Punësimi/ Në Shqipëri punojnë 704 të huaj, si merren lejet e punës

0
440

CALL CENTERNdryshimet u japin mundësinë shtetasve të BE-së për t’u punësuar pa aplikuar për leje pune dhe trajtimin e tyre sikurse dhe shtetasit shqiptarë, për sa i përket punësimit, kushteve të punësimit, shpërblimit, studimit, formimit profesional, organizimit në organizatat e punëtorëve

 Në Shqipëri punojnë rreth 704 të huaj. Pjesa më e madhe tyre janë turq, kinezë, kanadezë dhe maqedonas. Të huajt janë të punësuar në sektorë të ndryshëm, si në sistemin bankar, infrastrukturë, turizëm apo edhe në biznese të vogla që hapen nga vetë këta shtetas. Për herë të parë, të huajt në vendin tonë nuk aplikojnë për leje punësimi, por ata mjafton të plotësojnë një formular vetëdeklarimi se ku janë të punësuar. ”Në vendin tonë janë pajisur me leje 704 persona. Vendin e parë e zënë shtetasit turq me 280 persona, vendin e dytë e zënë shtetasit kinezë me 110 persona, vendin e tretë e zënë shtetasit kanadezë dhe vendin e katër e zënë shtetasit maqedonas. Vendet anëtare të Bashkimit Evropianë të zonës Shengen përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej kësaj periudhe kanë filluar që nuk marrin më leje pune, por marrin atë që quhet vetëdeklarim që quhen vërtetime pune. Kemi kategori që variojnë nga niveli më i lartë ekzekutiv, nga drejtorë dhe deri të niveli i shkallëve të ulët të kualifikimit si punëtorë, shoferë etj. Kjo është përgjithësisht në sektorët ekonomikë”, – tha Neshat Zeneli, drejtor i Shërbimit të Punësimit dhe të Migracionit. Autoritetet e Shërbimit Kombëtar të Punësimit shprehen se shtetasit e huaj paguajnë tarifa të ndryshme në bazë të lejeve apo vërtetimeve të punës që u lëshohet. “Lejet e punës janë të tipave të ndryshëm. Për shembull, kemi leje pune të tipit si punëmarrës. Këta persona paguajnë një tarifë prej 6 mijë lekësh të reja për herë të parë. Në momentin që ai e rinovon këtë leje pune, ai paguan 30 mijë lekë të reja”, – thotë Zeneli. Nëse shtetasit e huaj drejtohen në Shqipëri për një vend pune, edhe shtetasit shqiptarë janë të shumtë të cilët aplikojnë në shtete të ndryshme si Itali apo Greqi, për t’u punësuar gjatë sezonit të verës.

 

Ligji

Ndryshimet e bëra gjatë vitit 2013 u japin mundësinë shtetasve të BE-së për t’u punësuar pa aplikuar për leje pune dhe trajtimin e tyre sikurse dhe shtetasit shqiptarë, për sa i përket punësimit, kushteve të punësimit, shpërblimit, studimit, formimit profesional, organizimit në organizatat e punëtorëve.
“Përmirësime lidhur me mbrojtjen sociale, për trajtimin e të huajve për të mos lejuar diskriminimin e tyre në trajtimin e të punësuarve, veçanërisht në disa kategori punësimi si: punëtorët tepër të kualifikuar të cilët konsiderohen si kategori e re punësimi për specialitete të munguara që mund të kryhen nga të huaj që do të konsiderohen si tepër të kualifikuar; punëtorët që ofrojnë shërbime kontraktore për disa specialitete të munguara. Futjen e kuotave për të huajt që do të punësohen çdo vit, në funksion të mbrojtjes së tregut shqiptar të punës. Lehtësimin e procedurave lidhur me kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për pajisjen apo ripërtëritjen e lejeve të punës si: Pajisjen me certifikata regjistrimi të të huajve për disa kategori të veçanta që konsiderohen se duhet të përjashtohen nga detyrimi për pajisje me leje pune; Ndryshimin e formatit të lejeve të punës, duke formatuar vetëm një leje pune, ku ndryshimin do ta bëjë vetëm tipi i lejes së punës për kategori të ndryshme punësimi. Përmirësime kryhen edhe në fushën e vizave pasi ligji harmonizohen llojet e vizave dhe procedurat e lëshimit, refuzimit apo anulimit të vizave sipas kodit të ri Shengen mbi vizat dhe procedurat e lëshimit të vizave në kufi, po sipas këtij Kodi”, – janë disa nga favorizimet që përfitojnë shtetasit e huaj që kërkojnë të punojnë në Shqipëri.

 

Lejet

Në Shqipëri jepen 18 lloje lejesh të ndryshme, duke filluar nga punësimi dhe deri veprimtaria ekonomike si punëmarrës. “Lejet e punës të tipit “A” do të jepen për veprimtari ekonomike si punëmarrës. Lejet e tipit “B” do të jepen për veprimtari të pavarur ekonomike. lejet e punës të tipit “C” janë parashikuar për raste të veçanta, ndërsa ato të tipit “D” do të jepen për të huajt që pajisen me leje pune të përhershme. Lejet e tipit “A” do përfshijnë punëmarrësit për punë stinore, për studentët, për punësim ndërkufitar, për formim profesional apo për personat që ofrojnë shërbime vullnetare. Leje e të tipit “B” parashikohen për veprimtari të pavarur ekonomike, për të vetëpunësuarit e për investitorët ndërsa ato të tipit “D” janë lejet e përhershme të punës. i huaji pajiset me leje pune të përhershme të tipit “D”, pasi të ketë marrë lejen e dytë me afat dyvjeçar dhe kur plotëson kushtet e mëposhtme: ka qëndruar dhe është punësuar, ligjërisht dhe pa ndërprerje, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë për 5 vjet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në marrëveshjet dy apo shumëpalëshe, ku Republika e Shqipërisë është palë; ka të ardhura vetjake të qëndrueshme dhe të mjaftueshme, për vete dhe anëtarët e familjes në ngarkim, të paktën deri në shumën e pagës minimale vjetore të shtetasit shqiptar, sipas legjislacionit në fuqi”, – parashikon ligji për lejet në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency