Zihen në “Instagram” fansat për veshjet e Nora Istrefit

0
168

nora istrefiTashmë e dimë se Nora Istrefi ka nisur pushimet, por një foto që ka postuar në “Instagram”, ka acaruar paksa fansat, ndërsa e kanë kritikuar për stilin e veshjes. Nora është treguar e qetë dhe nuk i është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë. Një ndjekës në faqen zyrtare në “Instagram”-in e këngëtares ka shkruar: “Bikini në qytet? Juve ju ka ik truni për Zotin.. o po modën që kanë shqiptarët, as nëpër ato kolonitë e Afrikës nuk i shofim”.

 

Elvana Gjata vishet me lule, fansja: Ke dalë si plakë!

 Lulet mbeten prirja aktuale e modës. Bëhet fjalë për lulet e stampuara nëpër fustane e më gjerë, ku gjejmë ngjyra të gjalla e të forta, aq sa të duken si reale. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar edhe Elvana Gjatës, ndërsa mban një veshje me një dizajn të tillë. Ajo menjëherë ka postuar tri foto në “Instagram”, ku përpos komplimenteve, ka marrë edhe shumë kritika. Një fanse e saj i shkruan: “Je shumë e mirë. Jam fansja e jotja, dëgjoj muzikën tënde, por këtu ke dalë si plakë”.

 

I dashuri i Argjentina Ramosajt…

 Ka disa ditë që Argjentina Ramosaj poston foto në “Instagram”, ndërsa ndodhet në krahët e një mashkulli, por ende nuk dimë nëse ai është i dashuri. Kjo mbetet për tu parë, ndërsa fansat kanë komentuar se ata janë çifti më i mirë. Siç pritej, ajo nuk ka dhënë shumë sqarime se cili është djali që e shoqëron, por nga buzëqeshja e këngëtares, kuptojmë që ai e bën të lumtur.

 

Xhemi Shehu, një nënë shembullore

 Xhemi Shehu, e cila tashmë është prezantuesja në “E diell”, prej disa vitesh ka formuar personalitetin e saj si një moderatore e sprovuar. Ajo mbetet e thjeshtë, e ëmbël, ndërsa është edhe një nënë shembullore. Ajo që i ka ndryshuar tërësisht jetën është djali i saj. Përpos lodhjes dhe vështirësive që i sjell të qenët nënë, Xhemi asnjëherë nuk e reflekton këtë në ekran. Në fotot që ajo ka postuar në “Instagram”, reflekton dashurinë për djalin, por edhe për miqtë e saj, të cilët janë pjesë e botës së artit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency