kryetari jozyrtar. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryetarin, me Bashën?

 Berisha: Së pari, dua t’ju siguroj që jam… po ju flas sinqerisht, s’jam aspak kryetari i PD-së. Jo. Unë jam njeri që iu përmbahet vendimeve dhe vendimin për të dhënë dorëheqjen nuk e mora në nxitim e sipër, por ishte një vendim që më shoqëroi për 20 vjet, në mos edhe më gjatë, kështu që unë e mora dhe nuk pata asnjë vështirësi. Tani, të imagjinosh që unë po drejtoj PD-në është diçka jorealiste. Se përse njerëzit e ngatërrojnë diçka të tillë me faktin që çfarëdo të jem unë… Unë po mbroj, po promovoj parime dhe vlera në të cilat besoj. Kaq është e gjitha. Kaq është e gjitha. Nuk ndërhyra fare në vendimin e PD-së, por njerëzit menduan që unë do tërhiqesha. Nuk ka për të ndodhur, deri në orën e fundit të ekzistencës sime si njeri i shëndetshëm. Se mund të më  ndodhë…

 Bugajski: Zoti do vendosë kur do tërhiqeni ju.

 Berisha: Jo, s’do tërhiqem kurrë nga mbrojtja dhe siguria e parimeve dhe vlerave të mia. Fillova ta bëja në një kohë kur s’mendoja se do merresha me politikë, por mendova se mora vendimin e duhur në atë kohë. Vazhdoj t’i respektoj. Kjo është natyra ime. Jo. Nuk e drejtoj unë PD-në. PD-ja ka një kryetar të ri, një kryetar vërtet dinamik. Ai po kalon një proces vërtet interesant me zgjedhjet e drejtuesve të rinj vendorë, por ç‘bëj unë? E mbështes me gjithë zemër rikthimin e PD-së në pushtet, duke respektuar ato që besoj.

Bugajski: Ç’mësime mendoni se janë nxënë nga humbja në zgjedhje vitin që shkoi? Me fjalë të tjera, PD-ja do ndryshojë program, politikat, qasjet, strukturën?

Berisha: Mendoj se PD-ja duhet të ndryshojë shumë aspekte që të ecë me kohën. Mendoj që PD-ja duhet të hartojë një program të ri. Për mendimin tim, PD-ja duhet të rinovohet. Rinovimi është thelbësor për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së dhe PD-ja duhet t’u qëndrojë besnike interesave kombëtare, duhet t’u qëndrojë besnike lirive dhe projektit evropian.

 Bugajski: A keni ende…? Ndoshta kjo do jetë pyetja e fundit. A keni ende ambicie për t’u rikthyer si kryeministër apo si president?

 Berisha: Kurrë. Jo.

 Bugajski: Eshtë gjithçka e harruar tashmë?

Berisha: Jo, nuk është e harruar. Eshtë e shkuar e harruar tashmë. Nëse do qëndroja… Nuk më kërkoi njeri të jepja dorëheqjen. Askush. Por e dhashë dorëheqjen. Jo.

Bugajski: Ju do jeni “shtetari më i lartë”…?

Do vazhdoj punën time si deputet dhe mua më pëlqen shumë parlamenti. Do përpiqem ta ndihmoj PD-në, por vetëm kaq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency